SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE PRESHEVË
PERSONALITETE SHKENCORE SHQIPTARE NË ALBANOLOGJI NGA LUGINA E PRESHEVËS DHE VISE TË TJERA SHQIPTARE
(Konferencë shkencore e mbajtur në Preshevë, më 28 e 29 tetor 2023)
Prishtinë, 2024
Kontributi i Dr. Ejup Mushoviq për Albanologjinë
Ismet Azizi, Gjilan,
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”
Shkurtore
Sanxhaku paraqet një hapësirë gjeografike të veçantë territoriale dhe administrative, me traditë dhe subjektivitet të gjatë e të lashtë historik e kombëtar. Në aspektin ushtarak nocioni “Sanxhak” ka kuptimin e flamurit. Sanxhaku i Pazarit të Ri, si njësi administrative-territoriale ka pushuar në vitin 1902, kur nga ai janë ndarë shumë kaza dhe është formuar Sanxhaku i Senicës, ndërsa Jeni Pazarit si kaza i bashkohet Sanxhakut të Prishtinës, duke mbetur kështu deri në vitin 1912; vit ku në të cilin Sanxhaku do të okupohet dhe aneksohet nga Serbia.
Të dhënat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike flasin se Sanxhaku nga lashtësia zanafillore ka qenë e banuar nga Ilirët. Emrat gjeografik, emervendet, pra toponimet e mikronimet e para që na bënë t’i njohim pikrisht vijnë nga autori Ejup Mushoviq, për të cilin në këtë punim do të bëhet fjalë. Librin e parë që sot kemi në dorë “Novi Pazar i okolina”, është e autorit Mushoviq ku na u është dhënë ratsi të mësoj për Sanxhakun e Pazarit të Ri. Nëpërmjet publikimeve të Mushoviq, kem ra në kontakt edhe me autorët tjerë të cilëve ai iu është referuar në botimet e tia.
Autori Mushoviq është i pari historian i Sanxhakut që ka studjuar trevën e Sanxhakut verior përkatësisht Rrafshanaltën e Peshteterit që ka hulumtuar gjenezen e popullësisë së kësaj krahine, e cila është populluar me fise shqiptare. Në të jëjtën kohë na njofton për të gjeturat arkeologjike ilire të kësaj treve, dhe vazhdimësinë iliro arbrore e dardane.
Fjalët kyqe: Sanxhaku, Iliria, fiset shqiptare, etnogjeneza, toponimet, arkeologjia, patronimet,
1. Biografia e Dr. Ejup Mushoviq
Ejup Mushoviq është historiani kryesor i krahinës Sanxhakut dhe një nga studiuesit më të mëdhenj të krahinës së Sanxhakut dhe trashëgimisë së tij kulturore dhe historike në përgjithësi. Ai lindi në vitin 1930 në Suhodol të Tutinit. Shkollën fillore e kreu në Suhodol, të mesmen në Novi Pazar dhe Fakultetin Filozofik në Beograd, ku u diplomua në vitin 1957 në Degën e Historisë.
Pas përfundimit të studimeve punoi fillimisht si mësues historie, e më pas drejtor në shkollën fillore “Bogolub Çukiq” në Tutin.
U shpërngul nga Tutini në Novi Pazar dhe në dekadën e ardhshme punoi si profesor i historisë në Shkollën e Mësuesërisë dhe gjimnazin vendor. Në të njëjtën kohë, ai merret me kërkime shkencore dhe shkrime.
Në periudhën nga viti 1959 deri në vitin 1971 ishte drejtor me honorar i Muzeut e Novi Pazarit “Ras”, ndërsa nga viti 1971 zyrtarisht u emërua drejtor i këtij institucioni. Që atëherë, ai filloi të merret më intensivisht me trashëgiminë kulturore dhe historike të Novi Pazarit, Tutinit dhe rrethinave të tyre, në të njëjtën kohë duke nisur një sërë projektesh për të hedhur dritë mbi shumë ngjarje dhe dukuri të rëndësishme nga e kaluara e Novi Pazarit dhe Rajoni i Sanxhakut në përgjithësi. Hulumtimi sistematik arkeologjik i kësaj zone, si dhe hulumtimi kompleks i trashëgimisë kulturore (historike, historiko-artistike, etnografike etj.), si dhe punimet për konservimin, restaurimin dhe prezantimin e monumenteve të kulturës së Sanxhakut në atë zonë. periudha do të shënojë progres të konsiderueshëm, gjë që do të rezultojë në një zhvendosje të konsiderueshme në zbardhjen shkencore të shumë detajeve që lidhen me këtë rajon dhe jetën në të nëpër periudha të ndryshme historike.
Në vitin 1977 botoi një revistë shkencore Novopazarski zbornik, i cila me kalimin e kohës u shndërrua në një institucion të posaçëm shkencor-kërkimor e kulturor me reputacion të lartë dhe një nga botimet kryesore të këtij lloji në të gjithë Serbinë.
Krahas punës në Muze është angazhuar intensivisht në punë shkencore dhe kërkimore, kështu që në vitin 1978 në Fakultetin Filozofik në Beograd mbrojti doktoraturën me titull “Etnički procesi i etnička struktura stanovništva Novog Pazara”. “Proceset etnike dhe struktura etnike e popullsisë së Novi Pazarit”.
Ejup Mushoviq shkroi një numër të madh veprash e librash shkencore dhe të tjera, nga të cilët veçohen:
– Novi Parar i Okolina, (Novi Pazari me rrethinë) 1969, Etnografski institut SANU, Beograd
– Etnički procesi i etnička struktura stanovništva Novog Pazara (Proceset etnike dhe struktura etnike e popullatës së Novi Pazarit); Etnografski institut SANU, 1979, Beograd
– Tutin i okolina (Tutin dhe rrethina);. Etnografski institut SANU, 1989, Beograd
– Stanovništvo sjeničkog i tutinskog kraja, 1989 Popullsia e trevës së Sjenicës dhe Tutinit), Etnoantropološki problemi (monografije, knjiga br. 8), Beograd.
