Sipas gojëdhënave Muri është vendbanim më i vjetër se Bajevica. Sipas autorit Petroviq familjet shqiptare erdhën në vendet e boshatisura të popullatës së krishterë të cilët emigruar në 1809.
Shkruan : Ismet Azizi
Fshati Mur sipas autorit serb Petroviq është pjesë e vendbanimit (fshatit) Bajevicë, i cili ndahet në lagjen (mëhallën) Luburëve dhe Bujupëve. Nëpër fshat kalon rruga e cila lidhë fshatrat e Rogoznës më qytetin e Novi Pazarit.[1]
Fshati është e varfër me ujë, sidomos në pjesën e poshtme të fshatit, kështu që uji për nevojat e shtëpiake merret nga lumi Joshanicë. Në Mur është një burim uji i ashtuquajtur i Stublinës. Ndërsa kafshët, banorët I furnizojnë me ujë nga përrenjtë të cilët thahen gjat stinës së verës.
Tokat për drithëra janë pranë lumit dhe rrëzë maleve: Jalija, Golo Brdo (të mbjella me pemë), Luga e Murit, Rohova, Grçarë, Karaulla e vjetër.
“Utrina” (toka të pa punuara), kullotat dhe pyjet: Kolibishtë, Jazbinë, Buna, Goloxhericë, Maja e madhe (veliki Vrh), Kalluga e Murit.
Arat me të mbjella: Lanishtë, Ravan, Quka, Hanishtë, Çair, Ara ve beut, Smolica, Vllas, Lluke, livadhet në Kleç, pyjet dhe kullotat në përroin e Pyllit, Murski Potok Allugi, Belluha, Majdan etj.
Në Përroin e Jovanit ekzistojnë mbetjet e një vendbanimi të vjetër. Ka mbetjet e një varreze të krishterë.
Emri i fshatit Mur është forma e shkurtër e emrit të fshatit Murinë të Plavës, nga ku u zhvendosën familjet Shqiptare. Sipas gojëdhënave Muri është vendbanim më i vjetër se Bajevica. Sipas autorit Petroviq familjet shqiptare erdhën në vendet e boshatisura të popullatës së krishterë të cilët emigruar në 1809. Në vitin 1948, në të dy vendbanimet Bajevicë dhe Mur kishte 434 banorë. Fshati ( numri i popullsisë) u rrit më shumë me shtim natyror se sa nga banorë të ardhur.
Origjina e banorëve përkatësisht familjet (vëllazëritë)shqiptare janë:
-Muriqët, 9 shtëpi paraardhësi “i pari nga fisi Muriq nga Muri i Shkodrës,” u vendos në Murin të Plavës, mandej djali i tij erdh në këtë trevë dhe krijoi vendbanimin Mur.
-Xhakajt (Djakavci), 4 shtëpi janë kelmendas. Lajqët (Ljajići) nga Rvatska pran lumit Ibër, në anën lindore të malit Rogozna, u vendosën këtu rreth vitit 1880.
-Zhirçanët (Žirčani) 5 shtëpi, janë Shaljan, stërgjyshi i tyre ke emigruar nga fshati Zhirçë (Žirče) i Peshterit
Familjet ortodokse të muyslimanizuara:
-Drazhanët dy shtëpi, janë Kuç, të ardhur u nga fshati Dragaj .
– Dollovët, 3 shtëpi, janë Kuç, dhe janë nga Gegajt (Gegiqët) e Vrbasiqit të Peshterit.
-Lubur, 6 shtëpi , një krah i tyre janë në Novi Pazar.
-Rashlanët (Rašljani), Suleviqët 3 shtëpi ishin emigrantë nga Shutenovci 1880, të parët erdhën nga Rasna e Sjenicës; prej tyre janë Rashlanët në fshatin Ohole.
-Belopolcët, 3 shtëpi janë ardhur nga Zapona afër Bijelo Poles në vitin 1920, Janë nga ” Kolashin i epërm” të Tarës.
-Llukarçanët, 2 shtëpi, janë Gashan, u zhvendos nga Llukari, 1918.[2]
Popullsia Shutenovcit pjesë fshatin Mur.
Banorë me prejardhje shqiptare janë:
-Muriqët, 8 shtëpi, të ardhur në fshatin Mur nga Muria në Shqipëri, dhe paraardhësi Prela erdhi në Shutenovac, pjesë e tyre janë Muriqët në Ohole dhe Zagulaqë.
Familjet ortodoks të islamizuara:
-Mecinoviqët (Mecinovići), 3 shtëpi, erdhën në vitin 1879 nga Godova e Tutinit , me prejardhje të hershme nga Kolashini në Tarë.
-Duplak, 1 shtëpi, nga Peshteri “Dupljaje” (Dupljaka).
-Kijevçanët, 2 shtëpi nga Kijevac afër Sjenicë, ishin në Leçe dhe Zagulaçë, këtu u vendosën në vitin 1910.
Familjet të krishterë:
-Koriçanët, Vasojeviqët, 5 shtëpi, , paraardhësit e tyre nga Korita e Peshterit, 1840, dikur nga Moraçani, të u larguar nga “gjaku”.
-Miletiqët të zhvendosur në Novi Pazar.
Popullata e Zaguljaçës që po ashtu është në kuadër të fshatit Mur.
Familjet, vëllazëritë shqiptare (Arbanase) janë:
-Muriqët, 5 shtëpi u vendosën kohë më parë nga Muria në Shqipërisë, më herët ishin në Besnik afër Rozhajës.
-Demiroviqët, 1 shtëpi, është Shkrel, të ardhur nga Potreba e Koshtan-Poles , së Peshterit në vitin 1916.
– Shala, 1 shtëpi, janë nga Shaljanët e fshatit Zhirqë e Tutinit.
-Gjakovarët (Djakovci), 1 shtëpi, të ardhur nga Gjakova, për disa kohë ishin në Novi Pazar.
-Pejiqët, 5 shtëpi, Kuçë, një paraardhës nga Peja, erdhi në Jarebice, në rrethin e Tutinit , mëndej këtu.
-Vucel, 1 shtëpi, janë Kuçë, gjyshi u shpërngul nga Gucia.
Kaçaporët , 2 shtëpi, janë në Njutaj, me origjinë nga Rozhaja.
-Bishevacët, 1 orë, janë Kuç, të ardhur nga Bisheva në Rozhajë rreth vitit 1880.
-Hoxiqët, 1 shtëpi, të ardhur nga Krucica afër Ivangradit në vitin 1917.
BURIMI: Sipas librit të Petar Ž. Petrovic “Raska” – botim 2010. https://www.poreklo.rs/2017/12/15/poreklo-prezimena-selo-mur-novi-pazar/
[1] Petra Ž. Petrovića „Raška“ – izdanje 2010. godine
[2] Kjo pjesë i referohet fshatit Bajevicë, i cili është pjesë e fshatit Mur.
Diskutim rreth këtij postimi