Drejtoresha e AKD kur u pyet në Dëgjimin parlamentar në aneksin e komisionit edhe për Diasporën deklaroi se nuk e dinte numrin e popullsisë Shqiptare të Diasporës.
Këtë numër, tha drejtoresha e di vetëm INSTAT-i?!
INSTAT-i shkruan për shifër popullsie të Diasporës më datën 1 Janar, 2025:
dy milionë dyqind e pesëdhjetë e gjashtëmijë e treqind e dyzetë e gjashtë.
Pra, vetëm Shqiptarët e Shqipërisë Londineze të shpërngulur prej 1990-2025.
Sipas llogjikës së parti-shtetit sot kryetari i KKD-së, Mark Gjonaj, besniku i Ramës, besoj nuk numërohet për Diasporë, sepse i përket trojeve Shqiptare në Mal të Zi!
Pra, në fakt, as INSTAT-i nuk e di sa milionë është Diaspora!
Pse ?
INSTAT-i e numëron Diasporën me metodë të “tërthortë” vetëm për Shqiptarët e shpërngulur nga Shqipëria prej viteve 1990-2025.
Pra, thjesht numri i Shqiptarëve të Diasporës kombëtare llogaritet nga INSTAT-i vetëm për të shpërngulurit nga Shqipëria londineze.
Po Shqiptarët e Turqisë?
Po Shqiptarët e shteteve në Azi, Australi, Amerikë Latine a gjetkë?
Jo, nuk llogariten!
Pse?
Nuk duam që Shqipëria londineze tu hapë punë Turqisë, Greqisë dhe Serbisë të llogaritë sa miliona janë bërë sot, ata qindra mijëra Shqiptarë që u shpërngulën me dhunë nga territoret Shqiptare të Sanxhaqeve të
Nishit, Kosovës dhe Pazarit të Ri drejt Turqisë apo sa Çamë Shqiptarë u shpërngulën me dhunë nga Çamëria!
Pyesni prapë drejtoreshën e AKD-së së parti-shtetit dhe zëvëndësministren e Jashtme, që u shkëlqejnë sytë në televizion kur flasin për Diasporën!
Çfarë samiti bën parti-shteti Londinez kur nuk i njeh organizatat e Diasporës?
Çfarë do thuhet në panele kur ky samit duket si samit klientele dhe jo samit përbashkues mbarëShqiptar?
Sa veprimtari bëri AKD-JA në vetëm një mandat i bën një shoqatë e vetme krahinore në Boston pa buxhet, pa rrogëtarë!
Ftesa në samit nuk është kombëtare ose mbarëShqiptare sepse nuk specifikohet për çdo organizim të çertifikuar!
AKD-ja nuk e di sa Shoqata Shqiptare të çertifikuara ka Diaspora?
Vetëm New York ka mbi 200 shoqata! Pyesni kryetarin e KKD-së Mark Gjonaj, çfarë kordinon Marku kur nuk di sa miliona Shqiptarë ka Diaspora?
Shqipëri ZGJOHU!
Zgjohu për Çamin në Izmir, zgjohu për Shqiptarin e Diasporës që nuk e do se nuk ka bindjen e parti-shtetit!
Shqipëri, pse po mbetesh edhe më e Vogël?
Sepse nuk e di dhe nuk do ti numërosh Shqiptarët e botës!
Sa punë kemi për të bërë, për të bërë një shtetar të na udhëheqë për komb, që ti gjejë ku janë dhe ti mbledhë të gjithë Shqiptarët e botës!
Ne Shqiptarëve na u dashkan dekada të përbashkohemi, derisa të VETËNUMËROHEMI!
Nuk e ka fajin vetëm parti-shteti, por edhe organizatat Shqiptare që quhen Federata apo Unione, që nuk bëhen bashkë për komb dhe Shqipëri!









Discussion about this post