– Novopazarski jevreji[1]
– Kasarna u Novom Pazaru[2]
– Muslimani Crne Gore od pada Zete 1499, 1997, Muzej Ras, Novi Pazar
– Bogoljub Čukić, hero kombëtar;
– Popullsia myslimane e Malit të Zi nga rënia e despotizmit në 1459 dhe fati i saj; (Crne Gore od pada Zete 1499. Muzej Ras, 1997, Novi Pazar)
– Xhamitë në Novi Pazar;
– Sermia; Myslimanët e Malit të Zi (botim pas vdekjes).
– “Nešto o novopazarskim jevrejima i njihovoj sudbini u Drugom svetskom ratu”. Jevrejski almanah 1965/67. Savez jevrejskih opština Jugoslavije, 1967, Beograd
Përveç librave, mjaft domethënës janë edhe veprat e tij të botuara në revista të ndryshme shkencore, antologji, periodikë e gazeta të tjera.
Mushoviq vdiq në moshën 65 vjeçare në Novi Pazar dhe u varros në varrezat e qytetit të Novi Pazarit në Gazilar.
2. Ejup Musoviq: Novi Pazar i Okolina, 1969, Beograd. – Dr. Ejup Mushovoiq, Pazari i Ri dhe rrethina,
Ndër veprat e para ku autori Mushoviq jep argumente të fuqishme se Sanxhaku i Pazarit të Ri , në vazhdimësi ka qenë i banuar nga Ilriët dhe pasardhësit e ty re shqiptarët është kjo vepër .
“Të gjitha këto të dhëna, flasin se lugina e lumit Rashka ka qenë e banuar nga Ilirët, edhe at me dendësi shumë më të madhe se trevat tjera dhe ma tepër se sa është menduar deri vonë. Këtë e dëshmojnë edh shumë toponime, të cilat janë ruajtur deri në ditët e sotme, të cilat supozohet se janë me prejardhje ilire: Ibar, (i bardh-plav, penučav, bistar), Ras ( rrasa-ploča), Peshter (peshë, terr-mrak, tersi-suvo) Vapa (žega-umorina), Lim (lum-reka.[3]
Në këtë libër autori shkruan për ardhjen e Isa Boletinit me ushtarët e vet në Pazar të Ri, në prag të fillimit të Luftrave ballkanike, dhe kohën kur liroi nga burgu të gjith të burgosurit, dhe pa u penguar nga askush[4]
Autorti në këtë vepër tregon për pjesmarrjen ushtarëve shqiptarë në mbrojtjen e Pëazarit të Ri nga Serbia në vitin 1912 ku shkruan : “ Në kazermmëne të Novi Pazarit ishin 1500 ushtar shqiptarë e musliman.
Për Lëvizjen kaçake në Sanxhak autori shkruan“Pas Luftës së së I-rë botërore deri në vitin 1929, nëpër Sanxhak kanë vepruara disa grupe kaçakësh nga 10 – 25 anëtarësh, e që iu prinin: Jusuf Mehonjiqi, Husein Boshkoviq nga treva e Bjellopolës, Feriz Sallkoviq nga rrethi i Tutinit duke plaçkitur serbët, por nuk i kursenin as myslimanët. Thonin se nuk pajtoheshin me regjimin e ri, dhe për këtë arsye aksionet e tyre ishin të drejtuara kundër qeverisë së atëhershme”.[5]
Nga aksionet më serioze në territorin e trevës së Novi Pazarit, duhet përmendur, tentim atentatin ndaj Zhivko Shushiqit, kryeshefit të rrethit nga Novi Pazarit, i cili konsiderohej armik i madh i myslimanëve [6]
Organet policore dhe ato të xhandarmërisë nuk mundën të iu bëjnë ballë grupeve kaçake, dhe në vitin 1923 iu vjen në ndihmë Kosta Peçanac. Qeveria i jep urdhër Peqanacit ta “rregulloj” gjendjen në Sanxhak.
Për Partinë politike ztë kohës përkatësisht “Xhemijetin” autori rolin e Aqif Bëytës si sekreta të dhe lidar i Xhemijetit për Samnxhak e vlerëson se Vljyta i takonte rrymës shqiptare, që nuk donte të bashkëpunonte me partitë boshnjake të Bosnjës.[7]
Në vazhdim për rolin e ëetnikëve për ta “qetësuar” Sanxhakun, shkruan: “Kalimi i çetnikëve të K. Peçancit nëpër trevat e N. Pazarit, Sjenicës dhe Tutinit është përcjellur me terror ndaj popullsisë Myslimane -shqiptare. Peçanac së pari e rrahu me shuplaka kryetarin e komunës Qamil-beg Ejubegoviqin, mandej njerëzit me autoriteti maltretoheshin në mënyra të ndryshme. Ushtarët e tij pamëshirë plaçkitnin, dërmonin popullsinë, nënçmonin, vritnin më së shpeshti njerëzit e ndershëm dhe krejtt pafajshëm”.
