Jovan Bullajiqi
Rilindja, 1965
Ky felton i asht kushtue kujtimit t’oficereve t’UDB-se, Xhafer Liles e Vojisllav Taliqit – Vojes, që dhanë jetën e tyne me 6 qershor 1951 me rasën e likuidimit të nji prej bandave të fundit të ballistëve në Kosovë e Metohi, tue mbrojtë fitoret e revolucionit.
Ai u kthye n’atdhe, e mandej prej katundit të tij e derguen në kursin pedagogjik në Prizren. Këtu organet e sigurimit i hynë në gjurmë bashkëpunimit të tij me shërbimin informative të Shqipnisë.
Mbas kthimit në Prizren,Mustafa muer si detyrë prej Shqipnije që të lidhet me Hasan Ribnikun nëpërmjet të jatakëve ose të afërmëve të tij.
Shërbimi informative i Shqipnisë shfrytëzonte n’at kohë mbeturinat e bandave të shkatërrueme në Kosovë e Metohi për veprimtarinë e vet diverzante dhe suberzive.
Përndryshe,Mustafa ka qenë i njohtun shum mirë me veprimtarinë e Hasan Ribnikut gjatë kohës së luftës dhe mbas saj.
Takimi i Hasan Ribnikut me spiunin e Shqinisë
Sylë Arifi iu përvesh menjiherë punës.Nuk qe vështirë me u vu në kontak me Mustafën,sepse ky ishte përgatitë për këtë qysh ma parë.
Takimi qe caktue të mbahet nji natë të ftohtë vjeshte,prandaj Hasani i primë prej Sylës, u nis për tu takue me mësuesin Mustafa Rushitin.
Gjatë rrugës, Hasani i spjegoi Sylës planin e vet.Syla,si sekretar i Këshillit të vendit,duhej të rregullonte që Mustafa të transferohet në Ribnik.Përparsitë e këtij kombinimi ishin të qarta.Mësuesi duhej të gjindej afër,e nevojitej edhe për lidhjen me Galuj Bejin prej Shkupit.
Kur mbërrijtën afër vendit të takimit, Hasani u ndal me pritë derisa Syla të sjell Mustafën.
Takimi midis spiunit të Shqipnisë dhe Hasan Ribnikut qe shum i përzemert.Hasani nuk la pa i ba menjiherë me dije se ai e qmon punen balliste të babës së tij,por se vetem ia sheh për të madhe që nuk qëndroi deri në fund por u dorzue.Mandej i shprehu knaqsinë që djali i babës së tillë ka marr ‘’rrugë të drejt’’dhe bindjen se ky do të qëndroj deri në fund.
Mandej Hasani paraqiti planin: Mustafa,me ndihmën e Sylës duhet t’emnohet mësues në Ribnik,gja që ky e punoi me knaqsi.
Mustafa pyet se kush asht tjetër prej mësuesëve në shkollë, e Syla iu përgjegj se aty gjindet edhe nji mësues dhe nji mësuese e re.
Hasanit i shëndritën sytë në mënyrë shtazarake,kur u përmend mësuesja.Syla buzëqeshi me përzemërsi.Shikimi i kujdesshem i Mustafës tregonte se ai nuk kuptoi për qka po flet.Hasani i spjegoi shpejtë se për qka asht fjala dhe i shprehu dëshirën që atë natë të grabisin mësuesen,sepse ka ndërmend me kalue me të të paktën nji natë.
Mustafës kjo nuk i pëlqeu dhe shprehu frigën e vet se kjo mund të damtojë krejt atë që po planifikojnë.Hasani muer nji pamje serioze,u pajtue shpejt me Mustafën dhe në atë qast mund të fitohej përshtypja se i dha të drejtë.
Mandej u ndanë, tue i dëshirue njani tjetrit qdo të mirë deri në takimin e ri në Ribnik.
Tentativa për grabitje
Kur Mustafa u largue,banditët iu kthyen përsëri planit të vet, Hasani flite me padurim gjatë rrugës për mësuesen për të cilen nik mndi të gjejë kurrsesi kohë për shkakë të ndjenjave të vazhdueshme.
Ky ishte moment i duhun. U përvodhën deri afër shkollës ngadalë në gishta,tue frigue se mos e zgjojn ndonji para kohe.
Shkolla ishte krejtsisht n’errsinë. Mësuesi e mësuesja flejshin në dhomat e veta,të qeë,tue mos parandie asgja. Kur iu afruen dritarës së saj,trokitën me shpejti dhe e thirrën ta hapi derën menjiherë. Për fat,mësuesja e re qe aq gjakftohtë saqë kerceu në menjiherë dhe në dhomën fqinjë zgjoi kolegunë e vet, i cili kapi menjiherë pushkën,që e mbantë pranë shtratit.
Të shtimet qenë të papritura edhe për Hasanin edhe për Sylën.Për nji moment mbetën të shtangun,e mandej ua dhanë këmbëve. Menjiherë u alarmue tanë katundi , u organizue ndjekja ,por edhe kësaj radhe pa sukses. Banditët thuese kishin hy në dhe.
Përgaditi: Ismet Azizi
-vijon-
Diskutim rreth këtij postimi