Dje, në mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, SH.S. Znj. Meliza Haradinaj-Stublla, dhe Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z. Gent Cakaj, u nënshkrua:
MARRËVESHJA E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE TË LUGINËS SË PRESHEVËS PËR VEPRIM TË PËRBASHKËT NË MBËSHTETJE TË MEDVEGJËS.
Pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e në veçanti komunës së Medvegjës duhet reaguar bashkërisht dhe mirë të bashkëkordinuar.
Në njërën anë trajtimi në nivelet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare nga ministrat përkatës, dhe nga ana tjetër me unitet e mobilizim të përbashkët si një faktor politik brenda sistemit juridiko-politik të Serbisë për të kundërshtuar spastrimin e maskuar administrativisht e shpopullimin mbi baza etnike.
Diskutim rreth këtij postimi