Dardania Press
E shtunë, 18 Prill, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

VRASJA E REFUGJATËVE NË MAL TË ZI

Sot, më 18 prill 2026 u mbushën 27 vite nga vrasja e refugjatëve në Husaj, më këtë rast përkujtimor po filloj publikimin e fejtonit mbi këtë krim marr nga libri im “ Shtigjet e përgjakura” botuar në vitin 2009 dhe ribotuar në vitin 2020

18 Prill, 2026
in Kosova, Sanxhaku, Vështrime
14 0
0
VRASJA E REFUGJATËVE NË MAL TË ZI
16
SHARES
200
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Ali DACI në profilin e tij në facebok nakujton ngjarjen e ksaj dite në të cilën 27 vite më parë e refugjatëve në Husaj të Rozhajës
“Fejton( pjesa e parë )
Sot, më 18 prill 2026 u mbushën 27 vite nga vrasja e refugjatëve në Husaj, më këtë rast përkujtimor po filloj publikimin e fejtonit mbi këtë krim marr nga libri im “ Shtigjet e përgjakura” botuar në vitin 2009 dhe ribotuar në vitin 2020
VRASJA E REFUGJATËVE NË MAL TË ZI
LAJMËRIM
Sot rreth orës 6 të mëngjesit, forcat serbe e rrethuan fshatin Bukel i Sipërm. Gjatë marshimit të kësaj ushtrie nga Dacajt për në Bukel të Sipërm, në rrugë takoi Kadri Dacin, banor i Bukelit të Sipërm. Pasi që e legjitimuan, e detyruan të kthehet në fshat, duke iu kërcënuar se do ta vrasin nëse kërcet vetëm edhe një pushkë. Ushtarët e detyruan së pari të shkojë në shtëpinë e Xhemajl Dacit, të cilën do ta bastisin për të kërkuar armët. Forcat ushtarake i bastisin edhe të gjitha shtëpitë e tjera të këtij fshati dhe i morën të gjitha armët me leje. Pas bastisjes, familjarët i urdhëruan që t’i lëshojnë shtëpitë për nja dy ditë me pretekst se kanë ushtrime ushtarake. Disa vëllezër e motra kosovarë, që ishin strehuar në këtë fshat, morën malin dhe u nisën drejt qytetit. Në Bukel kishte shtëpi me mbi 50 refugjatë. Gjatë largimit me dhunë, në rrugën e Bukelit, që shpie drejt Hajlës, forcat paramilitare çetnike i rrahën dhe i keqtrajtuan të gjithë banorët e këtij fshati. Më së keqi pësoi Gani Isuf Nikçi, i ikur nga Shtupeqi i Madh, i strehuar tek daja Bali Daci. U rrahën edhe: Ukë Daci, Kadri Daci, Zeç Daci, Hafiz Ramë Daci etj. Ushtria dhe policia ushtarake e ndanë nga familjarët Selim Kelmendin nga Reka e Allagës dhe nuk dihej më për fatin e tij. Në mbrëmje Ushtria Jugosllave kishte vendosur në Bukel artilerinë e rende dhe nga këtu kishte bombarduar në drejtim të Rugovës. Banoret e këtij fshati përjetuan trauma dhe tortura të mëdha. U thyen automjete dhe u plaçkit vetura e Xhemail Dacit. Të gjithë të ikurit u strehuan në Rozhajë dhe rrethinë. Për këtë rast u informuan kryetarët e partive shqiptare në Mal të Zi, deputetët në parlamentin e Malit të Zi Mehmet Bardhi e Ferhat Dinosha, ndihmëssekretari republikan për informim Nikollë Camaj, ministri i pakicave Luigj Junçaj dhe “Zëri i Amerikës” përmes një interviste. Mbretëronte frikë dhe gjendje e tensionuar. Ali Daci Rozhajë, 18 prill 1999.
ALARMIMI I SITUATËS
Njoftim Kryetarit të LD në MZ Z. Mehmet Bardhit I nderuari z. kryetar, Ju njoftoj se sot, më 18 prill 1999, në ora gjashtë të mëngjesit, forca të mëdha policore dhe ushtarake serbe kanë rrethuar fshatin Bukel i Sipërm, me ç’ rast i bastisën të gjitha shtëpitë e këtij fshati me pretekst të kërkimit të armëve. Ata ua morën të gjitha armët të gjithë atyre që i kishin me dhe pa leje. Kjo ndërhyrje ushtarake ka shkaktuar frikë dhe panik në mesin e banorëve të Malësisë së Rozhajës. Nga frika dhe ankthi i këtij mëngjesi, shumë familje të strehuara nga Kosova, kanë ikur nga fshatrat e Malësisë drejt Rozhajës. Po ashtu vlen t’ju përkujtojmë së më 16 prill 1999, një konvoj ushtarak, të cilin e përbenin dy autobusë dhe dy kamionë plot me ushtarë, kanë kaluar nëpër fshatin Dacaj, duke shtënë nga armë të ndryshme dhe duke i shqetësuar kështu banorët e këtij fshati. Kjo forcë ushtarake është stacionuar në krye të fshatit Dacaj. Për këtë ndërhyrje ushtarake kemi njoftuar organet komunale të Rozhajës.
