Dardania Press
E premte, 16 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

Albin Kurti: Ukshin Hoti u arrestua më 1994 dhe u dënua për aktivitetin politik të tij me 5 vite burgosje. Dënimi i tij do të merrte fund më 17 maj 1999, por një ditë më herët, më 16 maj, autoritetet e Burgut të Dubravës ku ai po e vuante dënimin e nxorën nga burgu dhe e zhdukën.

16 Maj, 2025
in Vështrime
13 0
0
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit
15
SHARES
191
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Kurti përkujton zhdukjen e  Ukshin Hotit:

“Në dokumentin e lirimit të Ukshin Hotit, i lëshuar me numër protokolli 24-2241-05 dhe i nënshkruar nga Drejtori i Burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq, dëshmohet që Ukshin Hoti është liruar formalisht më 16 maj 1999. Në një letër të shkruar me dorë nga autoritetet e burgut, gjatë një strukturimi të të burgosurve, ku shihen të listuar emrat e të burgosurve të Krahut 13 D, nga dhoma nr. 14 deri te dhoma nr. 22, kuptohet që Ukshin Hoti ishte i vendosur në dhomën nr. 22, me numër rendor 6. Por ndryshe nga emrat e të burgosurve të tjerë, emri i Ukshin Hotit duket që është fshirë duke i rënë me laps sipër, kurse pranë emrit të tij është shkruar vërejtja: “ka mbaruar dënimin”.

Ukshin Hoti u nxor prej dhomës së burgut nga mbikëqyrësi Branko Komatina, duke mbajtur me vete vetëm një thes me gjërat e tij personale dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për të. Këtu është karta e identitetit të mbikëqyrësit Branko Komatina dhe e drejtorit të burgut, Aleksandër Rakoçeviq, si dy nga personat e përfshirë në skenarin e zhdukjes së Ukshin Hotit. Por emrat e zyrtarëve shtetërorë serbë të përfshirë në këtë rast, ndjekin një zinxhir që shkon deri te nivelet e larta ministrore dhe qeveritare të Serbisë.
16 maji i vitit 1999, dita e lirimit të Ukshin Hotit nuk ishte dita e daljes së tij në liri, por dita e zhdukjes së tij. Që nga ajo ditë, Ukshin Hoti është një ndër personat e zhdukur me dhunë nga forcat dhe autoritetet shtetërore të Serbisë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Në ditët pasuese pas zhdukjes së Ukshin Hotit, autoritetet shtetërore të Serbisë kryen një masakër të madhe dhe të llahtarshme ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, një tjetër krim shtetëror ky i Serbisë.
Megjithëse këto dokumente sikur edhe të tjera relevante janë publikuar që në vitin 2011 nga Ukë Thaçi në librin “Masakra në burgun e Dubravës” dhe megjithëse shumë të burgosur të tjerë në Burgun e Dubravës atë kohë, kanë dëshmuar për rrethanat e zhdukjes së Ukshin Hotit, sistemi prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës, nuk ka ngritur aktakuzë qoftë dhe në mungesë të të dyshuarve, për rastin e Ukshin Hotit.
Mungesa e veprimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës mbetet boshllëk i dhimbshëm në përpjekjen tonë kolektive për drejtësi dhe për të vërtetën. Institucionet tona të drejtësisë e kanë obligim moral dhe kushtetues që të veprojnë me përgjegjësi, për të mos lejuar që harresa ta zëvendësojë drejtësinë.
Republika e Kosovës kërkon zbardhjen e plotë të rastit të zhdukjes së Ukshin Hotit dhe drejtësi për të, sikur edhe për të gjithë të zhdukurit e tjerë me dhunë. Politikani e profesori Ukshin Hoti do të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës e unike të mendimit politik shqiptar.”

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In