Kohë më parë, edhe pse nën “regjimin e Pandemisë”, me inicimin e Nëndegës së LDK-së për Rheinland-Pfalz në Keiserslautern, përkrahjen e kryetarit të Nëndegës z. Berat Rexhaj, pa harruar edhe përkrahjen e pakyrsyer të kryesisë, përkatësisht kryetarit të Degës, z. Osman Ferizi, u hap konkursi vjetor (për herë të parë) për SHPËRBLIMIN VJETOR “Dr. Ibrahim Rugova 2020”, që tani e tutje do jetë tradicional. Kjo, mbase vetë Presidenti I. Rugova, vinte nga fusha e letrave! Shih për këtë, të diturit thonë: “Robi, LIRINË e gjen (sheh) tek krijuesit”…! Dhe koha e dëshmoi mishërimin e krijuesit, pra Dr. Ibrahim RUGOVËS me popullin deri në aktin më sublim, që njihet ndryshe edhe sakrifikim, vetëflijim apo “kurban” për LIRINË e popullit! Andaj, Juria e përbërë nga Hasan Qyqalla, kryetar i JURISË (ndryshe, ish kryetar i LSHAKSH në Gjermani, kryetar NDERI i LKSHM-së, autor, kritik dhe studjues), Miradia MALIQI, anëtare e JURISË (ndryshe, autore, skenariste dhe kritike e artit) dhe Mentor THAQI, anëtar i JURISË (ndryshe autor, sekretar gjeneral i LKSHM-së dhe veprimtar i devotshëm i LDK-së), shpallin rezultatin, me sa vijon:
Shpërblimi vjetor për ART DHE LETËRSI “DR. IBRAHIM RUGOVA 2020” në prozë, i jepet autorit z. Nimon MUÇAJ për librin VITET E HARRIMIT, kurse
Shpërblimi vjetor për ART DHE LETËRSI “DR. IBRAHIM RUGOVA 2020” në poezi, i jepet poetit z. Fran TANUSHI për librin TEMPULLI I BRAKTISUR
I.
Nimon Muçaj është një ndër emrat që i ka dhënë fizionominë kulturës shqiptare, duke kontribuar për të, në mënyrë të shumfishtë, qoftë si aktor, regjisor dhe shkrimtar i dhjetëra veprave të çmuara. Së fundmi ka botuar romanin “Vitet e harrimit” (Baladë Muhaxhire), që u bë dhe sebepi i këtij shpërblimi. N. Muçaj si njohës i historisë, gjuhës dhe tragjedive të popullit tonë, me frymën thellësisht kombëtare, nxjerrë thellësinë e interpretimit të emocioneve, sjelljeve dhe ndjenjave njerëzore, përmes origjinalitetit të përshkrimit të karaktereve dhe të rrëfimit. Janë tiparet e këtij romani, që i ofron lexuesit mundësi për të shkrirë natyrshëm rrëfimin me përshkrimin, për arsye të aftësisë që ka përdorur drejtë për drejtë, si dhe për formën metaforike, për fokusin e larmishëm ndaj pamjeve që lidhen me fatin e popullit të vet. Romani në përgjithësi karakterizohet nga vetëdija kritike ndaj historisë e cila vazhdon të jetë një ndërgjegje e shquar kombëtare, një roman që erdhi si rikujtesë, si një homazh për të gjithë ata shqiptarë që u detyruan të lënë vatrat stërgjyshërore, për të gjithë ata që u vranë e u masakruan. E kaluara e shprehur në këtë roman nuk dëshmon thjesht një të vërtetë tragjike të një pjese historie që ishte, por që ka vazhduar akoma në forma të njejta nga pushtues të ndryshëm, duke u bërë një kambanë e fuqishme për të njejtat probleme, sfida të njëjta dhe luftëra të vështira, që nxitë lexuesin apo studjuesin të reflektojë mbi kujtesën kolektive. Romani i Nimon Muçajt nuk na jep vetëm një variant të një realiteti që e kemi njohur vetëm përmes historisë si diçka që është kryer, diçka që ka përfunduar. Plaga e kësaj historie vazhdon të jetë aktuale akoma edhe në ditët e sotme, e do të vazhdojë deri sa të kemi frymë si komb, në metafiksionin historiografik që mbetet e hapur. Pra, e kaluara nuk i përket vetëm historisë, por shtron çështje që lidhen me të tashmen si një narracion linear duke ndjekur rregullin kronologjik të ngjarjeve që paraqiten qartë përmes personazheve në etapa kohore. E kaluara bëhet pjesë e dhimbjes së shpirtit të njeriut, për atë që ka ngecur në horizontin e së shkuarës.Vazhdon të zhytet pa fund, mbetet gjallë brenda shpirtit që nuk mundet e nuk do të vdesë kurrë.
