Dardania Press
E premte, 13 Shkurt, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Bota

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën për Kosovën.Në këtë dokument kërkohet që dialogu me Serbinë të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje ligjërisht obliguese – e bazuar në njohjen e ndërsjellë, shkruan Bota sot!

7 Maj, 2025
in Bota, Vështrime
19 0
0
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën
22
SHARES
278
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në të njëjtin dokument, kërkohet edhe heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Thuhet se Kosova i ka përmbushur kriteret për këtë.

Autori i draftit, eurodeputeti Riho Terras, i ka quajtur këto masa të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi.

“Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur axhendën evropiane në Kosovë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i shfuqizojmë masat dhe ta lëmë Kosovën të përparojë me fondet që ofrojmë”, tha Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mbështet anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s. U bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën – që ta njohin pavarësinë e saj.

Në dokument shprehet shqetësim për situatën e sigurisë në veri të vendit, veçanërisht pas sulmit në Banjskë dhe incidentit në kanalin Ibër–Lepenc.

Parlamenti shpreh keqardhje që Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht autorët e sulmit terrorist në Banjskë, duke përfshirë edhe Millan Radoiçiqin.

Paralelisht, Parlamenti Evropian ka miratuar edhe një Rezolutë për Serbinë ku Serbia kritikohet për lidhjet me Rusinë dhe për përpjekjet për destabilizim të rajonit.

Kërkohet që ndihma financiare për Serbinë të rishqyrtohet – nëse ajo vazhdon bashkëpunimin me Rusinë.

“Deklaratat e udhëheqësve serbë në lidhje me angazhimin e tyre formal ndaj integrimit evropian tingëllojnë vërtet jo bindëse. Ndërsa po planifikohet një udhëtim në Moskë dhe marrëveshje të reja energjetike me Rusinë këtë javë, nuk ka në horizont reforma të nevojshme që janë thelbësore për një rrugë të suksesshme evropiane. Në fund të ditës, anëtarësimi në Bashkim është para së gjithash përgjegjësi e shtetit anëtar, jo një alibi për të shmangur përgjegjësinë e vet për problemet e vendit”, tha Tonino Picula, raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian.

Rezoluta kritikon edhe të ashtuquajturën “politikë përkëdhelëse” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë.

Dhe i bën thirrje Komisionit që të flasë me një gjuhë më të qartë ndaj Beogradit zyrtar.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

12 Shkurt, 2026
Albin Kurti prezanton kabinetin e ri dhe programin qeverisës

Albin Kurti prezanton kabinetin e ri dhe programin qeverisës

12 Shkurt, 2026
Radoje Pajović, Pavle Đurišić dhe dokumentimi i krimeve çetnike në Bihor (janar 1943)

Radoje Pajović, Pavle Đurišić dhe dokumentimi i krimeve çetnike në Bihor (janar 1943)

10 Shkurt, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Leposaviq – Prishtina: Shoferi i një Citroen përplas një kamion nga Novi Pazari

Aksident i rëndë në rrugën Leposaviq – Prishtina: Shoferi i një Citroen përplas një kamion nga Novi Pazari

7 Shkurt, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In