Dardania Press
E diel, 8 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Ballkani

SHBA-ja demolon Dodikun – godet projektin serbo-rus për destabilizmin e Ballkanit!

Me shpalljen e sanksioneve ndaj Dodikut SHBA-të duket se do ta parandalojnë një gjakderdhje të dytë. Me këto sanksione SHBA-ja qëllim e ka, ta parandalojë përpjekjen e përbashkët serbo-ruse, për të destabilizuar Ballkanin.Politikanët në Kosovë që nuk janë më akterë të rëndësishëm duhet ta kenë të qartë, se ndëshkimi i tyre po vjen!

6 Janar, 2022
in Ballkani, Gjeopolitikë
28 1
0
SHBA-ja demolon Dodikun – godet projektin serbo-rus për destabilizmin e Ballkanit!
33
SHARES
418
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i shumëpritur më në fund po ndodhë. Ende jemi në fillim të tij. SHBA-ja godet anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodikun, dhe ia çjerrë maskën korruptive dhe kriminale.

Duket se hienat politike, të korruptuara dhe kriminale, i bashkon Lindja, Rusia, orienti, që ushqen dejtë për të kryer krime edhe në shekullin se 21-të, duke projektuar viktima, dhunë dhe gjakë.

Duan ta lajnë edhe njëherë në gjak Ballkanin

Millorad Dodik, lideri i serbëve të Bosnjës, ishte dhe ende është i gatshëm, t’i shkojë deri në fund këtij plani. Në emër të ekspansionit serb në Ballkan, për krijimin e Serbisë së madhe, pavarësisht sa krime lufte dhe gjenocid kanë kryer në Bosnje, Kroaci dhe në Kosovë, duan ta lajnë edhe njëherë në gjak Ballkanin.

Kësaj here mendojnë se janë në pozitë më të mirë se Millosheviçi, i cili atë kohë llogariste në Rusinë e dobët, kur ajo drejtohej nga Boris Jellcini. Sot, Vuçiqi, Daçiqi, Dodikut dhe të tjerët llogarisin në fuqinë e Putinit, dhe gatishmërinë kineze për më shumë mbështetje ndaj Serbisë në përplasje me perëndimin. Duket se Serbia ka hyrë në lojërat ruse dhe kineze, pa llogaritur se ato mund ta përdorin për t’i krijuar vatër krize Perëndimit, brenda unitetit të tij, tokësor.

Me shpalljen e sanksioneve ndaj Dodikut SHBA-të duket se do ta parandalojnë një gjakderdhje të dytë. Sanksionet e shpallura ndaj Dodikut, nuk e kanë për qëllim thjesht izolimin apo goditjen e tij si politikan i korruptuar. SHBA-ja qëllim e ka ta parandalojë përpjekjen e përbashkët serbo-ruse, për të destabilizuar Ballkanin.

“Aktivitetet korruptive të Milorad Dodikut dhe përpjekjet për të prishur Marrëveshjen e Dejtonit të motivuara nga interesi personal, kanë kërcënuar stabilitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe tërë rajonit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit Amerikan.

Goditje për projektin serbo-rus

Siç kuptohet nga vetë njoftimi, e gjitha filloi si korrupsion, u mbështollë si projekt nacional serb, dhe në fund doli si një projekt strategjik ruso-serb.

Dodik disa herë, dhe mbase më shpesh se çdo udhëtim tjetër zyrtar që mund ta ketë pasur e ka bërë në Moskë, duke marrë këshilla të drejtpërdrejta nga presidenti diktatorial i Rusisë, Vlladimir Putin.

Sipas mediave ruse nga takimi deklarohej se Dodiku kishte kërkuar vendosjen e forcave parashutiste në Republikën serbe, që nënkupton vendosjen e një baze ushtarake ruse.

Në anën tjetër Serbia është duke u përgatitur ushtarakisht sikur të ishim në prag të ndonjë lufte. Ajo ka rritur paraprakisht, gati dyfish fuqinë ushtarake, dhe tashmë synon që ta ketë dyfishin e forcës ushtarake, që ajo i sheh si vende armike, Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, dhe Maqedoninë.

Sipas njoftimit SHBA-të, nuk do të godasin vetëm Dodikun, si akter kryesorë, por do të veprojnë kundër të gjithë mbështetësve, jo vetëm të korrupsionit, por që ndihmojnë dhe mundësojnë destabilizimin e Bosnjës dhe rajonit.

“SHBA-ja nuk do të hezitojë të veprojë kundër atyre që ndjekin korrupsionin, destabilizimin dhe ndarjen në kurriz të popullit të tyre si dhe ndaj atyre që e mundësojnë dhe lehtësojnë këtë sjellje”, ka thënë Nënsekretari amerikan i Thesarit, Brian Nelson.

Po ashtu SHBA-të, Departamenti i Thesarit, ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija dhe Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare, Mirsad Kukiq, janë vendosur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

“Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverisë së tyre, si dhe paqen dhe prosperitetin për qytetarët e Bosnjës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Këto sanksione dhe lista e zezë e shpallur muajin e kaluar, kur SHBA-të goditën një grup kriminal ndërkombëtar serb me seli në veri të Kosovës, janë vazhdimësi e veprimeve, për të jetësuar Urdhrin Ekzekutiv të presidentit Joe Biden në qershor të vitit 2021.

Urdhri i presidentit Bajden

Urdhri i Bajdenit pos tjerash thekson se korrupsioni qeveritar në Ballkanin Perëndimor, ka krijuar pengesa për qeverisje efektive demokratike, dhe për integrim të plotë në institucionet transatlantike, “të cilat përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA”.

Pra, të gjithë ata politikanë që nuk e kanë kuptuar ende, mund të kenë shansin e fundit, për t’u mbështetur për Amerikën dhe të heqin dorë nga idetë dhe projektet proruse e prokineze.

Shpresojmë, që të shpallen edhe akterët kryesorë në Serbi, të cilët e ndihmuan dhe mentoruan Dodikun, të bëhej i tillë, pasardhësit e Millosheviçit, Vuçuqi, Daçiqi, Vulini e të tjerë.

Ndërsa, të tjerët, që nuk janë më akterë të rëndësishëm duhet ta kenë të qartë, se ndëshkimi i tyre po vjen, për shkak se shkelën rëndë parimet e shenjta të demokracisë.

bota sot

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

8 Qershor, 2025
REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

6 Qershor, 2025
Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

5 Qershor, 2025
Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

5 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In