“Vetëm në fshatin Starqeviq gjatë një dite në orët e hershme të mëngjesit vranë 27 persona, në mesin e tyre edhe 5 gra, ndërsa në Mojstir vojvoda i K. Peqanacit i vrau tre Xhekoviq (Xhekaj). Nuk ka qenë i vogël edhe numr i viktimave edhe në vendet tjera, ndërsa numri i atyre që janë bërë të pa aftë për jetë nuk është vërtetuar. Pas aksioneve të Peqancit, numri i aksioneve të kaçakëve është zvogëluar. Megjithatë mbeti grupi më i madh në krye me Jusuf Mehonjiqin, i cili në Brodarevë, i ka mundë çetnikët, të cilët mandej janë tërhequr” [8]
“Presioni ndaj Muslimanëve nuk u zvoglua as pas largimit së K Peqancit, por është vazhduar pothuajse dhe arriti kulminacionin gjat kohës së zgjedhjeve të viti 1925 kur duhej të fitonte partia e Pashiqit. Dukej se myslimanët nuk do të votonin, dhe duhej në një formë të detyrohen ta mbështesin.”[9]
Në vazduiim autori Mushoviq shkruan: Në prag të zgjedhjeve, në Novi Pazar, qëndroi edhe prefekti “ i Madh”, nga Çaçaku. Ai zhvilloi njjë aktivitet të madh parazgjedhor, vazhdoi t’i përvetësoj Muslimanët për Partinë Radikale. I tuboi, bile edhe hyri nëpër xhami dhe bisedoi me popullatën. Ishte dal lajmi se Muslimanëtduan të lidhen me Kroacinë dhe për këtë arsye u dyshuan disa përsona dhe ishin penguar ta bëjnë këtë. Në ditën e zgjedhjeve, më 8 shkurt 1925 kaloi i përcjellur me teror të madh. Në prag të zgjedhjeve u gjuajt me armë për të frigësuar popullatën. Në orët e hershme të mëngjesit nga fshatrat kishin ardhur masë e madhe e fshatarëve serb, të ndarë në grupe iu kishin bashkuar patrollimeve xhandare të cilët lëviznin nëpër rrugë me qëllim të frikësimit të popullatës. Pas orës 10-të filloi maltrtimi i qytetarëve emiment, mandej i atyre për të cilët mendohej se ishin kundër partisë Radikale. Popullata filloi të largohrj nga rrugët, të mbyllet në shtëpitë e tyre. Bile edhe ata të cilët ishin caktuar në vendvotimi të përcjellin zgjedhjet i kishin lëshuar vendet e tyre dhe ishin futur brenda shtëpive të tyre. Pas orës 11 nuk ka pasur asnjë qytetarë musliman në rrugë. Atë ditë, sipas Mija Radoviqit, janë rrahur , rreth 200 mysliman. Në zgjedhjet e zhvilluara në ato kushte fitoi Zhivko Shushiq[10]
“Pas zgjedhjeve terori vazhdoi, aq sa nuk u kursyen edhe nga vrasjet. U vranë Bedri beg Eminoviqi, vllzërit Bajramoviq, dy nga familja Sharanin, Emin Peçanin (Peja), imami Selim Dugopolac, dhe nji tentim atentati ndaj kryetarit të komunës Emin beg Nuribegoviqin.
Në fshatra janë vu flaka shtëpive të fshatarëve, hambareve, stogjet e sanëve etj. Posaqërisht keq kanë pësuar ata të cilët ishin në gjendje më të mirë materiale. Ata pa kurfar arsye janë arrestuar, rrahur, dhe kanë mund të shpëtojnë vetëm ata të ciët kanë gjet formë për të paguar me para që mos të maltretohen.
Për këto vepra të ndyera dhe terror të paparë lajmet shkuan edhe jasht Serbisë. U paraqiten shkrime nëpër gazeta. U shkruan ankesa, posaqërisht nëpërmjet Xhemijetit, Pas ankersave të shumta dhe ardhjes së zyrtarëve në Novi Pazar, u ndërmorrën masa, shakrkime të ndryshme të eprorëve të xhandarmësrisë. Edhe pse pushoi terroi, vlenë të përmendët se në këtë kohë pushoi së vepruarai “Xhemijeti”. Në zgjedhje e radhës Muslimanët (shqiptarër dhe boshnjakët) votuan për partinë demokrate, sepse në radhët e saje në listë ishte Dr Mehmet Spaho[11]
Në vazdim autori flet për shpërnguljen shpërnguljen në Turqi.
“Duhet të kemi guxim dhe të themi se pjesa ma e madhe e Muslimanëve të këtushëm janë me prejardhje slave, dhe se ka edhe shqiptarë, siq janë Shkreli, Çilerxhiqët etj.”[12]
Mushoviq pati guxim të shkruaj edhe për atetatin ndaj Aqif Blytës, në vitin 1933 roli i tij në rezultatet e zgjedhjeve, dhe kandidatura e Ahmet Dacit, e cila nuk ishte pranuar.
Roli i të rinjëve komunist të cilët kinske iu kan kundërvy pjestarëve të Xhemijetit, pra shqiptarëve në krye me Aqif Blytën.
- Ejup Mušović, Etnićki procesi i etnićka struktura stanovništva Novog Pazara (1979) . Dr. E. Mushoviq: Proceset etnike dhe struktura etnike e popullsisë së Novi Pazarit”.
Punimet e para arkeologjike në këtë trevë kanë fuilluar rastësisht. Në vitin 1952, kishin filluar punimet për ndërtimin e hekurudhës ( punime të cilat kurr nuk përfunduan) Rashkë – Novi Pzar, në periferi të Novi Pazarit, jo larg ish kombinatit të tekstilit “Rashka”, është gërmuar vendbanimi parahistorik – Naprele. Të gjeturat, çeramikat dhe statujat (statute) të cilat ruhen në Muzeun popullor të Beogradit dhe në Muzeun popullor të Kragujevcit, dëshmojnë (tregojnë) se Naprele i takon variantës kosovare të grupës së bizantit.[13]
Gjetja tjetër shumë i rëndësishëmrrjedh nga kisha e Shën Pjetrit në afërsi të Novi Pazarit. Atje janë gjetur:këllëfet e arta – stoli të gdhendura, stili të zbukuruara nga ari, dy rripa të arit bërë nga fletë ari të grryera me dekorim të pasur, pastaj rruaza të shumta nga qelibari, ndër të cilat disa, për nga forma dhe mënyra, performanca dhe me stili, tregojnë ngjashmëri me kulturën greke të ashtuquajturëssë periudhës arkaike ( shekulli VII dhe VI para Krishtit).[14]
Të gjitha këto të dhëna, flasin se lugina e lumit Rashka ka qenë e banuar nga Ilirët, edhe at me dendësi shumë më të madhe se trevat tjera dhe ma tepër se sa është menduar deri vonë. Këtë e dëshmojnë edh shumë topnime , të cilat janë ruajtur deri në ditët e sotme, të cilat supozohet se janë me prejardhje ilire: Ibar, (ibardh-plav, penisav, bistar), Ras ( rrasa-ploca), Peshter (peshë, terr-mrak, tersi-suvo) Vapa (zega-umorina), Lim (lum-reka[15]
Duhet theksuar se kryengritësit serbë, gjatë kryengritjes së parë serbe, nuk kanë mund të llogarisin bashkëpunimin me Klimentët ( Kelmendët ) e Peshterit, me të cilët , gjatë veprimeve të mëparshme kundër turqve, kishin qenë aleatë. Kelmendasit e Peshterit dhe Malësorët tjerë atëherë shumica prej tyre kishte pranuar Islamin dhe Islamin e kishte bërë të vetën, kështu që ata në këtë kohë, veçanërisht në vitin 1809, ishin nëanën e pashës së Novi Pazarit, Ferhat Agës dhe Numan-pashë Pejës.[16]
