Dardania Press
E hënë, 18 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Mediokriciteti i klasave politike në Dardani, turpi ju mbuloft!

Osman Ferizi: Sot, në përvjetorin e 26-të të rënies tragjike të dy figurave madhore të kombit – poetit, profesorit dhe veprimtarit Latif Berisha, dhe inxhinierit, sindikalistit dhe luftëtarit për liri Agim Hajrizi – kujtojmë jo vetëm jetët dhe veprat e tyre, por edhe padrejtësinë e madhe që po i bëjmë kujtesës sonë kolektive duke injoruar ata që me dijen, mendjen dhe shpirtin e tyre ndriçuan rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

25 Mars, 2025
in Vështrime
16 0
0
Mediokriciteti i klasave politike në Dardani, turpi ju mbuloft!
19
SHARES
235
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ai popull që harron të kaluaren dhe nuk nderon Intelektuslet që janë truri dhe zemra e kombit, do dështoi.

Sot, në përvjetorin e 26-të të rënies tragjike të dy figurave madhore të kombit – poetit, profesorit dhe veprimtarit Latif Berisha, dhe inxhinierit, sindikalistit dhe luftëtarit për liri Agim Hajrizi – kujtojmë jo vetëm jetët dhe veprat e tyre, por edhe padrejtësinë e madhe që po i bëjmë kujtesës sonë kolektive duke injoruar ata që me dijen, mendjen dhe shpirtin e tyre ndriçuan rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Latif Berisha nuk ishte vetëm poet e profesor; ai ishte një pishtar ndriçues në kohë errësire. Në auditorët universitarë, ai formësoi mendjet e reja, ndërsa në skenën kulturore e politike, ai ishte shembull i urtësisë dhe përkushtimit. Për veprimtarinë e tij të palodhshme qytetare dhe kombëtare, ai u ekzekutua mizorisht nga forcat serbe bashkë me nënën dhe djalin e tij, Ilirin, duke e shndërruar familjen Berisha në simbol të sakrificës për liri.

Agim Hajrizi, një tjetër dritë e shuar nga dhuna serbe, nuk ishte vetëm një inxhinier dhe sindikalist. Ai ishte një luftëtar i palodhur për të drejtat e punëtorëve dhe për një shoqëri të drejtë e të lirë. Vrasja e tij ishte një përpjekje e errësirës për të shuar zërin e lirisë dhe të drejtësisë.

Por çfarë ndodh sot? Në përvjetorin e tyre, munguan strukturat shtetërore, mungoi edhe kryesia e LDK-së ku profesori Berisha idhte kryetar Dege në Mitrovicë. Mungoi nderimi që këta burra meritojnë. Dhe kjo mungesë nuk është rastësi, por një simptomë e një sëmundjeje të thellë që po e brejt kombin tonë: harresa dhe shpërfillja ndaj mendjes dhe dijes.

Është e dhimbshme të shohësh se si, kur vdes një bujk apo roje pylli, nji shitës në nji shitore – sado i respektuar të ketë qenë në komunitetin e tij – mblidhen radhë politikanësh për t’i bërë nderimet e fundit sepse ishte babai apo vëllai i nji ish komandanti të fuqishem e sot bisnismen që të mbulon më para.Ndërkohë, një akademik i madh si Idriz Ajeti, themelues i Institutit të Albanologjisë, u përcoll në amshim me një grusht njerëzish dhe pa përkrahjen e institucioneve që ai vetë i ndërtoi me dijen dhe mundin e tij.

Kjo është një padrejtësi që duhet ndrequr. Intelektualët janë truri dhe mendja e kombit. Ata janë ata që përmes dijes, kulturës dhe sakrificës, ndërtuan rrugën që ne sot ecim të lirë. Nëse vazhdojmë t’i injorojmë ata, nëse e lëmë harresën të mbulojë veprat dhe jetët e tyre, atëherë ne po tradhtojmë vetë thelbin e qenies sonë kombëtare.

Le të jetë ky përvjetor një kambanë zgjimi. Të nderojmë të kaluarën, të kujtojmë sakrificën dhe të mos lejojmë që harresa të mbulojë mendjet që ndriçuan rrugën tonë. Kujtesa jonë kombëtare nuk mund të jetë selektive. Nëse duam një të ardhme të ndritur, duhet të respektojmë ata që e ndriçuan të kaluarën.

Lavdi jetës dhe veprës së Latif Berishës dhe Agim Hajrizit!
Lavdi mendjeve që ndërtuan këtë komb!

Me respekt të thellë,
Osman Ferizi,25.03.2025.

Tags: Osman Ferizi

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

16 Gusht, 2025
Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

16 Gusht, 2025
NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

14 Gusht, 2025
𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

13 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In