Në bisedë me At Artur Liolin, kancelar i kishës së Shën Gjergjit, Boston,
Ramiz Alia i thotë se ka për qëllim të ftojë Anastas Janullatos, pasi ka katër muaj që pret për vizë.
Ramiz Alia u takua me At Artur Liolinin para se Janullatos të mbërrinte në Shqipëri dhe i është shprehur kundër pëlqimit të Patriarkanës Ekumenike për të sjellë kolonelin Grek Janullatos në krye të kishës Shqiptare.
Liolin i thotë Ramiz Alisë se i duhen vendosur disa kushte Janullatosit. Ramiz Alia nuk e kishte kundërshtuar Liolin. Pra, duket se Ramiz Alia kishte rënë dakord me At Artur Liolin.
Pas ardhjes së Anastas Janullatos në Shqipëri, Ramiz Alia nuk vuri kushte për Anastas Janullatos duke e shkelur besën me Liolin dhe nuk e ftoi më për takim At Artur Liolin.
Sali Berisha mund të kujtohet çfarë porosie i ka lënë Ramiz Alia për fronëzimin e Anastas Janullatos.
Më 19 Gusht 1992 një delegacion i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare të Amerikës i kryesuar nga kancelari i kishës së Shën Gjergjit në Boston, At Artur Liolin, Anthony Athanas, Sejfi Protopapa, Thoma Sotir dhe At Mihal Sotir bëri një vizitë pune në Shqipëri.
“Kisha Autoqefale Shqiptare dhe çdo institucion duhen bërë me baza ligjore dhe jo në fshehtësi, me kujdes dhe jo me shpejtësi. Prandaj, ne kemi ardhur të mbrojmë themelet, statutin, traditat dhe pavarësinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë “,- tha At Artur Liolin në takimin me Pjetër Arbnorin.
I vetmi përfaqësues i popullit Shqiptar me qëndrim kombëtar lidhur me fronëzimin e Anastas Janullatos ishte Pjetër Arbnori, kryetar i Kuvendit.
Vetëm deputeti Perikli Teta i kërkoi Kuvendit largimin nga Shqipëria të Anastas Janullatos.
50 deputetë ishin kundër Janullatos, të tjerët, bashkë me kokat tradhëtare të shtetit u rreshtuan me tradhëtarët e atdheut!
Tradhëti e kopsitur!










Discussion about this post