Dardania Press
E enjte, 18 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Këso opozite duan armiqtë e Kosovës…!

Emin Azemi: PDK dhe LDK, me mos votimin e Presidentes, e paskan njet sërish me ia hap një kapixhik të vogël Listës Serbe.

19 Mars, 2021
in Vështrime
25 1
0
Këso opozite duan armiqtë e Kosovës…!
29
SHARES
366
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Thjeshtë, Kosova, sipas LDK-së dhe PDK-së, duhet me vazhdu me u bë edhe më tej e varur nga Beogradi, sa herë që formon Qeveri (!)
Ata që janë mësu ta bëjnë këtë, duan sërish ta nxjerrin para aktit të kryer Kurtin e Osmanin, duke i detyruar ata që të ‘peshkojnë’ vota deputetësh në moçalishten politike të quajtur SRPSKA LISTA dhe nesër me thënë: “ja, ky Albin Kurti juaj nuk mundet pa deputetët e Vuqiqit të formojë Qeveri”.
Ruana Zot prej njerëzve shpirtligj që e bëjnë kabull me djegë shtëpinë e vet, vetëm me pa në shkrumb e hi shtëpinë e kojshisë….
Edhe zogjtë e malit e dinë se ky është një mesazh për A.Kurtin, e jo për V.Osmanin.
Duan të demonstrojnë muskuj të dëshpëruar opozitarë, sepse çuditërisht ka vite që PDKnë dhe LDKnë i bën bashkë një sindrom i së keqes që ato e manifestojnë brenda vetes dhe në dëm të interesit të përgjithshëm.
Është një pe i padukshëm që i lidhë do të këqia të përbashkëta të PDK-së dhe LDK-së dhe tani më u pa se ky pe mund të bëhet nyje dhe të lidhet në qafen e hollë të Kosovës me halle shumë.
Destruktiviteti asnjëherë nuk ka qenë aleat i duhur i njeriut të mllefosur dhe të pakënaqur me pafuqinë vetanake.
Këto parti mund të jenë të mllefosura me A.Kurtin që ua përgjysmoi lavdinë historike në zgjedhjet e 14 shkurtit, por ato nuk kanë të drejtë ta relativizojnë dhe ta mjegullojnë këtë fitore duke e çuar Kosovën edhe njëherë në zgjedhje.
LDK dhe PDK humbën nga A.Kurti dhe V.Osmani në zgjedhje, por ato duan të thuan se janë ende faktorë për të prishur punë.
LDK dhe PDK ende nuk kanë bërë një bilanc llogaridhëniesh para anëtarësisë së tyre për dështimet në zgjedhje, prandaj kanë nevojë për kompenzim të këtij dështimi, duke mos e votuar zonjën Osmani për Presidente!
Në milieun e këtushëm politik, që Kërlezha do ta përshkruante si ‘Balkanksa krçma’, gjithmonë gjendet një tufë njerëzish që inatin personal e shndërron në kauzë kolektive të një shoqërie të tërë.
Bravo be PyDyKy e LyDyKy…. edhe kështu qysh jeni, të cfiilitura nga furtuna e 14 shkurtit, për mrekulli po bashkëpunoni me Vuçiqin për ta plagosur edhe më tej Kosovën e lodhur nga mendësia e autodestruksionit.
Këso opozite duan armiqtë e Kosovës…!
Tags: Emin Azemi

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Shaip Kamberi: Të drejtat janë univerzale, ato nuk janë mëshirë e shtetit

Kamberi bën thirrje për krijimin e një komisioni hetimor në Serbi për vdekjen e ushtarëve shqiptarë në ushtrinë jugosllave në vitet ’80

18 Shtator, 2025
“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët…”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët…”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

18 Shtator, 2025
Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

17 Shtator, 2025
LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

15 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In