*Miradie Maliqi, anëtare e JURISË
Autore, skenariste e kritike e artit
II.
Shpërblimi vjetor për ART DHE LETËRSI “DR. IBRAHIM RUGOVA 2020” në poezi, i jepet z. Fran TANUSHI për librin TEMPULLI I BRAKTISUR.
Shpërblimi vjetor për libër poetik, propozoj TEMPULLI I BRAKTISUR i autorit Fran Tanushi. Këtë, mbase në këtë vëllim poetik të poetit Fran Tanushi, lexuesi do të njihet me një dukuri origjinale, ndoshta edhe të paprkshme gjer tanni nga krijues tjerë. Ky befason me freskinë, virtuozitetin, përmbajtjen e thellë, formën postmoderne dhe vështrimin aktual. Shqetësimet dhe problematikat e gjithanshme të kësaj kohe, të ngarkuar me ngjarje dhe me drama të dhimbshme, janë burimi jetëdhënës e i pashtershëm që e ushqen dhe i jep gjallëri poezive të tij. Në këto poezi është i pranishëm njeriu i kohës tonë, atdheu ynë, nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor, që lufton ashpër kundrejt trysnisë të së keqes, si dukuri e shëmtuar. Poeti, duke e njohur mirë rrjedhën e poezisë kombëtare e ndërkombëtare, ia del të konfiguroj karaktere universale përmes mesazheve filozofike dhe përgjithësimi që reflekton nga depërtimi i vëzhgimit, prej mendimtari nëpër kohërat e ndryshme të popullit tonë. Poezitë, shpesh janë të ndërtuara si drama, në një gjendje shpirtërore e situata jetësore të veçanta, që na zbulojnë pamje të shumëllojshme të jetës me një këndvështrim psikologjikologjiko-filozofik. Pa dyshim, janë të shumta mënyrat e përshkrimit të natyrës së vargjeve dhe domethënjes së saj, janë të panumërta mënyrat e interpretimit ose shtresëzimit të ideve. Vargjet e poetit Tanushi, formohen nga fraza ose pjesë të plota frazash dhe duket sikur i mjaftojnë vetvetes. Harmonia dhe ritmi i brendshëm që përfitohet në këto raste është çdo herë i pa përsëritshëm, nga një poezi tek tjetra. Fuqia e tij zhbiruese dhe e pa kundërshtueshme e të cilit, ju jep kuptimin e vërtetë ngjarjeve, krijon atmosferë morale dhe emocionale të vendit dhe kohës. Duke qenë se arti, së pari ju drejtohet ndjenjave, edhe atëherë kur mund të shprehet me pak fjalë, e nëse ka si për qëllim përfundimtarë të nxisë një shpërthim të brendshëm të emocioneve të forta. Vetëm me një përkushtim të plotë ndaj bashkimit apo kompleksivitetit të përsosur të formës me përmbajtjen, vetëm me kujdesin e vazhdueshëm për stilin e veçantë të thurjes së vargut, mund të krijohet atmosfera e tërheqjes magjike. Detyra e tij është që me forcën e fjalës së shkruar t’i bëjë njerëzit të dëgjojnë, të ndjejnë, e siç duket ja doli mbanë, që çdo kush të gjejë veten në ato vargje, sipas meritave, inkurajimit apo ngushëllimit. Fshehtësinë magjike, ndoshta edhe atë lloj të vërtetë që dikush ka harruar ta kërkojë. Më tepër se vetëm një libër me “artizanatin” e dhunshëm prej poeti, është vëllimi poetik Tempulli i braktisur i autorit Fran Tanushi. Ky libër është ilustrim i një metode konstruktive e ngjirjes, së ideve përmes kofigurimit të ngjarjeve. Prandaj e bënë autorin të sigurtë për stilin e stërholluar meditativ përmes ndërtimit gjuhësor.
*Miradie Maliqi, antëtare e Jurisë
Autore, skenariste dhe kritike e artit
Cyrih, 4.12.2020
Juria:
Hasan QYQALLA – kryetar
Miradie MALIQI – anëtare
Mentor THAQI – anëtar
Koordinator-korrespodentë, nga jashtë
Selajdin GASHI
Koblenz, 5.12.2020
Diskutim rreth këtij postimi