Sa i thellë është mendimi po aq i madh është vlerësimi dhe krenaria për figurën më emblematike, më prodhimtare e më shkrimtarit të Malësisë së Madhe ” Nderi i Kombit” zotit Ilmi Kurti. Është e vështirë të bësh sot një përmbledhje të plotë të të gjitha veprave të tij. Për mbi 30 vjet me rradhë ai ka shkruar me qindra artikuj studimorë e referate historike, monografi shkencore e vëllime dokumentare që trajtojnë ngjarje, personalitete dhe proçese nga më të rëndësishmet e historisë politike, zhvillime ekonomike, turistike problemet shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizjet kulturore, të cilat janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajat shqiptare gjatë Mesjetës, rendit feudal, formacionet shtetërore mesjetare, por edhe ato të rregjimit diktatorial ku i ka mbluar pluhuri i harresës së qëllimshme, ku ndër veprat më kryesore do të renditnim: Historia e Trieshit Fisnik. Historia e Dibrës, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dhe pjesmarrja e Burrave të Malësisë ku shkrimtari ka ralizuar 4 vëllime dhe vazhdon edhe të tjera që i ka të gatshme për botim. E vërteta mbi shqiptarët e Malit të Zi , dhe Shtrembërimet e Enciklopedisë historike. Janë të shumtë artikujt e librat për historinë e qytetërimit ku Malësia paraqet dinjitet e kulturë nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore,por edhe të sistemit diktatorial dhe të ndryshimeve demokratike në tranzicionin 30 vjeçar.Ai është zëri më i fuqishëm i historiografisë, etnografisë,fesë,besimit dhe kulturës, por edhe të drejtave të njeriut, historiani më skrupuloz dhe më i guximshmi që për të mbrojtur historinë me të vërtetat e malësorëve dhe të shqiptarëve, si në shtetin amë ashtu edhe nën shtetin e Malit të zi, ku është ndeshur dhe ka zhvilluar polemika nga më të fuqishmet me historiografë e studiues të historisë të cilët kanë deformuar rrjedhat e historisë sipas politikave nacionaliste dhe interresave meskine të ngushta dhe bindjeve politike, ku zoti Ilmi Kurti shquhet për panëshmëri e korrektësi.. Shkrimtari ,poeti dhe publicisti zoti Ilmi Kurti, me veprën madhore të tij, libra,këngë e shkrime ka promovuar vlera,për 30 vjet,ku ka ndriçuar të vërtetat historik ku brezat me dokumentat dhe argumentat e pakundërshtueshme të tij, ka lënë pas gjurmë dhe një pasuri të paçmuar, duke u ngritur në majat më të larta të një dishepulli të madh të dijes dhe atdhedashurisë, që përbën një akademik më vet me emrin Ilmi Kurti intelektuali më energjik, e më prodhimtar i Malësisë së Madhe, ku ai është fokusuar dhe përqëndruar për ti shërbyer vendlindjes së vet Malësisë së Madhe që e ka të shtrejtë po aq sa jetën.Duke përfunduar dhe unë i shpreh falenderimet e mia, të cilit i mbetet detyra e madhe, si pasardhësi i kolosit të madh,Lukë Kaçit dhe Zenel Shabanit që gëzojnë titullin “Nderi i Kombit” për të nxjerrë në dritën e botimit tërë punën voluminoze të bërë në shërbim të malësisë dhe kombit si pasuri që brezat e ardhshëm e gëzojnë falë këtij shkrimtari virtuoz të papërsëritshëm.
6/2/2021.Minella Kureta
(Mjeshtër i Madh) Qëndra e Kultutës dhe Artit Kombëtar.
Diskutim rreth këtij postimi