Dardania Press
E enjte, 6 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Fisnikëria e Përgjegjësisë dhe Loja e Egove Politike

Mandatimi i Glauk Konjufcës për Kryeministër është pa dyshim momenti më delikat në këtë fazë të ngërçit politik në vend. Disa e shohin si manovër për të zvarritur kohën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në fund të dhjetorit, e disa të tjerë si një përpjekje të sinqertë për të krijuar një qeveri afatshkurt që do t’i shërbente stabilitetit të shtetit.

6 Nëntor, 2025
in Uncategorized
14 0
0
Fisnikëria e Përgjegjësisë dhe Loja e Egove Politike
16
SHARES
206
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Faton Bislimi në profilin e tij në facebok, shkruan  për gjendjen  që krijuar pas mandatimit të Glauk Konjuvcës për  kryeministër të Kosovës:
“Mandatimi i Glauk Konjufcës për Kryeministër është pa dyshim momenti më delikat në këtë fazë të ngërçit politik në vend. Disa e shohin si manovër për të zvarritur kohën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në fund të dhjetorit, e disa të tjerë si një përpjekje të sinqertë për të krijuar një qeveri afatshkurt që do t’i shërbente stabilitetit të shtetit.
Unë e shoh si një mundësi për krejta subjektet– ndoshta të fundit – për të nxjerrë në dritë të diellit, të pastër si kristali, se kush në politikën e Kosovës vërtetë e vendos interesin shtetëror dhe kombëtar mbi ambiciet personale e llogaritjet partiake.
Ish-opozita, në vazhdimësi, ka përsëritur se nuk dëshiron koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. E drejtë legjitime e tyre! Si pasojë, megjithëse LVV doli e para në zgjedhjet e fundit, nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë për të formuar qeverinë. Në të njëjtën kohë, partitë e ish-opozitës po ashtu kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë as me njëra-tjetrën. Pra, në këtë mozaik “as me ata, as me këta,” mbetemi pa një rrugëzgjidhje funksionale për vendin.
Por nëse këto qëndrime janë të palëkundura sot, çfarë do të ndryshojë pas zgjedhjeve të reja të dhjetorit? A do të transformohet përbërja e Kuvendit në mënyrë të tillë që të ndryshojë substancialisht matematika parlamentare? Vështirë! Lëvizje do ketë, por jo aq sa për të zhbërë logjikën e bllokimit të tanishëm.
Atëherë, a nuk do të gjendemi sërish në të njëjtën situatë? Dhe, nëse partitë janë të gatshme të ndryshojnë qëndrimet e tyre pas zgjedhjeve eventuale të dhjetorit, pse nuk e bëjnë këtë TANI – duke kursyer qytetarët dhe shtetin nga një proces tjetër zgjedhor brenda pak jave?!
E gjithë kjo situatë është pasojë e egove të theksuara dhe e mungesës së përgjegjësisë politike. Në vend që të mendohet për shtetin, po mendohet për interesin elektoral të partive. Në vend që të vendoset arsyeja kombëtare, mbizotëron kalkulimi partiak.
Por shtetet nuk ndërtohen mbi egot, ndërtohen mbi fisnikërinë e përgjegjësisë.
Për këtë arsye, besoj se Glauk Konjufca ka në duar një mundësi historike: të dëshmojë se shteti është mbi partinë. Nëse ai vërtetë dëshiron t’i shërbejë Kosovës, duhet t’i ofrojë Kuvendit një QEVERI JOPARTIAKE (jo një të LVV-së se ajo veçse nuk u votua), me njerëz profesionistë, të ndershëm dhe kombtarisht të dëshmuar — një ekip që të ketë një mandat të qartë disa mujor për të kryer detyrat më të rëndësishme shtetërore deri në pranverë, kur më pas zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në mënyrë të organizuar dhe me maturi politike.
Nëse një qeveri e tillë propozohet me program specifik, edhe ish-opozita duhet ta votojë atë, jo si akt politik, por si akt shtetëror.
Kjo do të ishte rruga që nderon të gjithë – dhe mbi të gjitha, e nderon Kosovën. Në këtë mënyrë, edhe Konjufca, edhe ish-opozita, do të dilnin faqebardhë nga kjo katrahurë politike, duke treguar se mbi gjithçka, ata dinë të mbajnë barrën e fisnikërisë shtetërore.
Në të kundërtën, nëse edhe kjo mundësi shfrytëzohet për lojëra e kalkulime, frikësohem se po e fusim vendin në një rreth vicioz bllokimi që vetëm e dëmton të ardhmen tonë të përbashkët.
Kosova sot ka nevojë për njerëz që ndërtojnë unitet në dallime, jo mure; që frymëzojnë besim, jo përçarje; që vendosin shtetin para vetes.
Sepse, në fund, shteti është amaneti më i madh që një brez mund t’i lërë tjetrit.”

 

 

 

Tags: Faton Bislimi

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Fisnikëria e Përgjegjësisë dhe Loja e Egove Politike

Fisnikëria e Përgjegjësisë dhe Loja e Egove Politike

6 Nëntor, 2025
Analizë mbi librin ‘Për shqiptarët’ të Aleksa Bogosavleviqit (1897)

Analizë mbi librin ‘Për shqiptarët’ të Aleksa Bogosavleviqit (1897)

3 Nëntor, 2025
KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

3 Nëntor, 2025
Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

Ligji i Vasojeviqëve dhe transformimi i një fisi shqiptar në bartës të ideologjisë antiosmane!

29 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In