.Në ktë vepër autori shkruan për rezistencën e Kelnadasëve kundër Perandorisë Osmane: “Kështu që në vitin 181 Osman-pasha Talireviq, muselimi i Novi Pazarit, u detyrua të ik dhe të vendoset në Rozhajë, dhe atje te Ganiqët të gjejë strehim, i ndjekur nga kryengritësit të udhëhequr nga Sali Uglla (lahutar i njohur për Universitetin e Harvardit, I. A), Jusuf Bala, nga Peshteri, dhe Deli Ibrahimi, nga Novi Pazari. Vetëm atëherë Osman-pashës i arrin ndihma nga Kosova dhe arrin ta shuaj kryengritjen e Peshterasëve “i shkatërroi dhe i shpërndau ashtu siç deshi vet”, me ç’rast më së shumti pësoi fshati Rasno.[17]
Në këtë vepër autori na njofton me shpërnguljet nga Kosova drejt Pazarit të Ri, qytet i cili ishte ndër më të mdha në rajon. “Duke filluar nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar deri në vitin 1912, janë vendosur në Novi Pazar 40 familje shqiptare nga Gjakova, dhe kryesisht kanë marrë mbiemrat Gjakovac,(Djakovci) vetëm disa nga to i kanë ruajtur mbiemrat e vjetër: Hadžiahmetivić (Haxhiahmeti – Blyta), Hajdaragići (Hajdaragajt), Jahjagići (Jahjagajt), Kumanovići (Kumani), Zatrići (Zatriqi). Një pjesë e madhe e tyre janë shpërngulur në vitin 1934 në Shqipëri, edhe disa në Turqi (9 familje). [18]
“Meqë tashmë jemi në epokën e Rashkës, vlen të përmendet themelimi i qytetit të Novi Pazarit. “Qyteti i Novi Pazarit u themelua nga 1455 deri në 1461. Në përmendjet e para të Novi Pazarit, nuk ka të dhëna për përbërjen e popullsisë së tij, dhe theksohet se themeluesi i tij ishte Isa-beg Ishakoviq ndërtoi një xhami, një hamam, një kamp ushtarak dhe 56 dyqane. Në vitin 1468, Novi Pazari kishte 276 shtëpi, nga të cilat 76 ishin myslimane, që do të ishin rreth 1050 të krishterë dhe 375 myslimanë. Megjithatë, shumë shpejt numri i të krishterëve u zvogëlua dhe numri i muslimanëve u rrit. Sa i përket të krishterëve të tjerë, pra katolikëve, ka mendime të ndryshme. Së pari, se ato nuk ekzistonin deri në shekullin e 18-të dhe së dyti, se në Novi Pazar kishte edhe para shekullit të 17-të, përkatësisht 221 shtëpi arbane katolike romake (shqiptarë I.A.).”[19]
Autori Mushoviq në kët libër i referohet autorit Petkoviq, për Klimetët në Novi Pazar që kanë qenë në mumër prej 274[20]
Mushoviq i referohet Dedijerit: “Një tërësi kompakte ku edhe sot e kësaj dite flasin shqi….Dedijer 276.. Nova Srbija…”[21]
Në kapitullin, Familjet e Pazarut të Ri , Mushiviq shkruan:
“Duke filluar nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar deri në vitin 1912, janë vendosur në Novi Pazar 40 familje shqiptare nga Gjakova, dhe kryesisht kanë marrë mbiemrat Džakovac, Džakovci, vetëm disa nga to i kanë ruajtur mbiemrat e vjetër: Hadžiahmetivić (Haxhiahmeti – Blyta), Hajdaragići (Hajdaragajt), Jahjagići (Jahjagajt), Kumanovići (Kumani), Zatrići (Zatriqi). Një pjesë e madhe e tyre janë shpërngulur në vitin 1934 në Shqipëri, edhe disa në Turqi (9). [22] Gjakova, Xhekiqi, Xhekaj Familjet e Novi Pazarit.
Për faktin se procesi i islamizimit ishte ende po ndodh në Peshtera në shekullin e 19-të – Kështu thotë reportazhi “Novina čitalastva Beogradskog” nr.12 i datës 12. Š 1848.: …Në këto zona (Pešter) ka edhe shtëpi të tilla, në të cilat ata gjejnë dy vëllezër secili, dhe njëri beson në Krishtin dhe tjetri në Muhamedin, njëri përkulet (bie në sexhde- fal namaz)dhe tjetri pagëzohet e kryqëzohet. Në disa shtëpi janë nga tre vëllezër dhe i mbajnë të gjithë se ata janë turq, dhe babai i tyre është i konvertuar në serb, dhe kur vjen Bajrami, të gjithë festojnë bashkë, babai shkon në kishë dhe djemtë në xhami. Në këto rajone mund të konstatohen edhe dy vëllezër turq (myslman), duke jetuar në të njëjtën shtëpi, njëri ka një Bula ( grua myslimane) si grua, dhe tjetri një të krishterë, pra njëra quhet Ana, e tjetra Naza[23]
Një pjesë e popullsisë shqiptare, disa familje të Muriqëve nga Muria – në Shqipërinë e Veriut dhe Gashan – nga Kosova, u vendosën gjithashtu në zonën e Novi Pazarit. Fillimisht ata vendosën disa fshatra rreth Novi Pazarit, por shpejt zbritën në vetë qytet. Kështu thuhet se tetëdhjetë familje Muriqi janë vendosur në Novi Pazar të ardhur nga rrethina. Mirëpo, ata u lindhën me myslimanë shumë shpejt, humbën karakteristikat e mëparshme: gjuhën, zakonet, mënyrën e veshjes, sa që tani të gjithë e identifikojnë veten si Musliman, edhe pse shumë prej tyre e kanë mbajtur mbiemrin e mëparshëm Muriqi. Po ashtu, shumë nga Gashi e kanë ndërruar mbiemrin, e ata që kanë mbajtur mbiemrin e vjetër janë vetëm në vendbanimin Vapë, afër Sjenicës.[24]
Muhaxhirët sollën zakonet e veta, ceremonitë martesore dhe gjuhën e tyre. Aty ku përfaqësonin shumicën dhe një tërësi më kompakte, u imponuan fqinjëve atë që sollën me vete. Duhet theksuar se në Sanxhak gjuha (Serbishtja I.A.) ishte shumë e keqe para ardhjes së muhaxhirëve. Arsyeja për këtë janë ndikimet e ndryshme të kulturave gjuhësore që janë kryqëzuar me shekuj në këtë zonë tepër migruese, ka qenë gjuha serbe, e cila ka qenë gjithmonë gjuha e vetme dhe dominuese këtu. Por me theks të keq, me zëra të humbur ç dhe q me gjuhë të dallueshme jekaviane, shumë turqisht, dhe në Novi Pazar shumë njerëz flisnin shqip (gjuha e shqiptarëve të Pešterit:…” në qytet (Novi Pazar) ka shumë arnautë që flasin të dyja gjuhët, Boshnjakja dhe pastërtia e tyre (F. Jukiq), por jo njësoj në të gjitha vendet e Sanxhakut. Ky ndikim u ndje më së paku në Novi Pazar, shumë më pak se në Sjenicën fqinje, sepse muhaxhirët në Novi Pazar përfaqësonin një pakicë. dallimi i formuar atëherë, është i dukshëm edhe sot në qytetet e Sanxhakut.
