Dardania Press
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

Kalohet barriera e madhe, atletët e Kosovës garuan në Beograd (video)

Në një garë jo shumë të madhe u kalua një barrierë gjigante. Sportistët që përfaqësojnë Kosovën, të shtunën, për herë të parë kanë garuar në një ngjarje ndërkombëtare të mbajtur në territorin e Serbisë.

12 Shkurt, 2022
in Uncategorized
20 2
0
Kalohet barriera e madhe, atletët e Kosovës garuan në Beograd (video)
25
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë atletët e rinj të Kosovës që të shtunën u paraqitën në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër. Garës nuk i është kushtuar ndonjë publicitet, ndërsa udhëtimi i delegacionit kosovar për në Beograd është bërë në heshtje të plotë. Por, atletët megjithatë kanë garuar në njërën prej palestrave të kryeqendrës së Serbisë, ndërsa në bazë të fotografive të ofruara, ata në gjoks kanë pasur të shkruar shkurtesën KOS.

Deri më tani sportistët e Kosovës nuk janë lejuar të garojnë në ngjarjet ndërkombëtare të mbajtura në Serbi. Por pas diskriminimit ndaj boksierëve të Kosovës, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lëshoi një kërcënim ndaj Serbisë. Në fakt, IOC-ja kërcënoi Serbinë dhe vendet e tjera me qëndrim diskriminues ndaj sportistëve nga vende të caktuara, se nuk do të lejojë zhvillimin e ngjarjeve ndërkombëtare në ato vende. Kërcënimi me gjasë ka kryer punë dhe të shtunën u kalua barriera e madhe.

Ballkaniku U20 ishte një lloj testimi për pjesëmarrjen e Kosovës në Botërorin e atletikës në palestër, që mbahet muajin e ardhshëm po në Beograd. Synimet janë që Kosova të marrë pjesë në atë ngjarje të madhe të “mbretëreshës së sporteve”.

Ka pasur çështje lidhur me prezantimin e Kosovës në Ballkanikun U20 në palestër. Të premten në listën zyrtare të garuesve, atletët e Kosovës ishin paraqitur me shkurtesën FAK, pra të Federatës së Atletikës së Kosovës. Ndërkohë, atletët e vendeve të tjera ishin paraqitur me shkurtesën e vendit të tyre. Ka pasur një reagim nga Federata e Atletikës së Kosovës, ndërsa pyetje në drejtim të Federatës Ballkanike ka dërguar edhe KOHA. Federata Ballkanike në mbrëmje u përgjigj për KOHËN se bëhet fjalë për një “gabim të këshillit organizativ lokal dhe se gabimi do të përmirësohet”. Pak minuta pas përgjigjes, shkurtesa FAK u zëvendësua me atë të shtetit të Kosovës, KOS.

Drejtuesit e atletikës kosovare nuk kanë qenë të bindur se do të lejohen të garojnë, bazuar në përvojat e kaluara të sportistëve kosovarë. Ishte Sara Susuri që garoi e para e pas saj edhe pesë atletë të tjerë kosovarë.

Edhe gjatë garës, drejtuesit e atletikës kosovare kanë hezituar të japin shumë informata. Ndërkohë pas garës, pasi ekipi është vendosur në hotel, kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, ka dhënë më shumë informata.

“Kam bërë një punë me një qetësi dhe strategji tash e një kohë. I kemi përfshirë eksponentët e tjerë të Federatës Ballkanike, të Evropës dhe të botës. Janë thyer tabutë. Është kjo një vizë edhe për sportet e tjera, që të bëhen edhe sportet e tjera pjesë e garave të përbashkëta. Ne e kemi fqinj Serbinë dhe duhet që edhe këta, edhe ne të jemi në gara të përbashkëta që i kemi me federatat e tjera. Këtu kemi qenë 20 federata”, ka thënë Sylejmani për KOHËN, në mbrëmjen e së shtunës.

Ai ka treguar se Kosova ka pasur trajtim të barabartë. Nuk ka pasur flamur për asnjë federatë, as për Serbinë, sipas Sylejmanit.

Nuk ka pasur telashe të sigurisë për ekipin e Kosovës. Nga kufiri në Merdar delegacioni kosovar është përcjellë nga Policia serbe, ndërsa siguria ka qenë në nivel edhe gjatë qëndrimit në Beograd.

Tani fokusi është te Botërori që mbahet në fund të marsit.

“Rruga është e hapur. Sipas sjelljeve të sotme nuk besoj se do të ketë asnjë problem”, ka shtuar Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës.

Ai ishte në krye të delegacionit që përfshinte edhe tre trajnerë e gjashtë sportistë.

Sa i takon garës, rangimi i atletëve ishte ai që pritej – larg zonës së medaljeve.

Sara Susuri në 60 metra ishte e 12-ta prej 14 garueseve. Florentina Reselica ishte e fundit (10) në 400 metra vrapim. E fundit (9) ishte edhe Ejona Shala në 1500 metra. Në 400 metra vrapim garuan Enis Bytyçi e Granit Ahmeti. Bytyçi u rendit i nënti e Ahmeti i 11-ti. Ishte i fundit prej atyre që përfunduan garën. Një maqedonas ishte në mes të dy atletëve kosovarë, ndërsa një serb nuk startoi fare.

Në 800 metra vrapim, Olti Bytyqi u rendit i shtati prej tetë garuesve që arritën në finish. La pas një bullgar, ndërsa një rumun nuk e përfundoi garën.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

6 Qershor, 2025
Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

5 Qershor, 2025
Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

5 Qershor, 2025
Libri kushtuar helmimeve “Trovanja, zločin i prevara” i dërgohet Aleksandar Vuçiqit

Libri kushtuar helmimeve “Trovanja, zločin i prevara” i dërgohet Aleksandar Vuçiqit

5 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In