Dardania Press
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Gjeopolitikë

Ambasadorët e Quint-it për zgjedhjet e reja: Vendimet ligjore të respektohen, rrugët e apelimit të ndiqen pa ndërhyrje

Ambasadorët e Quint-it janë takuar me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shprehur angazhimin e tyre të vazhdueshëm për zgjedhje të lira, të drejta, të sigurta dhe paqësore më 14 shkurt.

25 Janar, 2021
in Gjeopolitikë, Kosova
23 2
0
Ambasadorët e Quint-it për zgjedhjet e reja: Vendimet ligjore të respektohen, rrugët e apelimit të ndiqen pa ndërhyrje
28
SHARES
353
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Ky takim ishte edhe për të ndarë planet e të monitorimit të zgjedhjeve, njofton ambasada amerikane përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë theksuar se edhe pse pandemia COVID-19 ka krijuar sfida shtesë, kanë besim në aftësinë e KQZ-së për të mbikëqyrur zgjedhjet.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës të zbatojnë rekomandimet e bëra në raportin e Misionit Zgjedhor të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, thuhet në njoftim.

Ambasadorët e Quint-it kanë theksuar se KQZ-ja duhet të sigurojë që procesi zgjedhor të jetë transparent dhe i lirë nga ndërhyrjet politike.

“Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në proces. Në këtë moment, ne besojmë se populli i Kosovës meriton qetësi dhe pjekuri nga të gjitha anët. Është e rëndësishme që vendimet ligjore të respektohen dhe rrugët e apelimit të ndiqen pa ndërhyrje. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale inflamatore dhe spekulative”, thuhet tutje në komunikatën e ambasadës amerikane.

“Ne inkurajojmë të gjitha partitë dhe kandidatët që të angazhohen në një konkurs të ndershëm në të gjithë Kosovën, ndërsa respektojnë masat e COVID-19, gjatë gjithë fushatës. Ndërsa peshojnë zgjedhjet e tyre, populli i Kosovës meriton të dëgjojë propozime të hollësishme të politikave nga politikanët e tyre, me argumente të bëra në një frymë debati të informuar”, thuhet në komunikatën e përbashkët të shteteve të Quint-it.

“Ata kanë vënë në dukje se për të siguruar një zgjedhje të suksesshme, i takon gjithashtu popullit të Kosovës që të votojë dhe ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt, duke ndjekur gjithashtu të gjitha masat COVID-19.

Qeveritë tona janë të përkushtuara për të vazhduar mbështetjen tonë për përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë të sigurt, prosperuese, demokratike për të gjithë qytetarët, dhe për të punuar ngushtë me çdo qeveri që formohet përmes zgjedhjeve të lira në përputhje me kushtetutën”, përfundon komunikata e Quint-it.

/Gazeta Sinjali/

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Analizë mbi librin ‘Për shqiptarët’ të Aleksa Bogosavleviqit (1897)

Analizë mbi librin ‘Për shqiptarët’ të Aleksa Bogosavleviqit (1897)

3 Nëntor, 2025
KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

3 Nëntor, 2025
Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

29 Tetor, 2025
Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

28 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In