Muhaxhirët i shtypën serbët, kështu që ata emigruan në Serbi.” Vetëm në Doganën në Javor nga 1 marsi deri më 30 nëntor 1889, kaluan 822 burra dhe 433 gra, ose “kështu ishte në vitin 1889 në një procesion i armatosur, 90 familje nga Srexhani dhe Dezheva u nisën drejt Serbisë.[25]
Serbët u zhvendosën në krahinen e Toplices për të forcuar elementin serb[26]
Do të thotë se ardhja e muhaxhirëve dhe shpërngulja e serbëve e forcoi kombësinë myslimane në Saxhak, por u forcua edhe në kurriz të kombësisë shqiptare. Për shkak se Malisorët nga Peshteri u shumuan shumë shpejt, kështu që pasardhësit e tyre u shpërndanë gjerësisht në pjesën lindore të Sanxhakut, siç na informojnë më hollësisht Aleksandar Giljferding dhe I. F. Jokić. Këtu sigurisht përfshihet edhe ardhja e lartpërmendur e Muriqit nga Shqipëria dhe Gashanët nga Kosova. Pjesa më e madhe e tyre shtyheshin vazhdimisht në Novi Pazar në përpjekje për t’u vendosur atje, dhe jo vetëm në shekullin XIX. Duke u vendosur Muhaxhirë u përzien me ta, u martuan me Muhaxhirët dhe, si më të dobët kulturalisht, u shkrinë shpejt në masën myslimane dhe shumë shpejt harruan origjinën e tyre malisore.
Duke përshkruar muslimanët e Sanxhakut në fillim të shekullit të 20-të, që do të thotë pas ardhjes së shumicës së muhaxhirëve dhe kontributit të tyre në formësimin e kombësisë myslimane, Dedier thotë:
“Myslimanët përbëjnë shumicën në qytetet e Stara Rashkës… E gjithë popullata myslimane flet serbisht, kurse në qytete, përveç serbisht, flitet edhe turqisht… Popullata myslimane fshatare flet vetëm serbisht, dhe atë në dialektin jugor, me veçori të të folurit malazez-hercegovinas… Për mënyrën e të folurit, zakonet dhe veçanërisht mentalitetin e tyre, ata formojnë një entitet me myslimanët boshnjakë..[27]
Ivan Jukić shkroi në 1852 se Novi Pazar me 4,000 shtëpi dhe 12,000 banorë, ishte qyteti i dytë më i populluar në Bosnje, menjëherë pas Sarajevës, e cila atëherë kishte 10,000 shtëpi, ndërsa Banja Luka ishte në vendin e tretë me 3000 shtëpi. Duke folur për strukturën e popullsisë së Novi Pazarit, Jukiq thotë se janë pesë familje hebreje, 140 familje të krishtera, ndërsa pjesa tjetër janë turq dhe ciganë… në varosh ka shumë arnautë. Ne besojmë se Jukiqi nuk ka të drejtë se “të tjerët janë turq dhe ciganë”, sepse asnjëherë, as në shekullin e 19-të, asnjëri prej tyre nuk përbënte shumicën e banorëve të këtij qyteti; përkundrazi, ata ishin gjithmonë në një pakicë të veçantë. Vetë fakti që ata nuk i mendojnë myslimanët si banorë të Novi Pazarit, tregon se ai nuk i dalloi ata nga turqit dhe se turqit e Jukiqit duhet të konsiderohen myslimanë. Me arnautë, ai me siguri do të thotë emigrantë nga Peshteri dhe një numër i vogël tregtarësh dhe qiramarrësish tokash, të cilët më pas filluan të vinin nga Gjakova dhe Peja në Novoi Pazar, sepse nuk mund të kishte të tjerë.[28]
Në vitet 1850-1851, në Sanxhakun e Novi Pazarit jetonin 24,000 myslimanë dhe 20,492 të krishterë. Myslimanët ishin shumica në lindje, serbët në perëndim. Në Sjenicë nga 300 shtëpive, vetëm 4 janë të krishterë.
