Duke parë zhvillimet e këtyre 25 vjetëve të fundit, 2001-2026 në Maqedoni të Veriut ku Çështja Shqiptare është ende e pazgjidhur bazuar në të drejtën elementare të popullit Shqiptar si popull shtetbërës me truall dhe identitet kombëtar Shqiptar të pashkëputur nga dy republikat Shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe Kosovës Lindore nën Serbi, një mënyrë për të futur në rrugën e zgjidhjes paqësore Europiane shtetbërjen Shqiptaro-SllavoBullgare në RMV është krijimi i një komisioni parlamentar me deputetë Shqiptarë nga të gjitha forcat politike Shqiptare në Kuvendin e RMV për Çështjen Shqiptare.
Protesta e studentëve të jurisprudencës për të drejtën legjitime të Gjuhës Shqipe, mohimi i procedurave të respektimit të përdorimit të gjuhës Shqipe në Kuvendin e RMV dhe qëndrimet diskriminuese të qeverisë së Mickovskit duke e zbritur popullin Shqiptar në RMV në nivel “komuniteti” flasin qartë për platformë shkombëtarizimi në veprim nga shteti Sllavo-Bullgar dhe Kuvendi me shumicë Sllavo-Bullgare në RMV.
Ky komision parlamentar për Çështjen Shqiptare të jetë me program të qartë kombëtar për ti dhënë popullit Shqiptar në RMV një zgjidhje shtetbërëse në pushtetin Qëndror dhe atë lokal me kusht RECIPROCITETIN bazuar në popullsinë reale dhe njohjen përfundimisht të gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare në RMV, pa e bazuar në përqindje popullsie nga Sllavo-Bullgarët në pushtet me identitet artificial “Maqedon” e gjuhë “Maqedone”, që nuk njihet nga parlamenti Europian.
Ky komision parlamentar do të jetë në një linjë me aspiratën e madhe të Shqiptarëve të Trojeve amtare që edhe Shqiptarët në RMV të jetojnë me të drejta të plota në truallin e tyre amtar pa mbajtur mbi shpinë barrën Sllavo-Bullgare që ende zbaton platformën e shkombëtarizimit të popullit Shqiptar duke parë diferencat e mëdha në zhvillimin ekonomik të vëndbanimeve Shqiptare krahasuar me ato Sllavo-Bullgare.
Ky komision parlamentar do të jetë një mundësi e ardhmërimit edhe për të prezantuar nismën e organizatave të Diasporës Shqiptare në SHBA për federalizimin e RMV ku Shqiptarët të kenë shtetin e tyre në kuadër të Federatës së RMV, ashtu sikundër shtete të BE-së që kanë shtet federativ me etni në harmoni.
Ky komision parlamentar Shqiptar është i domosdoshëm edhe si një përfaqësi unitare e popullit Shqiptar të RMV në bashkëpunim me Diasporën Shqiptare.
Çështja Shqiptare në RMV ka një çerek shekull që endet sirtarëve të shtetit Sllavo-Bullgar, pa i dhënë zgjidhjen që i takon!
Deri kur do presim që Sllavo-Bullgarët të kuptojnë që nuk kanë identitet Maqedon e të sundojnë Shqiptarët sikundër nën zgjedhën Jugosllave (Serbe)?
RMV është vepër e Titos, si urëlidhje midis Serbisë dhe Greqisë në dëm të popullit Shqiptar!
Me fat!










Discussion about this post