D E K L A R A T Ë
Në Zyrën e LD në MZ– Dega në Rozhajë, erdhi Ajmane Hajdaraj nga Radaci i Pejës, me ç’ rast dha këtë deklaratë: Mbrëmë, rreth orës 18, në fshatin Husaj, Ushtria serbe gjuajti në kolonën e të ikurve nga Kosova që po shkonte nga Shtëdimi për në Husaj. Banorët e fshatit Husaj panë se si Ushtria serbo-malazeze vrau 5-6 persona. Po ashtu, ushtria qëlloi me armë zjarri në shtëpitë e Husajve, në të cilën shihen qartë vrimat e hapura nga plumbat. Nën breshërinë e plumbave u gjet i riu Musa Barhim Lajçi, jeta e të cilit nuk është në rrezik, ngase u plagos në të dy këmbët e jo në pjesët tjera të trupit. Musaja i plagosur gjendet në shtëpinë e Jashar Lajçit, bashkë më një burrë tjetër, i cili po ashtu u plagos rëndë. Sot në rrugëkryqin Dacaj- Bukel-Husaj, nga Ushtria Jugosllave u rrëmbyen: Jashar Hajdaraj , Islam Hajdaraj , Skënder Kabashi, Rexhep Kastrati, Rexhë Muriqi, Zekë Muriqi, Besim Kabashi, Muharrem Nikçi, Avdi Latifaj etj. Ngase i ndanë nga familjet, nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Deklaroi Ajmane Hajdaraj Rozhajë, 19.4.1999
Mediat malazeze me rastin e vrasjes së refugjatëve në Husaj
Podgoricë-
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dr. Dragisha Burzan dje ishte në fshatin Husaj, Komuna e Rozhajës, ku janë vrarë gjashtë refugjatë nga Kosova, bën të ditur artikullshkruesi i cili përcjell mesazhin e zëvendëskryeministrit malazez, të cilin po e japim të plotë. Ne kemi qenë të parët që kemi arritur në territorin ku ka ndodhur ngjarja. Kam qenë në shpatin mbi fshat. Sot atje ka rënë borë, por dëshmitë e njerëzve, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, tregojnë se ka pasur gjurma gjaku në urën ku janë vrarë- ka deklaruar Burzan për “Vijesti”pas kthimit nga Rozhaja, ku ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Rozhajës, Nusret Kallaçin, me kryeshefin e Qendrës së sigurisë se atjeshme si dhe me Shtabin e Partisë Socialdemokrate. Ky është krim. Nuk mund të quhet ndryshe. Aq më parë kur dihet se në mesin e gjashtë refugjatëve të vrarë, është edhe një grua. Është e qartë se kjo që ka ndodhur, nuk mund të trajtohet ndryshe- ka vlerësuar Burzan, duke theksuar se qeveria me siguri do të kërkojë hetimin e këtij rasti dhe do të kërkojë nga organet kompetente shtetërore të qiten para drejtësisë njerëzit që kanë kryer këtë vepër. Ushtria duhet të na i dorëzojë ata njerëz. Ata duhet të sillen para organeve të drejtësisë dhe të përgjigjen sipas ligjeve pozitive-juridike që i kemi ne– theksoi Burzan. Në pyetjen se a është vërtetuar se kush janë autorë të këtij krimi, ai nuk mundi të na ofrojë përgjigje të saktë, por shtoi se e di se në atë rajon kanë qenë ”njësitë rezerviste dhe disa formacione paraushtarake. (Deklarata e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi z.Dragisha Burzan, dhënë të përditshmes së pavarur “Vjesti”, pas kthimit nga Rozhaja, e cila u publikua të mërkurën, më 21 prill 1999).
Po në këtë faqe të kësaj gazete, kryetari Komunës së Rozhajës Nusret Kallaç ka vërtetuar vrasjen e gjashtë personave në Husaj. Ende nuk dimë për çfarë shkaku kanë shti rezervistët. Në fshatin Husaj, në afërsi të Rozhajës, më 18 prill rreth orës 18, e kanë humbur jetën gjashtë persona. Kryerësit e kësaj vepre i kanë larguar kufomat nga territori i Malit të Zi dhe i kanë çuar në drejtim të panjohur. Të gjitha indikacionet flasin se krimin e kanë kryer përfaqësuesit e Ushtrisë Jugosllave dhe të formacioneve rezerviste të Beranit dhe Andrijevicase. Policia, dje ka arritur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Ende nuk kam informacione për shkakun e ngjarjes, por situata në Rozhajë është shumë