Sipas Alexander Gilferding, i cili i la disa të dhëna N. Pazarit në vitin 1857, ky qytet ka 1500 shtëpi myslimane dhe rreth 100 të krishtera, me afërsisht 12000 banorë. Dhe nëse Gilferding përpiqet të dallojë popullsinë myslimane sipas strukturës etnike, ai ende nuk kishte ide të qarta për këtë ose nuk mund t’i krijonte ato në një kohë kaq të shkurtër duke qëndruar në Pazarin e Ri. Kështu, ai nuk i ndan turqit nga myslimanët dhe romët dhe konsideron se të gjithë ata që veshin kostume shqiptare janë shqiptarë, gjë që kur bëhet fjalë për Sanxhakun, sigurisht që nuk është e vërtetë. Kjo sepse shumë myslimanë mbanin kostumin shqiptar: çakshire, qylafa, fermen. Deri vonë, këtë kostum kryesisht e mbanin serbët, veçanërisht ata në Pešter, ose për shembull. Ravići në Pope. E sollën këtë kostum me vete, (sikur të tjerët nuk e sollën kostum me vete, por erdhën pa kostum I A.) Malisori në fillim të shekullit të 18-të, kur u shpërngulën në Pešter, dhe ishte ngrohtë, i lirë, e bërë në punishten Donma, kështu ishte, duke pasur parasysh kohën, ekonomike dhe gjysmë alarmi. Kështu Giflerding thekson: “Pas Stari Vlaços, d.m.th. Përtej kufirit të Bosnjës, nuk ka asnjë sllav që e ka pranuar Islamin, përveç një numri të vogël të qytetarëve të Novi Pazarit. Të dhënat e tij janë të pabesueshme kur thotë se në fshatrat përreth Novi Pazarit jetojnë shqiptarë: Deževa, Sudsko, Papa, Djonljije (këto fshatrat tani janë të banuara kryesisht nga serbët). Në mesin e shekullit të 19-të në këto fshatra jetonin myslimanë, jo shqiptarë, sepse pasardhësit e tyre që tani jetojnë në qytet janë myslimanë dhe askund nuk ishte e shënuar apo kujtuar se ata ishin shqiptarë. Kështu, Puliçët e Novopazarit, të emigruar nga Popi, u islamizuan në Vasojevigj. Në Dezhevë jetonin Dizdareviqi dhe malazez të paislamizuar, të cilët kishin edhe të gjithë agalukët atje. Varrezat e Njohut ruhen edhe sot në Dezhevë, jo shumë larg shkollës. Irbijeva dhe Maknzijeva theksojnë se në popullatën shqiptare në fshatrat Krushevë dhe Llukari, atëherë mund të ketë të drejtë sepse edhe sot aty jetojnë pasardhësit e Hotit, edhe pse i kanë humbur të gjitha tiparet e mëparshme etnike (autori nuk i përmend cilat janë ato veçori).[29]
Një element i ri në mesin e popullatës së Novi Pazarit, të vendosur në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, ishin populli i Gjakovës dhe populli i Pejës. Në Novi Puzar u vendosën rreth dyzet familje shqiptare nga Gjakova dhe Peja, kryesisht zejtarë, hanxhinjë dhe tregëtarë. Shumica prej tyre kanë marrë mbiemrat: Gjakova dhe Pećani (Peja). Por disa i mbajtën mbiemrat e mëparshëm: Djakovci, Pećani, por disa mbajtën mbiemrat e tyre të më parshëm: Jahjagajt- Jahjagići, Rahoveci, Shabanagajt-Šabanagići, Kumoni-Komanovići, Zatriqi- Zatrići etj. Disa nga këto familje u shpërngulën në vitin 1934, në Shqipëri, disa në Turqi pas viteve 1924 i 1958. Për derisa mësë shumti kan vazhduar të jetojnë në Novi Pazar.[30]
Agat dhe bejlerët : Amir Aga Hdžifejzović, Hamit aga Zamorović, Junus aga Gledović, Djemo aga Gegić, Amir aga Vesović, Junus aga Mulahodović, Riza beg Muratbegović,
Numri Muslimanëve të cilët kanë ndjekë gjimnazin Novom Pazaru nga 1919/41, ka qenë 158 nxënës, nxënës, ndërsa në këtë koë 1575 serb dhe ebrej. Asnjë Musliman nga Novog Pazari nuk e ka krye maturën dhe gjimnazin. Mëso shumti këaj i ka kontribuar fanatizmi fetar, dhe mbrapambetuia materiale.[31]
Mirëpo, mbi të gjitha, elementi më i rëndësishëm që ndikoi në emigrimin e myslimanëve në Turqi në periudhën ndërmjet Dy Luftërave botërore ishte i natyrës ekonomike.[32] Gjë që nuk ka të bëjë me të vërtetën.
- E. Mušović: Pešter i stanovništvo u prošlosti, (1980), Glasnik Etnografskog instituta Srpske akademije nauka i umetnosti, knj. XXIX (1980)
-Dr. E. Mushoviq: Peshteri dhe popullsia e tij në të kaluarën (viti 1980)
Rrafshnalta e Peshterit është historikisht (në kuptimin më të gjerë të fjalës) e pa studiuar dhe pak dihet për të dhe për të kaluarën e saj. Në lidhje me këtë theksohet se “Peshteri është një nga zonat më pak të njohura në Evropë. Ndaj në harta paraqitej me ngjyrë të bardhë”!
Fjala peshter vjen nga fjala ilire shpesh-ter, që do të thotë kryesisht e errët, e zymtë. Kjo është aq më tepër sepse dihet se Peshteri është i mbuluar me re dhe mjegull në pjesën më të madhe të vitit, me të cilën është më i njohur se çdo rajon tjetër në vend.
Hulumtimet e fundit arkeologjike tregojnë se Peshteri në kohët parahistorike ka qenë i banuar nga dardanët, popullsia më e vjetër e njohur dhe ndoshta autoktone, edhe at me dendësi shumë më të madhe, se shumë rajone të tjera të vendit. Akademiku dr. Dragoslav Srejoviq, i cili, duke filluar nga viti 1976, zbuloi tuma të shumta dardane në Peshter: Glogovik, Delimegfjë, Melaje, Crnoçë, beson se dardanët nuk janë ilirë, por një popullsi autoktone. Është fare e sigurt se profesioni kryesor i dardanëve, të cilët kanë jetuar në Peshterë tre mijë vjet më parë, ka qenë blegtoria.[33]
Mirëpo, se cili ishte fati i popullatës autoktone, dardanëve dhe ilirëve, gjatë periudhës së ekspansionit romak dhe sllav nuk dihet. Nëse ata dhe Peshteri u tërhoqën diku, ose qëndruan atje dhe u romanizuan e më vonë u sllavizuan – nuk dihet dhe është e vështirë të thuhet diçka për këtë.[34]
Dihet se Peshteri ka qenë i banuar nga fisi Kelmend, e me ta ose menjëherë pas tyre nga Shala, Hoti, Shkreli. Autoritetet turke kishin vazhdimisht vështirësi dhe probleme të mëdha me fiset Malisor, veçanërisht me Kelmendasit, në Shqipëri, sepse ata nuk nënshtroheshin lehtë, madje edhe kur nënshtroheshin, nuk ishin kurrë një element i besueshëm apo i bindur.
