Dardania Press
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Kisha Greke dhe nazistët Gjermanë janë bashkëautorë të genocidit Grek 1944-1945 ndaj Shqiptarëve të Çamërisë

Artur Vrekaj: Genocidi Grek 1944-1945 ndaj popullsisë Shqiptare të Çamërisë është pjesë e MegaIi Idea të Koletit e vitit 1844 për krijimin e Greqisë e Madhe në hartën e ish-perandorisë Bizantine  ku Shqiptarët si komb duheshin shfarosur.

28 Qershor, 2025
in Vështrime
15 0
0
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !
17
SHARES
216
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Patriarkana dhe Kisha Greke qysh nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të kishte në misionin e saj asgjësimin e kombësisë Shqiptare në Greqi dhe Shqipëri të Jugut. Ato u bënë një me Portën e Lartë kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Shkollat Shqipe ndaloheshin ndër Shqiptarët e Ballkanit.

Mitropoliti i Paramithisë Neofiti në raportin e tij më 27 korrik 1909 këmbëngulte që të mos dërgoheshin mësues Shqipfolës në fshatrat Shqiptarë të mitropolisë së tij.

Më 1913 Dhespoti Neofiti është ndër organizatorët e masakrës së Selanit në Paramithi duke ekzekutuar 72 krerët Çamë.

Genocidi Grek 1944-1945 është kapitulli i fundit i shfarosjes në masë të Shqiptarëve të Çamërisë .

Misioni Britanik në Greqi është bashkëurdhërues  për genocidin Grek ndaj Çamëve.Koloneli Woodhouse drejtues i misionit e pranon këtë fakt.

Më 1940 kur Italia hyri në luftë me Greqinë djemtë dhe burrat e Çamërisē i internuan në ishujt e Egjeut.Shumë vdiqën nga kushtet dhe torturat.Kjo është një pjesë e genocidit Grek.

Ka një dëshmi Greke në librin e autores Greke Eleftheria Manda me titull “Çamët myslimanë të Epirit”.

Dokumentohet në këtë libër se ” Çamët Ortodoksë ishin Grekë, kurse Çamët myslimanë ishin Shqiptarë”…duke shprehur qartazi qëndrimin e fshirjes së kombësisë Shqiptare prej shtetit dhe kishës Greke kundrejt popullsisë Çame.

Një dëshmi ilustruese dokumentare në gjuhët Shqipe, Greke dhe Angleze është libri i historianit Arben LLalla me titull “Kolaboracionistët Grekë, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri”. Ushtria e Napolon Zervës në vitet e genocidit 1944-1945 merrte gjithashtu urdhra për shfarosjen e Shqiptarëve të Çamërisë edhe nga kisha autoqefale Ortodokse e Greqisë.

Në fillim të Nëntorit 1943 mitropoliti Doroteu i Paramithisë ishte në zyrat e komandës Gjermane në Paramithi dhe më pas u bë pjesë e ushtrisë së Zervës, krahu i djathtë i tij. Ai u përfshi në bisedimet e EDES me gjermanët në dhjetor 43 – tetor 44. Ky mitropolit, Doroteu ishte përfaqësues i EDES në marrëveshjen me Gjermanët për tërheqjen nga Korfuzi.

Majori Gjerman Shvarc, komandant i garnizonit kishte vendosur këtë shpallje në zyrën e komunës së Paramithisë:

“Mitropoliti i Paramithisë, Doroteu është përfaqësues i qeverisë Greke dhe në mbrojtje të forcave Gjermane. Çdo atentat kundër tij do të konsiderohet si atentat kundër forcave gjermane dhe do të ndëshkohet rreptësisht.”, shkruar sipas Krapsites në Historia e Paramithisë.

Më 3 Qershor 1944, mitropoliti Doroteu marshonte me EDES në Paramithi e më tej në fshatrat e Çamërisë duke planizuar dhe kryer vrasje çnjerëzore ndër Shqiptarë.

Më 27 Qershor 1944 Mitropoliti Dorotheu priti në Mitropoli të Paramithisë Ushtrinë e Zervës që në orët e para të mëngjesit.

Më pas filloi horrori.

Kisha Greke me priftërinjtë saj tashmë ushtarakë pjesë komanduese e EDES kërkonte çarmatosjen e Çamëve që ta kishin më të lehtë kontrollin ndaj tyre. Doroteu, ky klerik Grek u bë udhërrëfyes i genocidit 1944-1945 pasi ai njihte mirë liderët e rezistencës Çame, territorin dhe ndërkohë fliste mirë gjuhën Shqipe.

Takimet e tij me Çamët kishin synim asgjësimin fizik të tyre.

Gjithashtu, pranë Zervës ishte prifti Serafeim ose Visarion Tika, ushtar i EDES që kreu masakra mbi Shqiptarët e Çamërisë dhe u shpërblye si mitropolit i Artës më 1949 dhe i Janinës më 1958.

Mitropoliti i Janinës Spiridon Vllahu për veprimtarinë e tij kundër Shqiptarëve  u shpërblye duke u emëruar si kryepeshkop i Athinës dhe Greqisë më 1949, 4 vjet pas genocidit.

Kisha Greke e Greqisë ka veprimtarinë e saj disashekullore antiShqiptare tashmë një njollë të zezë edhe për bashkëpunimin e klerikëve të saj me Gjermaninë Naziste.

Shteti dhe Kisha Greke kanë 80 vjet që nuk e njohin Çështjen Çame dhe genocidin ndaj Çamërisë.

Asnjë lloj falje nuk kemi nga Kisha Greke dhe Greqia. Si peshqesh kemi nga klasa politike e Tiranës dhe Patriarkana Greke kryepeshkopin Janullatos. Ndërkohë, ne kemi ende në veprim në Shqipëri dhe në diasporë lobin Grek që bashkëpunon me politikanë apo klerikë Shqiptarë që i shërbejnë shtetit, Kishës Greke dhe Patriarkanës Greke të Stambollit.

Të dashur bashkëkombas!

Në kuadër të 80 vjetorit të Genocidit Grek ndaj Çamëve dhe Çamërisë, si anëtar i Federatës PanShqiptare Vatra dëshiroj që në Vatra bashkë me kryetarin Elmi Berisha duhet të punojmë të arrijmë një Seancë Dëgjimore në komisionin e Të Drejtave të  Njeriut në Kongresin Amerikan me dëshmitarët e gjallë të Genocidit Grek ndaj Çamërisë.

Ndërkohë, ne duhet të financojmë një Dokumentar Për Çështjen Çame me dëshmi nga Çamët dëshmitarë që janë ende gjallë për Genocidin Grek ndaj Çamërisë për ta arkivuar në Librarinë e Kongresit Amerikan dhe në universitetet Amerikane për tu bërë pjesë e studimeve Amerikane .

Çamët e mbijetuar ende flasin Shqip në Çamëri!

E paharruar qoftë Çamëria!

 

Ju faleminderit!

 

 

 

Tags: Artur Vrekaj

Diskutim rreth këtij postimi

  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In