Dardania Press
E hënë, 9 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

            ME PINJOLLIN E FAMILJËS SË ZHUJË SELMANIT, XHEVDET MURIQIN

Maxhun Smajli: Bardhësitë e kombit tim!

26 Maj, 2021
in Histori
27 1
0
            ME PINJOLLIN E FAMILJËS SË ZHUJË SELMANIT, XHEVDET MURIQIN
32
SHARES
397
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Lexues të nderuar të “Gazeta e Alpeve”, përmes këtyre rreshtave, përveç se shprehi brendinë e shpirtit atdhetar të Xhevdet Isuf Muriqit, shprehi edhe gatishmërinë e tij për të bërë mrekulli humanitare. E, mrekullia humanitare është diçka që nuk u bindet ligjeve të natyrës, është ndërhyrje në momente krize, është një forcë që sjellë vegime, shërim, ndryshime.

Edhe pse, tash 34 vite, jeton e punon në Gjermani, tek Xhevdeti, ka mbetur përjetësisht i fuqishëm kulti i atdheut. Ruan me fanatizëm tiparet e një shqiptari të vërtetë; i mëshirshëm dhe i dhembshur, nuk zemërohet shpejt, plotë dashuri besnike dhe të vërtetë. Veçanërisht, janë katër cilësi të tija që të bëjnë për vete; ka fuqi të pakufishme për të plotësuar çdo gjë që premton, kurrë nuk është i padrejtë ndaj njerëzve, nuk është hakmarrës dhe është vlerësues.

Xhevdeti, merr parasysh ndjenjat e të tjerëve e kështu fiton admirimin, respektin dhe mbi të gjitha besimin e tyre. Ky pinjoll i familjes së Zhujë Selmanit, tash 32 vite angazhohet me veprimtari atdhetare, këtu në mergatë; me organizime kulturore e humanitare, si dhe në çdo aktivitet tjetër kombëtarë. Për 12 vite ishte kryetar i Aktivit të LDK-s, në Munih, dy vite, udhëheqës i Klubit shqiptarë “Rilindja”, në Munih. Tani është nënkryetar i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, anëtarë i Kryesisë së SHKSH “Rilindja”, në Munih, si dhe anëtarë i SHKSH “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen.

Ai, nuk ndalët së vepruari. Para një viti mori përsipër ta jetësojë kërkesën e drejtorit të shkollës, në Dacaj të Rozhajës, Haxhi Lajqit, për ta ndihmuar të vetmen shkollë shqipe, në Komunën e Rozhajës.

Shokët nuk nguruan ta përkrahin qëllimin e tij madhor. Ata, vlerësuan pa masë përkushtimin nga zemra e Xhevdetit, që motivohet nga dashuria e sinqertë dhe mirënjohja e thellë për shkollën shqipe; nxënësit dhe mësimdhënësit, në Dacaj të Rozhajës.

Pra, përkrah këtij akti madhorë humanitarë, janë edhe shokët dhe miqtë e tij.  Rreth emrit të Xhevdet Isuf Muriqit, shfaqen tri vlera përsonalitetesh kombëtare; trimëria me Zhujë Selmanin, mençuria me Ibrahim Rugovën dhe humanizmi me Nënë Terezën.

Xhevdet Muriqi, është mishnua edhe me Bibliotekën Popullore “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting të Bavarisë, si në organizimin e takimeve të nxënësve shqiptarë me poetët, poashtu edhe në grumbullimin e mjeteve shkollore për nxënësit në atdhe, që kjo bibliotekë organizon dy herë në vit. Në aksionin e fundit, në janar të këtij viti, për nxënësit e shkollave në Selcë dhe Lëpushë të Kelmendit, ka kontribuar me 150 evro. Ndërsa, në shkurt të këtij viti, Xhevdeti, bashkë me veprimtarët dhe humanistët, Mr. Ing Rexhep Nikçin, Osman Ferizin dhe Afrim Mulën, e jetësuan qëllimin e tyre të nisur në janar të 2020-tës. Në mënyrë solemne e lëshuan ujin e shkollës, donacion e bashkatdhetarëve në Bavari, ku qenë grumbulluar 10800 evro. Iniciativ kjo e nisur nga vetë Xhevdeti. Tani Xhevdet Muriqin e kemi edhe abonues i “Gazeta e Alpeve”.

Dhe, për fund;-Xhevdet Isuf Muriqi, jeton për Zot, familje, shokë, miqë e atdhe!

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Presidentja Osmani ka caktuar 12 tetorin e vitit 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale

Presidentja Osmani ka caktuar 12 tetorin e vitit 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale

9 Qershor, 2025
Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

8 Qershor, 2025
REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

6 Qershor, 2025
Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

5 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In