Autor : Riad Limani
Një qëndrim i tillë është sigurisht i lidhur me pikëpamjen e tyre ideologjike socialiste që lufta po bëhej nga monarkia dhe borgjezia ,në veçanti Tucoviqi i cili vë në thumbim monarkite serbe të asaj kohe në fillim ndaj Obrenoviç-ve si vijues të këtyre platformave, dhe ku më 1902 organizoi demonstrata kundër Kryeministrit të asaj kohe Nikolla Pashiqit dhe një vitë më vone edhe kundër vetë mbretit Aleksandar Obrenoviç i cili quditrisht do e përfundnte jetën tragjikisht po atë vite 1903 duke i dhëne fund dinastise Obrenoviçëve në Serbi ,në shënjestër është edhe Vladan Gjorgjeviçi një ish kryeminister në periudhën e Obrenoviç-ve dhe si përfaqsues i partise progresive serbe (Srpska napredna stranka), i cili mbajti një qëndrim jo aq të panjohur edhe më parë në Serbi , sidomos ndaj popullsise Shqiptare në librin e tij,Arnauti i velike sile (Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha).
Duke e rikthyer vëmendjen tek vepra në fjalë dhe autori i saj Tucoviqi , i cili ishte themelues i Partisë Socialdemokrate Serbe, ku punoi në shumë gazeta dhe revista si Radnicke novine, Zhivot, Borba etj , Pas shpërthimit të luftërave ballkanike 1912, ai u rekrutua në ushtrinë serbe dhe mori pjesë në fushatat ushtarake serbe në Shqipëri, dhe ku do të përshkruante masakrat serbe ndaj popullsise shqiptare, çka solli edhe në realizimin e këtij libri më 1913, Tucoviq vdiq si anëtar i divizionit Morava në nëntor 1914 në betejë e Kolubaras kundër ushtrisë austro-hungareze gjatë luftës së parë botërore.
Në aspektet që duhen theksuar nga ky libër , është në rastin kur Tucoviq shprehet për atëdheun dhe përhapjen e shqipëtarve .. dhe se ky atëdhe është një gërshetim bjeshkësh vigane që ndajnë luginat pjellore të Serbisë së vjetër (Kosovës) dhe të Maqedonisë prej detit Adriatik dhe zbret në bregdet prej Shkodrës në veri e deri në jug në vendbanimet greke.
Duke përshkruar zonat pjellore dhe të volitshme të jetesës së shqiptarve ,Tucoviq shprehet se atëdheu i vërtet i fiseve shqiptare që ruajnë me ngulmë marrëdhëniet dhe shprehit e jetesës së kohërave të lashta janë zonat e qafëmaleve me pjella e gushëza buzë lumenjve.
Një analizë përse u shpërngulën dhe u përhapën shqiptarët në viset e tjera jashtë zonës së Malësive të Shqipërisë janë … Izolimi natyror i atdheut shqiptar , në këtë mënyrë u forcua edhe me menjanimin gati absolut kulturor-komunikativ , ndërsa Turqia (P.Osmane -*R.L) s’çante kokën për zhvillimin dhe sigurimin e komunikacionit , duke i lënë këto fise të bëjnë ç’të duan , shtimi i tyre dhe varfëria , primitiviteti i punimit të tokës i bënë këta të shpërngulen kah luginat pjellore të serbisë së vjetër dhe të Maqedonisë.
Sigurisht një qëndrim i tillë i Tucoviqit mbi përhapjen e elementit Shqiptarë në viset e tjera si në Kosovë apo në pjesë të tjera të Maqedonisë është mendim i cili mbizotëron tek Historiografia serbe.
Duke folur për popullimin e Kosovës shprehet Tucoviq … Ne këtu nuk mund ta shqyrtojmë çështjen se sa rrallimi i elementit serb në këto vise është rezultat i drejtpërdrejtë i dyndjes shqiptare e sa kjo gjë është pasojë e lëvizjes së përgjithshme të vërtetuar të popullit serb nga jugu në veri ? pyet , popullimi i Shumadisë u bë padyshim nga shpërngulja prej viseve jugperëndimore , nga kjo mund të vërejm se autori aludon në ngjarjen e njohur në histori si Velika Seoba (shpërngulja e madhe ) apo siç njihet veçmas në historiografinë serbe si “Velika seoba srba” ,ku pretendohet se pas luftrave Austro – Osmane 1683-1699 përkatsisht me rastin e përmendur në vitin 1689 ka ndodhur një zbrazje e popullsisë serbe nga Kosova, por edhe me një shpërngulje tjetër të dytë në vitin 1737 , ku numri i të shpërngulurve jepet nga 37 000 familje deri 500 000.
© Riad Limani Gjilan – 2019.
Diskutim rreth këtij postimi