Shpreh po ashtu mirënjohjen time për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje, përkatësisht për qëndrimet e tyre të matura politike, lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor.
Për Luginën e Preshevës në veçanti dhe për shqiptarët në Serbi në përgjithësi, mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme, që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë funksionale dhe demokratike.
Në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak” dhe të kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, shpreh përkushtimin tim të plotë, për të bashkëpunuar me institucionet e reja legjislative, ekzekutive dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Aq më tepër duke pasur parasysh se Republika e Kosovës mbetet shembull i veçantë pozitiv në rajon, lidhur me të drejtat ligjore dhe kushtetuese që garanton për pjesëtarët e minoriteteve. Shembull që shpërfaq po ashtu asimetrinë dhe mosharmonizimin e të drejtave të minoriteteve me Republikën e Serbisë në veçanti, por edhe me shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor.
Andaj edhe mbetet jetik hartimi e zbatimi i një plani dhe programi shtetëror të Republikës së Kosovës, në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, në funksion të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në kushte të shtypjes dhe të diskriminimit të tyre, nga ana e aparatit shtetëror të Republikës së Serbisë.
Diskutim rreth këtij postimi