Novi Pazari dhe rrethinat e tij pësuan veçanërisht keq nga sulemt e tyre (në fillim të shekullit të 16-të rreth vitit 1617). Prandaj i gjithë vkrahina dërgon një delegacion në Portë për t’u ankuar për dhunën që po përballet me Klimentet rebeluar dhe fqinjët e tjerë”.[35]
Priftërinjtë katolikë erdhën me Klementët, të cilët ishin katolikë. Megjithatë, misionarët papnor erdhën në Pešter dhe informuan selinë papale për situatën dhe numrin e katolikëve në Pešter. Sigurisht që për ta ishte e rëndësishme që mes tyre të ruhej katolicizmi, sepse ata e dinin se në kohën e re…
Këto janë fshatrat në Peshter dhe në rrethinat e saj të afërta. Megjithatë, fshatrat përreth Novi Pazarit ishin të banuara nga Malisorë katolikë: Glušci, Vučja Lokva, Janičari, Lukare, Mekinje, Dolac, Sebečevo dhe kishte 12 familje katolike Klementine në rrethinat e Novi Pazarit. Misionarët e Kameshnicës deklarojnë se fshatrat përreth Rozhajt ishin të banuara nga Klemendasit katolikë: Malindubrava, Shpilan, Bashça, Bare, Njegushi, Zavorti, Bogajë, Zogllava, Vërbica, Baç, Vukovica. Në to janë regjistruar 44 familje me 237 persona, ndërsa në Rozhajë ka pasur nga familja Selca, përveç shtëpive të Kelmendit, me 58 banorë të fesë katolike.
- Ejup Mušović, Tutin i Okolina, Etnografski Institut Srpska Akademia Nauka i Umentosti, Posebna izdanja, knjiga 27, Beograd 1985. Dr. Ejup Mušović, Tutin i Okolina, Etnografski Institut Srpska Akademia Nauka i Umentosti, Posebna izdanja, knjiga 27, Beograd 1985.
Hulumtimet e deritanishme të cilat janë kryer ne Rrafshnalten e Peshterit sipas autorit Mushoviq, tregojnë se kjo rrfshanaltë dhe krahina e Tutinit kanë qenë e banuar nga fundi i neolitit, përkatësisht nga filimi i epokës së bronzit.
Mushoviq shkruan: “Sipas mendimit të D. Sredojeviq, banoret më të vjetër të trevës së Tutinit dhe Peshterit në përgjithësi janë dardanët, për të cilët thot se nuk janë ilir, por nji fis i vjetër, duke e mbështetë në mes të tjerave, me të gjeturat në venmdbanimin Dojeviq, dhe Peshter. Mandej se në këtë rajon ka pasur migrime në të kaluarën e afërt. Gjetjet arkeologjike tregojnë se një ndryshim i tillë i banorëve në Peshter ka ndodhur në fillim të shekullit të 6-të para Krishtit. Autarriatët, një fis ilir, erdhën nga perëndimi, ndoshta nga lugina e Limit, dhe i dëbuan Dardanët në drejtim të Luginës së Rashkës, ku “në lashtësi ( në kohën e gurit) ata zhvilluan kulturën e tyre”.[36]
Dardanët ishin bari dhe shumë luftarakë.” Për një kohë të gjatë ata ishin në luftë me fqinjët e tyre jugorë, maqedonasit, si dhe me romakët. Strabon thotë për ta se ata janë njerëz të egër, të cilët jetojnë në gropa të nëndheshme të mbuluara me mbeturina. , dhe se me gjithë errësirën, ata e donin muzikën, kishin fyell dhe vegla me tela. Burime të tjera thonë se nga të gjitha fiset e Ballkanit qendror, dardanët arritën stabilitetin më të madh, ata ndërtuan fortifikime dhe vendbanime të tipit qytet, si qendra ekonomike dhe administrative. Ata ushqenin zeje, metalurgji dhe merreshin me tregti.1 Mbetjet e kulturës materiale të dardanëve në rajonin e Tutinës do të mbështesnin këtë tezë të dytë.2
Në këtë trevë ka pasur migrime te vazhdueshme dhe kështu ka ardh edhe te zavensimi i banoreve. Kështu ka ndodhe në shek e VI p l k, kur erdhen Autarijati- fis Ilir nga perëndimi , ndoshta nga lugina e lumit Lim, duke i dëbuar dardanet ne drejtim te lugines se Rashkës, kur gjatë kohës se epokës se hekurit kanë zhvilluar kulturen e tyre. [37]
Dardanët kanë qenë blegtor dhe shumë luftarak,gjatë kanë luftuar me fqinjët e tyre Romakët dhe Maqedonët…..Kanë ushtruar zanate, metalurgjinë dhe janë marrë me tregëti. Romakët kishin xeheroren e tyre ne Glluhavicë… Duke u bazuar ne diasa toponime, Mushoviq konstaton ka pa pasur papullatë romake ne kete kohe.[38]
Sllavët në shekullin e VII kishin përfunduar depërtimin në Ballkan. Popullata autoktone, të shtyra nga ekspansioni i sllavëve janë tërhequr në trevat kodrinore malore në jug. Mendohet se janë ndalur në viset kodrinore malore në të cilat janë strehuar dhe kanë shpëtuar. Këto kushte natyrore iu kanë siguruar qetësi dhe ekzistencë…. dhe besohet se janë përzier me Dardanet dhe Autorijatë dhe mendohet se janë sllavizu. Siqç thot edhe Lutovac, se Varagiqët dhe Burllatët janë Ilir të sllavizuar.
Në vazzhdim autori Mushoviq ahkruan: “Ndryshimet në Peshter që ndodhën me ardhjen e muhaxhirëve nga Mali i Zi, të cilët u përzien me vendasit, dhe kështu pati një ndikim të ndërsjellë. Kjo është vërejtur veçanërisht në fshatrat Peshterit ku kanë jetuar pasardhësit e Kelmendasëve, Shkrelajve dhe të fis Kuç. Shumë vendas, pasardhës të Malësorëve të islamizuar, u martuan me gra muhaxhire, gjë që ndikoi dhe ishte vendimtare në humbjen e karakteristikave të mëparshme gjetike të tyre. Nga ana tjetër, ku pasardhësit e Malësorëve paraqitën një entitet më të fortë, muhaxhirët pranuan zakonet dhe kostumet e tyre (qyhah, çaksire, mitanin), mësuan të flisnin shqip, gjë rezultoi që mos ta humbnin gjihën shqipe shqiptarët e Leskovës, Ramoshevës dhe Boroshticës.”