serioze dhe shumë e rëndë, më ç’ rast qytetarët janë “tmerrësisht të shqetësuar.” Jemi të shqetësuar për vet faktin se para dy ditëve, nëpër territorin e komunës sonë, ka kaluar një konvoj i madh i policisë nga Serbia, i cili është drejtuar kah bjeshkët e Rozhajës, në drejtim të fshatrave të Rugovës, ku sipas rrëfimeve të tyre, duhet t’ i qërojnë hesapet me pjesëtarët e UÇK-së atje. Situata është shumë më serioze se ditëve të mëparshme, kur kemi folur vetëm për refugjatët. Sot ja po flasim edhe për të vrarët në territorin e republikës sonë. Ardhja e policisë malazeze në Rozhajë, është inkurajuese, por megjithatë është vështirë e gjithë situata të qetësohet. Policia ka hyrë në ato fshatra dhe po përpiqemi që t’i kthejmë njerëzit atje. Mendoj se pjesëtarët Ministrisë së Punëve të Brendshme për një kohë të gjatë do t’ i sigurojnë ato fshatra dhe udhëheqjen komunale askush nuk e ka kontaktuar gjer më tani nga eproret ushtarakë. Ende po presim sqarime, sepse me thashetheme nuk duhet të shërbehemi. Megjithatë, e dimë se një kolonë e vogël refugjatësh ka lëvizur në atë fshat më ç’ rast në urë janë vrarë befasisht. Pas kësaj ngjarjeje shumica e refugjatëve kanë nisë të largohen me të madhe nga Rozhaja. Për shkak të pasigurisë, do të kërkojmë që të gjithë refugjatët e strehuar në zonat rurale, të kthehen në qytet. Kërkojmë nga Qeveria e Malit të Zi që një pjesë e refugjatëve të dërgohen në komuna tjera, para së gjithash, për shkak të sigurisë. Një numër i madh i banoreve të Rozhajës po përgatitet që të lëshojë qytetin dhe këtë gjithsesi do ta bëjnë përderisa udhëheqja malazeze seriozisht nuk do të merret me mbrojtjen e gjithë territorit.5 (Deklarata e kryetarit të Komunës së Rozhajës”, dhënë gazetës “Vijesti”, më 21 prill 1999)
Podgoricë
Në orët e mbrëmjes së 18 prillit të vitit 1999, një grup i madh terroristësh, të ashtuquajturit pjesëtarë të UÇK-së, i cili ka lëvizur në kolonë, ka hasur në njësitë e Armatës së Dytë të Ushtrisë Jugosllave, e cila i ka sulmuar ata në rajonin e fshatit Husaj, në Rozhajë, në territorin e Malit të Zi. Nga aksioni i vendosur i Ushtrisë Jugosllave grupi terrorist është thyer dhe me këtë rast janë likuiduar katër persona. Në radhët e pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave nuk ka pasur viktima as të plagosur. Organet ushtarako-hetimore kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes. Me këtë rast edhe mbi ta është hapur zjarr nga ana e terroristëve-thuhet në deklaratën e Komandës së Armatës së Dytë) (Deklarata e Komandës së Armatës së Dytë të Ushtrisë Jugosllave) Podgoricë- Ministria e Punëve të Brendshme është e informuar se në mesnatën e 18 dhe 19 prillit, në zonën e përgjegjësisë së Armatës së Dytë, në territorin e Rozhajës, në fshatrat Husaj, Bukel i Sipërm dhe i Poshtëm, janë privuar nga jeta gjashtë qytetar të Republikës së Serbisë, persona të shpërngulur nga Kosova .E vlerësoj të nevojshme që këtë ministri dhe opinionin ta informoni për rrethanat e vrasjes së këtyre njerëzve. (Letra e ministrit Vukashin Marashit, dërguar gjeneralit Obradoviq)
4 Vijesti, 21 prill 1999.”
( Vazhdon)

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
VRASJA E REFUGJATËVE NË MAL TË ZI

VRASJA E REFUGJATËVE NË MAL TË ZI

18 Prill, 2026
Rogozna nuk dorëzohet: Mali mes Kosovës dhe Sanxhakut në revoltë kundër minierave

Rogozna nuk dorëzohet: Mali mes Kosovës dhe Sanxhakut në revoltë kundër minierave

18 Prill, 2026
Ismet Azizi – Sanxhaku, Histori e dhimbjes kombëtare (video)

Ismet Azizi – Sanxhaku, Histori e dhimbjes kombëtare (video)

17 Prill, 2026
Prejardhja e Vasojeviqëve dhe procesi i formimit të identitetit të tyre etnik

Prejardhja e malazezëve ndërmjet gjenetikës dhe narrativave politike

16 Prill, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In