Dardania Press
E diel, 1 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

Në Shkodër u promovua libri:” Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri” i autorit Ismet Azizi

Në sallën e Hotel " Rozafa" nën kujdesin dhe organizimin e kryetarit të Shoqatës " Atdhetare Malësia" z.Ilmi Kurti u mbajt një aktivitet kulturoro-letrar nën pjesmarrjen e dhjetra kokave të ndritura të kombit si poet, publicist, shkrimtar, studiues shkencor, poet të rinj, gazetar, media dhe anëtar të shoqërisë civile.

20 Qershor, 2021
in Uncategorized
38 1
0
Në Shkodër u promovua libri:” Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri” i autorit  Ismet Azizi
44
SHARES
551
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Aktiviteti letrar si temë bosht kishte promovimin e librit ;” Aqif Blyta , kolos në Pazarin e Ri” të autorit të mirënjohur z. Ismet Azizi , njëherit aktivist i madh i qështjes kombëtare ndër vite dhe kryetar i Shoqatës ” Kosova për Sanxhakun”
Organizatori z.Ilmi Kurti , njëherit kryetar i Shoqatës , njikohësisht bartës i këtij projekti aq të rëndësishëm , fillimisht e hapi aktivitetin duke i përshendetur përzemërsisht të pranishmit , kryesinë e punës në përbërje nga vetë Ilmi Kurti, prof.dr. Nail Draga, prof. Mimoza Rexhvelaj, prof. Ali Daci dhe autori prof. Ismet Azizi.
Për librin gjerësisht folën recensentët ; Prenda Sejdia , Nail Draga, Prele Milani dhe Ali Daci .
Në vazhdim me një fjalë rasti u nderuan shumë pjesëmarrës të trevave të ndryshme e ndër ta fjala m’u dha mu Nuradin Imeraj i ftuar nga Istogu si përfaqësues i Klubi Letrar Podguri , në fjalën time të shkurtë me pak fjalë kisha për qëllim t’i përshëndes të pranishmit , ndërsa autorit të librit z.Azizi i dëshirova suksese në vazhdim.
Në fund si zakonisht fjala iu dha vetë autorit të librit i cili me modestinë gjenetike që e ka të mbjellur në shpirt fjalën e tij sikur ua la emocioneve krenare shqiptare duke e shpreh gëzimin që ëndërra e tij sot po realizohet duke iu promovu libri në shtetin shqiptar që para vetëm dy dekada ishte vetëm ëndërr , emocionet e tij dhe tonat u bënë vlerë e shtuar për faktin se po promovohet mu në Shkodren tonë , në vendin e kulturës dhe emancipimit, mikëpritjes dhe bujarisë, në vendin rezistencës kombëtare ndër shekuj .
Autori i librit z.Ismet Azizi në fund fare e falenderoj organizatori z.Ilmi Kurti i cili me punën e palodhshme po i jep dritë Shkodrës duke iu hapë rrugë brezave në ardhje, poashtu përzemërsisht i përshendeti kryesinë e punës dhe dhe të gjithë të pranishmit në sallë duke ju deshiruar shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.
Pas përfundimit të këtij aktivitet pati edhe ceremoni miqësore duke dhuruar libra njeri tjetrit .
Vlerë e shtuar e këtij aktiviteti ishte nxënësja e klasês së pestë Besarta Shkoza e cila më dhuroj librin e sajë të parë ” TË ISHA ZOG” e cila më gëzoj shumë tejmase por edhe më solli emocione duke me mbushur me premtime se e ardhmja e ndritur po vjen bashkë me breza.
Aktivitet nuk mbaron sepse amaneti nuk mbahet peng, Bajram/ Halil/ Gashi , publicist i njohur , veteran i arsimit i cili përkohësisht gjendet në Itali në momentin qê e ka kuptuar se në Shkodër do të ketë aktivitet promovimi mi dergon 4 libra voluminoze të botuara vit më parë për t’ua dhuruar z. Ndue Sanaj , Ismet Azizit , Ali Dacit dhe Ilmi Kurtit dhe këtu përfundon aktiviteti.
I gjithë ky aktivitet me vlera kombëtare nuk do të kishte kuptimin pa RTV Fontanën në krye me drejtorin e kësaj shtëpi prestigjioze z.Zeqir Mehmetaj i cili erdhi special nga Istogu për ta përcjellur plot dy orë aktivitetin , të cilin përzemërsisht e përshendeti organizatori Kurti dhe autori i librit Ismet Azizi.
Dhe si zakonisht burrat e Shkodrës nuk mungojnë asnjëherë për mikëpritje dhe bujari .
I nderuari, Irfan M Domnori për respekt shtroj drekë vëllazërore buzë lumit Buna.
Faleminderit për ftesën z.Ilmi Kurti
I juaji; Nuradin Imeraj
Tags: Ali DaciIlmi KurtiIrfan M DomnoriNail DragaNuradin ImerajRTV FontanaZeqirjah Mehmetaj

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

TA DUASH KOSOVËN DO TË THOTË TË JETOSH DHE TË VEPROSH PËR TË

30 Maj, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

29 Maj, 2025
Një nder i madh për Kosovën

Një nder i madh për Kosovën

28 Maj, 2025
Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

27 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In