Mushovoq i referohet Gaston Gravje, i cili gjithashtu regjistroi këto ndryshime në Peshter:
“Nga gjithë Sanxhaku, afër Peshterit është e vetmja zonë në botë që është e pushtuar nga elementë të racës së huaj serbe. Me përjashtim të fshatrave Suhodo, Budxhevë dhe Dujkë, të cilët janë tërësisht ose pjesërisht serbe, të tjrat mbetën arnautë (shqiptare)…”
Gaston Gravje vazhdon duke thënë se “Arnautët” në Peshter morën shumë zakone serbe nga serbët që takuan, mësuan gjuhën e tyre dhe gjuha e tyre ndryshonte ndjeshëm nga gjuha e folur nga pjesa tjetër e gegëve.
Sipas Mushoviqit, Gravje vazhdon: “Megjithatë, të dyja popullatat kanë ruajtur karakteristikat e racës së tyre. Askush, as një bari i vogël, nuk i ndahet pushka. Sundimi turk mbeti vetëm në emër. Hakmarrja e gjakut tërbohet si në mes të Shqipërisë. Këtu pasiguria është më e madhe se kudo tjetër në Saxhak”.[39]
Në shek. Ami Bue shkruante për këtë: “Kështu fshatarët e Rozhajës, serbët dhe arbanasit, të ndarë nëpër fshatra, paguanin pak taksa dhe përveç kësaj, ata nuk e njihnin as juridiksionin e gjykatës turke”. Prandaj i gjithë shekulli i 19-të ishte i mbushur me trazira dhe trazira të të dy sekteve kundër qeverisë turke. Kuptohet se autoritetet turke po merrnin masa për të “vendosur rregullin”, për të siguruar fondet nga taksapaguesit, për të cilat u duheshin gjithnjë e më shumë, sepse arkat perandorake dhe shtetërore po boshatiseshin gjithnjë e më shumë. E gjithë kjo u shoqërua me mizori, terror dhe vrasje të madhe.[40]
Serbët dhe myslimanët morën pjesë në ato trazira, shpesh së bashku, në të cilat populli i Peshterit iu kishte prirë. Kështu ishte në vitin 1819. Në vitin 2010, pati trazira të mëdha në Peshterë të organizuara nga: Jusuf Balja (nga Baljen e Peshterës së poshtme), Salih Ugla (nga Ugla e Peshterës së sipërme) dhe Deli Ibrahim (nga Novi Pazari). Përfaqësuesi i qeverisë turke, Osman pashë Talireviq, iu desh të ikte nga kryengritësit dhe të gjente strehim te Ganiqët në Rozhajë. Më pas Osman Pasha kërkoi ndihmë nga banorët e Rozhajt dhe kur mbërriti ndihma, ai u soll mizorisht me kryengritësit, duke i “shkatërruar dhe shpërndarë si të donte” dhe me atë rast duke djegur fshatin Rasnë”.[41]
Përfundim
Duke u mbështetur në kërkesat, synimet dhe objektivat e përcaktuara, përkitazi me hulumtimin e të gjitha fakteve relevante, ngjarjeve, faktorëve dhe aktorëve relevantë ndikues, ndërlidhen me rolin, rëndësinë dhe kontributin e Dr. Ejup Mushoviq vijmë në përfundim se nga kjo trevë jo vetëm që është i pari por edhe frymëzues dhe ka vu bazat e hulumtive historiogrfaike shqiptre për këtë trevë që nga lashtësia e deri më sot.
Pra, duke analizuar, sintetizuar, krahasuar dhe konkretizuar të gjitha burimet e shkruara të literaturës përkitazi me jetën, veprën dhe kontributin e kapiten Aqif Blytës, gjatë këtij studimi janë dhënë përgjigje me akribi të plotë shkencore lidhur me detyrat dhe objektivat e parashtruara në fillim të këtij studimi. Të gjitha këto nga pikëpamjet hulumtuese dhe kërkimore shkencore kemi arritur në këto konkluzione:
-Ejup Mushoviq, ka vu bazat faktografike të lashtësisë iliro dardane të kësaj krahine, …
– Ka dhënë kontribut të pa mohueshëm në ndriqimi e gjenzëe së popullsisë shqiptare në kontuinite.
– Patronimet, përkatësisht fiset dhe vllazëritë shqiptare
– Indirekt na ka ba të njohur që kjo krahinë nuk është boshnjake, e as e banuar me boshnja, por krahinë shqiptare, që nga lashtësia e deri më sot i banuar me fise ilire, shqiptare.
Shpresojmë që të ia kem arritë të pasurojmë historiografinë shqiptare me një përsonalitet – historian që ka dhënë kontribut të çmuar albanologjisë në përgjithësi.
Literatura
1. Ejup Musoviq: Novi Pazar i Okolina, 1969, Beograd. – Dr. Ejup Mushovoiq, Pazari i Ri dhe rrethina,
2. Etnički procesi i etnička struktura stanovništva Novog Pazara, 1979, Etnografski institut SANU, Beograd.
-
Tutin i okolina, 1985, Etnografski institut SANU, Beograd
-
Stanovništvo sjeničkog i tutinskog kraja, 1989, Etnoantropološki problemi (monografije, knjiga br. 8), Beogra.
-
Muslimani Crne Gore od pada Zete 1499, 1997, Muzej Ras, Novi Pazar.
-
Dr. E. Mušović: Pešter i stanovništvo u prošlosti, (1980), Glasnik Etnografskog instituta Srpske akademije nauka i umetnosti, knj. XXIX (1980)
Interneti:
-
http://muzejnp.rs/ZBORNIK/3/mobile/index.html#p=35
-
https://bosnjaci.rs/kasarna-u-novom-pazaru/
Referenca
Diskutim rreth këtij postimi