Në profilin e tij në facebok, kryetari i KKSH, Enkel Rexhepi shkruan:
“Sot nënshkruam kontratat me organizatat përfituese të Thirrjes publike të shpallur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Organizatat që përfituan nga kjo thirrje në vlerë 102 mijë euro janë:
• Shoqata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të kufizuara
• Qendra Bashkëveprim
• Qendra Era
• Drejtoria për Inkluzion
• Ti Barabart Unë
• Qendra Hope
Ky është një hap konkret drejt mbështetjes dhe fuqizimit të komunitetit të personave me aftësi të veçanta në Luginë të Preshevës, duke kontribuar në përfshirje sociale, barazi dhe dinjitet për të gjithë.
Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e çmuar!????????????????
Mirënjohje për:
• Kryeministrin Albin Kurti
• Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi
• Këshilltarin për Luginë Ragmi Mustafi”
Diskutim rreth këtij postimi