Dardania Press
E martë, 1 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

Kosovë, shefi i mbrojtjes turke pritet në takim nga kryeministri Kurti

Kryeministri Kurti falënderoi Turqinë dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për kontributin e madh në afirmimin e pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen në procesin e njohjeve

29 Dhjetor, 2021
in Uncategorized
16 1
0
Kurti s Akarom: Turska veliki oslonac i prijatelj Kosova
19
SHARES
240
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, i cili qëndron për vizitë në Prishtinë, është pritur në takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton kryeministria, mbështetja dhe përkrahja e Turqisë ndaj Kosovës, si dhe marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet të dy vendeve u vlerësuan lartë në takimin e kryeministrit Kurti me ministrin Akar, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.

“Turqia është një përkrahëse, mike dhe partnere e madhe e Kosovës. Vendet dhe njerëzit tanë kanë lidhje të afërta tradicionalisht dhe qeveritë tona kanë bashkëpunuar ngushtë që nga pavarësia jonë”, tha Kurti, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Turqia ka luajtur në çlirimin e Kosovës, por edhe në forcat paqe ruajtëse të NATO-s.

Më tej, thuhet se kryeministri Kurti falënderoi Turqinë dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për kontributin e madh në afirmimin e pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen në procesin e njohjeve.

Duke theksuar se Kosova ka shumë për të mësuar nga Turqia dhe Forcat e Armatosura Turke, Kurti shprehu mirënjohjen për programet dhe stërvitjet e shkëlqyera që ofrojnë shumë mundësi për shtim aftësish për pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai u shpreh veçanërisht mirënjohës për “donacionet në fondet e mbrojtjes, prej 1.3 milion dollarë për vitin 2021, si dhe pajisjet, trajnimet dhe arsimimin në të gjitha fushat”.

“Si qeveri e Kosovës, ne jemi vërtet mirënjohës për mbështetjen kaq bujare të Qeverisë së Turqisë dhe shpresojmë se do të vazhdojmë të punojmë për të çuar më tej bashkëpunimin tonë në këtë aspekt”, tha Kurti.

Duke përmendur sukseset e Forcës së Sigurisë, Kurti bëri të ditur se për vitin e ardhshëm qeveria ka ndarë një buxhet prej mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes apo 1,3 për qind të Bruto Produktit Vendor, duke synuar që së afërmi të arrihet edhe standardi prej 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, që parasheh një ushtri e NATO-s.

Akar, nga ana e tij, theksoi përpjekjet e mëdha të Turqisë, që Kosova të fitojë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare. Ai rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për integrimin euro-atlantik dhe në NATO, rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të FSK-së, si dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Vlerësoj marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tonë që bazohen në një lidhje shumë të afërt, të cilën do ta çojmë edhe më përpara”, tha ministri Akar.

Akar gjatë vizitës në Prishtinë u prit me ceremoni më të larta shtetërore nga homologu i tij kosovar, ministri Mehaj, si dhe në një takim tjetër nga presidentja Vjosa Osmani.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Kisha Greke dhe nazistët Gjermanë janë bashkëautorë të genocidit Grek 1944-1945 ndaj Shqiptarëve të Çamërisë

28 Qershor, 2025
Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

28 Qershor, 2025
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

27 Qershor, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Përfaqësuesit e popullit Shqiptar në Trojet Shqiptare duhet të bashkëkuvendojnë mes tyre me program kombëtar.

26 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In