“Bashkëpunimin që e kemi nis para ca kohe me takime edhe në Prishtinë, po e vazhdojmë, po e ri-konfirmojmë edhe njëherë këtu bashkërisht. Jam shumë i lumtur që si vazhdimësi e përpjekjeve të Qeverisë Kurti për ta shtyrë përpara bashkëpunimin me Luginën të kontribuojmë edhe me dimensionin bashkëpunimit kulturor dhe në trashëgimi kulturore”, tha ai.
Çeku shtoi se kanë diskutuar për çështjet e përbashkëta të tyre me kryetaren dhe ekipin e saj.
“Jam shumë i lumtur që do të kemi angazhime konkrete për të rritur mobilitetin kulturor, bashkëpunimin kulturor mes institucioneve dhe shoqatave në përgjithësi dhe natyrisht për ta parë edhe një dimension të bashkëpunimit në sferën e trashëgimisë kulturore si një nga elementet e rëndësishme që nxisin edhe pjesën sociale, ekonomike dhe të përdoret trashëgimia kulturore si mjet për rivitalizmimn socio-ekonomik të luginës e cila ka shumë nevojë për nxitje në aspekt të ekonomisë lokale të punësimit dhe gjallërimit të jetës”, tha Çeku.
Edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, tha se është jashtëzakonisht inkurajuese, frymëzuese vizitat e çdo ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas saj me këto vizita po tregohet një interesim jashtëzakonisht shumë i madh kohëve të fundit për sensibilizimin e pozitës shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Prishtinës zyrtare.
“Vizita e Çekut sot na bënë që të ndjehemi më krenar dhe të gjejmë forcë për të vazhduar dhe të çojmë përpara të gjitha këto procese përpara. Kultura dhe trashëgimia kulturore janë burim i rezistencës dhe ne me këtë rezistencën tonë dhe diskriminimit të vazhdueshëm që po bëhet nga Beogradi zyrtar përmes këtyre mekanizmave, duke ruajtur trashëgiminë, kulturën janë këto shtytje për të çuar gjitha këto përpara”, tha ajo.
Sinani shtoi se është e rëndësishme institucionalizimi i mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën.
“Ne me ministrin biseduam përpos mjeteve të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës që janë në linje buxhetore se si duhet t’i menaxhojmë dhe t’i shpërndajmë ato mjete është shumë e rëndësishme. Përpos simbolikës për ne është shumë e rëndësishme, jetike, institucionalizimi i këtyre mjeteve, vija buxhetore e cila ka ndodhur për herë të parë përpos krahas ndihmave që janë dhënë në vazhdimësi nga gjitha qeveritë e mëparshme”, tha Sinani.
Diskutim rreth këtij postimi