Dardania Press
E hënë, 18 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Qeveria amerikane mbylli Zërin e Amerikës

Ngjarje e ditës për botën informative paraqet lajmi i mbylljës së “Zërit të Amerikës” ku me 14 mars është realizuar transmetimi i fundit i emisionit ditor informativ DITARI, duke mbyllur programin që ka funksionuar nga Lufta e Dytë Botërore, në 52 gjuhë të botës, duke qenë humbje e madhe edhe për ne shqiptarët, sepse ishte një dritare e veçantë informative për hapësirën e botës shqiptare

29 Mars, 2025
in Vështrime
18 0
0
Demokracia e politizuar – virus shoqëror në pluralizëm
20
SHARES
253
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Nga Nail Draga

Mbyllja e çdo medie qoftë në nivel lokal apo shtetëror paraqet moment dëshprimi  për qytetarët e mjedisit përkatës, por kur mbyllet një medie siç ishte “Zëri i Amerikës”, që ishte me përmasa globale, është humbje e madhe për botën informative e demokratike, sepse ishte medie me mision të veçantë, në favor të qytetarëve dhe vendeve të privuara nga informacioni objektiv.

Por, ajo çka është paralajmëruar më parë u bë realitet sepse  presidenti Donald Tramp me urdhër ekzekutiv vendosi   shpërbërjen e 7 agjencive federale dhe mediave të tjera të financuara nga qeveria amerikane në mbarë botën. Në kuadër të këtij vendimi bënte pjesë edhe “Zëri i Amerikës” ku u mbyll të shtunën me 15 mars, i cili filloi transmetimet në vitin 1942 për një audiencë që vlerësohet në 125 milionë njerëz në të gjithë botën.

Pse u mbyll Zëri i Amerikës?

Mijëra bashkëpunëtorëve të stacionëve të “Zërit të Amerikës”, “Radio Evropës së Lirë” dhe “Radio Azisë së Lirë” të premten(14 mars) iu ka arritur mesazhi elektronik nga administrata e presidentit Donald Tramp. Në te është shkruar  se nuk duhet, madje as nuk bënë  të vijnë në redaksi. Si shtojcë të kësaj urdhërese ekzekutive, Shtëpia e bardhë ka  dhënë kumtesën  në të cilën thuhet që ”obliguesit tatimor amerikan  më nuk do të paguajnë propagandën radikale”. Ky është mendimi edhe i Ilon Maskut(Elon Musk) i cili udhëheq “luftën kundër byrokracisë”. Që në shkurt ka deklaruar  se ata medie amerikane  janë ”grupe të majta radikale që flasin  për vetën e tyre, ndërsa shpenzojnë miljardë dollarë të tatimit amerikan” njofton Dojçe vele(Deutsche Welle-DW).

Në shërbim të së vërtetës

“Zëri i Amerikës” është  themeluar më 1 shkurt 1942, gjatë  Luftës së Dytë Botërore, ku folësi i emisionit të parë të “Zërit të Amerikës”, William Hale, e hapi programin me fjalët, që kanë hyrë tashmë në histori: “Ju flet Zëri i Amerikës! Lajmet mund të jenë të mira, ose të këqija për ne, por ne do t’ju themi të vërtetën”.

Ndërsa për ne shqiptarët  “Zëri i Amerikës” ka rëndësi të veçantë sepse  transmetimin në gjuhën shqipe  e ka nisur 82 vite më parë  pikërisht me 13 maj të vitit 1943, kur nga studiot e atëhershme të Nju Jorkut, “Zëri i Amerikës”, foli për herë të parë në shqip.

Në ditët e para, studiot e Zërit ishin në Nju Jork. Në vitin 1945, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shërbimi Shqip u mbyll. Por ndërsa Evropa u nda nga perdja e hekurt, për koiçidencë, po më 13 maj të vitit 1951, Shërbimi Shqip u rihap, për t’i vazhduar transmetimet pandërprerë deri me 14 mars 2025. Viteve të fundit ‘Ditari’ transmetohej edhe në disa kanale televizive shqiptare

Në sajë të profesionalizmit nuk ka dilemë se misioni i “Zërit të Amerikës” ishte  të përcillte informacione nga vendet ku liria e shtypit ishte e kufizuar, ose nuk ekzistonte.Në këtë kategori bënin pjesë edhe shqiptarët që ishin te privuar nga informimi i drejt sepse ishin pjesë e ideologjisë në  kampin socialist.

Kundër imazhit të SHBA-së

Në lidhje me këtë vendim të Qeverisë amerikane, kanë reaguar personlitete e medie të ndryshme duke e vlerësuar si veprim të nxituar që do të ndikojë negativisht në imazhin e SHBA-ve, sepse kjo ishte një dritare informative mbi tetë dekada, në favor të informimit objektiv.

Kështu në lidhje me këtë çështje për  gazetarin  e ish- drejtorin e  “Zërit të Amerikës”,  në gjuhën shqipe  Elez Biberaj,  thekson se “Zëri i Amerikës”  një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anëmbanë  globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht  politikat e SHBA-së, avancimin e interesave  kombëtare dhe duke shërbyer  si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet  e privuara nga informacioni”. Me tutje ai cekën se  “vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës  do t´i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave  të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike-dëm që asnjë kundërshtar nuk mund  ta arrijë kurrë. Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”.

Medie e veçantë për shqiptarët

Autori i këtij shkrimi ka ndjekur  rreth  pesë dekada “Zërin e Amerikës”, duke qenë media me e besueshme e cila ka sjellur informacione  të fushave të ndryshme, në favor të  informimit  profesional, në mbeshtetje të drejtave dhe lirive të njeriut e  të demokracisë. Kjo medie ishte e veçantë për ne shqiptarët të cilët në kuadër të ish kampit socialist kemi vuajtur  për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë.

Më parë përmes radios e më vonë në televizion, ora 18.00 ishte e rezervuar për “Zërin e Amerikës”, sepse ate çka ofronte ky  medium, nuk e ofronin të tjerët. Mbulimi i tërë hapësirëes shqiptare me korrespondentët  si në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Shkup e Ulqin,  ka mundësuar informimin  e përgjithshëm  duke ofruar të dhëna me interes  në lidhje me raportët shoqërore, politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve ne mjediset e tyre.

Por, pak kush ka mundur të besojë se të premtën me 14 mars do ta shohim “Ditarin” e fundit të “Zëri i Amerikës”, sepse  të shtunën me 15 mars në ora 18:00 shqiptarët  me nuk kishin mundësi të përcjellin këtë emision informativ ashtu siç ndodhte çdo ditë.

Ne pritje të presidentit tjetër

Përfundimisht  nuk ka dilemë se  vendimi  i presidentit Donald Tramp, ulë imazhin e SHBA-ve si vend i demokracisë dhe lirisë së mediave që shkon në favor të shumë shtetëve autokratike. Pasi një vendim të tillë deri më tash nuk e ka marrë asnjë president amerikan, çështja  mbetën e hapur se si do të vendosë, presidenti i ardhshëm amerikan, a do të qendroj indiferent, apo do të rikthejë Zërin e Amerikës siç ishte më parë, në favor të informimit  të pa censuruar  dhe të botës demokratike.

(Mars 2025)

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

16 Gusht, 2025
Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

16 Gusht, 2025
NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

14 Gusht, 2025
𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

13 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In