A thua ka në mëndje Klement Ndoni një projekt për memorialin e Masakrave Greke të 1913-1914-ës ndaj bashkisë Këlcyrë?! Apo nuk do kryefirmëtari? Klement, ti ndoshta nuk i dëgjon ende gjylet në Këlcyrë që villte topi i andartëve i vendosur në Mbrezhdan?
Ndoshta do të duhet të dëgjosh edhe gjylet e këtij topi kur e zhvendosën në Topojan dhe i binin Shqiptarëve luftëtarë përtej Dërrasës së Kajcës që zbrapsën Andartët e Zografos nga qafa e Vëndreshës?
Apo nuk ka mbetur gjurmë zjarri e andartëve Grekë nga Këlcyra në Bedyqas, Topojan, Zhepovë, Kajcë, Toshkëz, Vinokash, Bubës, Tri avgatë e Komarit, Ballaban e Mazhan?
Apo nuk zihet më në gojë historia e masakrave të Dëshnicës për sa e sa dhjetra Shqiptarë martirë
fëmijë të mitur,
gra shtatzëna dhe
burra të therur me thikë, çarë me bajonetë a të shpuar me plumb?!
Klement,
ti po shkon!
Edhe në rrugën Janullatos, në mes të Këlcyrës do të shfaqet papa Gjorgjiu me top, derisa të kesh në plan ta bësh këtë memorial për ti treguar Europës se toka Shqiptare e Përmetit nuk u dogj përfare nga kryqëzata Heleniste!
Bashkia e Këlcyrës është zbrazur e fshatrat përhumben një nga një.
Ndoshta ti ke frikë ti vizitosh se të ha zbrazëtia. Të paktën të shkoje e mësoje në terren se në ç’gjëndje janë sot fshatrat që dogji Greku i parë në bashkinë tënde?!
Bëje, për emrin tënd këtë memorial! Për qytetin tënd!
Më shumë bëje për Shqipërinë këtë memorial për masakrat Greke ku të shkruash të gjithë martirët me emër nga të gjitha familjet e bashkisë Këlcyrë.
Fundja, fute me inat këtë memorial në paketën e maleve të Dëshnicës!
Bëja peshqesh kryefirmëtarit!
Ai pastaj le të turfullojë si për lapidarin e masakrës së Hormovës, që ju bë tërmet-Tërmetit!
Karrikja ka punuar për ty Klement!
Të paktën, bëj një punë për të mos e harruar kujtesën kombëtare!
Kështu, do mbetesh në historinë e Këlcyrës,
që kur ta dhanë ty këmborën ta tundje, ti bëre një punë të hajrit!
Të fala, Kërshëndellat janë afër.
Ky mandat është i fundit.










Discussion about this post