Dardania Press
E premte, 3 Tetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kultura

Shkolla shqipe në Dacaj kremton Ditën e shkollës!

NË Dacaj të komunës së Rozhajës, shkolla e vetme e Shqipërisë së Epërme - Sanxhak kremetoi Ditën e shkollës. U përkujtua viti 1943, themelimi i shkollës; 1956/1958 ndërtimi i shkollës. 26 shtator 1968/ fillimi i mësimit në gjuhën amtare/gjuhën shqipe.

27 Shtator, 2025
in Kultura, Sanxhaku
17 0
0
Shkolla shqipe në Dacaj kremton Ditën e shkollës!
20
SHARES
244
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i shkollës Sh. Daci në faqen e shkollës në facebok shkroi:

“Si çdoherë, me rastin e Ditës së shkollës organizuam manifestim kulturor ku nxënësit përformuan me recitime e këngë duke i dhënë kësaj dite një dritë të veçantë.
Gjithashtu, miq të kësaj shkolle ishin mysafirë tanë, si nga vëndi ashtu edhe nga diaspora.
Drejtori ceki momentet me të rëndësishme në historin e kësaj shkolle. 1943, themelimi i shkollës, 1956/1958 ndërtimi i shkollës. 26 shtator 1968/ fillimi i mësimit në gjuhën amtare/gjuhën shqipe. 1974, hapja e klasës se pestë dhe ndryshimi i shkollës katërvjeçare në atë tetvjeçare. 1990 pavarësimi nga shkolla e bashkuar e komunës. 14 maj 2020 vënia e zjarrit shkollës me ç rast u dëmtua objekti por edhe shumica e dokumentacionit pedagogjik. 2023 renovimi i shkollës nga themeli. Falenderoi mysafirët për rrugëtimin e bëre nga vënde të largëta duke na nderuar me prezencen e tyre. Falënderoi punonjësit e shkollës, stafin e mësimdhënsëve të cilet bejnë çmos për arrtijen rezultateve sa më të mira. Respekt të veçantë për punonjësit ndihmës, Afrim, Elmedina e Samir si punonjës kryesor në përgatitjen e kushteve për punë pa të cilët asnjë ditë arsimimi nuk do të mund të realizohej.
Sokol Daci, mësuesi i parë i kualifikuar i këtij vëndi përshkroi përvoja nga puna në ketë shkollë prej më shumë se 40 vite. Rëndësin e kujdesit për ketë shkollë. Momentin emocionues kur për her të parë ka filluar të zhvilloj mësimin në gjuhën shqipe ku thot: ” nxënës, prej sot do të këndojmë shqip derisa në mënd e kisha të them: prej sot do të mësojmë në gjuhën shqipe”.
Përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi z.Fadil Ulaj, falënderoj nxënësit për mësimi që mësojnë, prindërit për mbështetjen që i japin shkollës dhe në veçanti stafin e arsimtarëve të cilët kryejn me zell punën më fisnike / mësimdhënien.
Nga Tuzi ka ardhur Kryetari i Klubit Futbollistik “Deçiq”, z.Pal Dreshaj i cili solli shumë e shumë rekuizita sportive, gjithashtu një Mirënjohje shkollës. Në mes tjerash deklaroi se tash e tutje, shkollës Dacaj nuk do të i mungojnë rekuizitat sportive.
Nga diaspora e Gjermanisë, prezent ishin Rexhep Nikçi e Xhevdet Muriqi dy përsonalitet të cilat në të kaluarën e afërt kan kontribuar në përmirsimin e kushteve për punë e mësim, dhe vazhdojnë të punojnë në krijimin e realizimin e projekteve të rëndësishme për shkollën tonë.
Adem Rugova nga Amerika, një veprimtar i njohur, ka qenë mysafir i yni sot. Ai ka prezantuar ide për projekte kapitale, ide të cilat presim të arrijnë në një fazë të rëndësishme, përfundimtare.
Ali Daci, Kryetar i Këshillit të shkollës, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e punës që bëjnë mësimdhënësit e kësaj shkolle, problemet të cilat preokupojnë dhe nevojat e zgjidhjeve infrastrukturore .
Haxhi Lajçi dhe Senida Kuç kan përgatitur program të shkëlqyeshëm festiv me moto “Sa të rrosh, do të mësosh”!
Herbert Pubans, miku ynë i vjeter nga Gjermania, ka dërguar një mesazh me të cilin uron Ditën e shkollës duke vlerësuar lartë punën që bëjnë mësimidhënësit në ketë shkollë. Tregon gatishmeri për mbështetje të metutjeshme të shkollës dhe nxënësve duke përgatitur çmime të vlefshme për nxënësit më të suksesshëm.
Me neve ishte edhe Luan Kukaj, drejtor i Sh.F. Xhafer Nikoçeviq” nga Gucia. Raportet e mira mes shkollave shqipe i zhvillojmë dhe bashkpunimin e ngritim në nivel më të lartë.
Prezent ishte edhe Hysen Daci, veterani i arsimit dhe anëtar i Këshillit të Shkollës.
Enisa dhe Arnesa kan kryer aktivitetet e dekorimit dhe përcjelljen medijale të programit.
Radio televizioni lokal RTR në krye me redaktorin për programin në gjuhën shqipe Artan Daci, me zell ka përcjellur programin.
Senada, Jetmir, Saranda, Husein, Gjylsha, Hilmi, Sabina, në kuadër të aktiviteteve të rregullta prezantuan.
Gëzuar Ditën e shkollës!”

 

 

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Shqiptarët e Sanxhakut ndërmjet autonomisë fisnore dhe kryengritjeve shqiptare (1885–1912)

Shqiptarët e Sanxhakut ndërmjet autonomisë fisnore dhe kryengritjeve shqiptare (1885–1912)

2 Tetor, 2025
40 VJET MË PARË, KUR DIOGUARDI U ZGJODH NË KONGRES, E GJITHË AMERIKA KTHEU KOKËN

40 VJET MË PARË, KUR DIOGUARDI U ZGJODH NË KONGRES, E GJITHË AMERIKA KTHEU KOKËN

30 Shtator, 2025
Dëshmi e histori e dhëmbjes dhe sakrificës

Dëshmi e histori e dhëmbjes dhe sakrificës

29 Shtator, 2025
Goranët dhe Torbeshët në optikën boshnjake: një analizë kritike e tekstit të Esad Rahić

Goranët dhe Torbeshët në optikën boshnjake: një analizë kritike e tekstit të Esad Rahić

29 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In