Qeveria e SHBA-së ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për të goditur korrupsionin, pasi për herë të parë do të dërgojë në Ballkan një Këshilltar të Përhershëm Ligjor, i cili do të ndihmojë në hetimet, ndjekjet penale dhe gjykimet për korrupsionin dhe krimin e organizuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ky këshilltar do të ketë zyrëne tij në Zagreb të Kroacisë për një periudhë 14 mujore, por në vëmendjen e tij do të jenë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Ndihma e tij do të fokusohet te korrupsioni, pastrimi i parave, krimi i organizuar, mashtrimi me prokurimet publike, trafikimi i qenieve njerëzore dhe dhuna me bazë gjinore.
“RLA do të përfaqësojë Ministrinë e Drejtësisë dhe OPDAT në zbatimin e aktiviteteve të asistencës teknike të financuara nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, për të rritur kapacitetin për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Malin e Zi , Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Serbinë. Ky është një program rajonal”, thuhet në njoftimin publik.
newsbomb.al
Diskutim rreth këtij postimi