Ditë më parë u bë e ditur se Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh.
E këtë e ka përshëndetur Asociacioni i Shqiptarëve për Amerikën (Albanians For America).
“Një tjetër dëshmi e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Njoftimi se Departamenti amerikan i Shtetit, ka proceduar në Kongresin amerikan lejen për eksportimin e artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve ushtarake për Kosovën në vlerë prej mbi 14 milionë dollarësh, është mesazh i qartë besimi ndaj shtetit tonë dhe institucioneve të sigurisë.
Përcjellja për shqyrtim në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan dëshmon seriozitetin institucional dhe mbështetjen bipartizane që gëzon Kosova në Washington”, thuhet në komunikatë.
Tutje në reagim thuhet se nga Humvee, ASV, dronët dhe sistemet moderne të mbrojtjes, e deri te mbështetja për transformimin e FSK-së në ushtri profesionale e të denjë për NATO, SHBA-të kanë qenë gjithmonë më Kosovën në momentet vendimtare.
/telegrafi/










Discussion about this post