Sepse gjuha Shqipe nuk u shkrua në kushtetutën e RMV ZYRTARE e pabazuar në PËRQINDJE popullsie!
Protesta e studentëve Shqiptarë u dëgjua në NATO dhe BE. Kjo protestë është një dhimbje kombëtare që vjen nga diskriminimi shekullor ndaj Shqiptarëve.
Përçarja mes Shqiptarëve në Maqedoni të Veriut është e mbështetur nga joshja që Sllavo-Bullgarët u bëjnë me pushtet qëndror apo lokal kryetarëve të partive Shqiptare. Këta partiakë Shqiptarë janë argatë të Sllavo-Bullgarëve.
Atyre ju duhet FRONTI KOMBËTAR SHQIPTAR sot për sot me program të qartë si popullsi shtetbërëse dhe në harmoni Europiane me Sllavo-Bullgarët.
Shkombëtarizimi historik i Shqiptarëve në RMV është historik.
Ai u bazua mbi shpërnguljen me dhunë të Shqiptarëve në marrëveshjen e Serbisë me Turqinë, në asimilimin e Shqiptarëve në kishën Ortodokse të Serbisë ( Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë rreshtohen më shumë si “Maqedonë, nënkupto: Sllavo-Bullgarë)”, si dhe në mohimin e gjuhës Shqipe dhe flamurit kombëtar Shqiptar si simbole të popullit dhe kombësisë Shqiptare në RMV për një shekull e ca pas 1912-ës.
Qëndrat historike të qyteteve Shqiptare të RMV me gjetjet archeologjike që janë me identitet Dardan u fshihen Shqiptarëve dhe Europës për ta zhbërë rrënjën Dardane, për ta fshirë nga historia e shtetit laboratorik të RMV.
Qeveria e Mickovskit nuk pranon që të hapërojë gjuha Shqipe në trojet Shqiptare të RMV edhe pse kjo gjuhë është gjuhë e një populli autokton të pashkëputur në truallin amtar që ja copëtoi Europa.
RMV mbahet vetëm me karriken në NATO!
Kombësitë parlamentare të NATO-S në BE nuk e njohin kombësinë “Maqedone”.
Shteti RMV është në hall!
Europa nuk e njeh RMV për shtet me komb “Maqedon” apo që ka gjuhë zyrtare “Maqedonishten, sepse Maqedonët janë shartesë Sllavo-Bullgare.
Mickovski i zvogëlon në komunitet Shqiptarët e RMV në ditën e alfabetit Shqiptar?!
Partiakët Shqiptarë aleatë apo jo me shtetin e Mickovskit nuk ndihen fare as kur Mickovski dëgjon e sheh me veshët e tij se si Sllavo-Bullgarët ngrejnë kore urrejtjesh në stadiumet e RMV.
Sa do vazhdojë kështu?
Shqiptarët shtetarë në pozitë dhe opozitë në RMV e presin dhuratë dinjitetin dhe hapërimin shtetbërës për popullin e tyre një zot e di nga kush.
Çështja e Shqiptarëve të RMV është sot e bashkëbiseduar në Kongresin Amerikan nga organizata të Diasporës, por faktori politik Shqiptar në Shkup nuk ka program kombëtar!
Studentët e RMV u ngritën, por politikanët Shqiptarë dimërojnë ende.
Sllavo-Bullgarët e Shkupit e kanë në hall shtetin e tyre më shumë se Shqiptarët e diskriminuar! Sllavo-Bullgarët nuk janë Maqedonë! Ata e dinë, por Bullgarët e nxorën pataten e identitetit fals Maqedon nga prushi dhe e mbajnë dëshmi në mes të parlamentit Europian.
Koha dhe e drejta identitare kombëtare anon nga Shqiptarët, vetëm se koha nuk duhet kalbur më









Discussion about this post