Djathtizmi nuk mund të pëdoret vetëm si petk parazgjedhor, por duhet të jetë bindje e skalitur në veprim politik! Fatkeqeisht, skena jone politike sot, me veprime politike, mbetet larg realitetit politik djathtist. Kamuflimet verbale djathtise sot jane vecse kozmetike, por jo edhe thelbesore.
Por, a thua, sa thellë shkojnë bindjet tona politike sa i përket ndarjes së spektrumit politik në të majtë e të djathtë? Sa nga ne e kuptojnë mjaftueshëm cilësimin majtist e djathtist si dhe orientimin politik që këto terma nënkuptojnë?
Nëse pak i kthehemi historisë politike dhe ndarjes së spektrumit politik në këto dy drejtime bazike si linja të përkufizimit të themeleve ideologjike politike, atëherë shohim se sa më i rëndësishëm është botëkuptimi që ngërthejnë në vete këto definime sesa vec zhargoni. Por, historia politike na meson se ashtu sic kanë evaluuar me kohë bindjet politike, ashtu kanë evaluuar edhe djathtizmi e majtizmi politik. Ndasitë ideologjike nuk janë vetëm zhargoniste, por janë bindje që në asimetrinë e besimit politik përcaktojnë rrugëtimin e një force politike e përmes saj edhe të një shoqërie, shteti, e kombi.
Dikotomia e ndasisë ideologjike themeltare në të majtë e të djathtë buron nga Revolucioni Francez në verën e vitit 1789. Sipas profesorit të historisë moderne franceze, David Bell, nga Princeton University, pas rënjes së Bastilles, kuvendi francez po debatonte gjerë e gjatë mbi ndryshimet në kushtetutën e vendit dhe cështja me esenciale ishte nëse kushtetuta e re do t’i jepte të drejtën absolute të vetos mbretit (monarkut) apo jo. Ata që ishin përkrahës të idesë që kushtetuta e re duhej ti jepte të drejtën absolute të vetos monarkut ishin të ulur në të djathtë nga kryesuesi i kuvendit, kurse ata që besonin se kjo e drejtë nuk duhej t’i jepej monarkut, qëndronin të ulur në të majtë të kryesuesit. Këtu buron edhe varianti më bazik dhe themeltar i ndasisë ideologjike politike – në djathtistë, për ata që ruajnë dicka më tradicionale; dhe në të majtë, për ata që duan dicka më ndryshe, jotradicionale.
U dashtë mbi një shekull që zhargoni djathtist e majtist të bëhej diskursi primar i definimit të identitetit politik. Një ngritje e këtij definimi erdhi në pah me Bolshevikët në Rusi, të cilët kishin admirim të thellë për Revolucionin Francez dhe e shihnin sim undësi për ridefinimin politik të Rusisë asokohe, dhe përmes saj, të të gjithë botës. Sipas profesorit të kulturës evropiane dhe historisë intelektuale, Marci Shore, nga Yale University, identiteti politik i ndarë në dy pole shihej si hap i domosdoshëm në historinë e zhvillimit politik deri tek ardhja e komunizmit.
Mes-shekulli i njëzet dhe dy luftrat botërore radikalizuan skajshëm polet e identitetit ideologjik e politik në të majtë e të djathtë, dhe thuajse ia humbën komplet edhe vlerën e mesit apo qendrës liberale. Radikalizimi i këtyre poleve erdhi si pasojë e sforcimit të partive politike. Kur njerzit devijonin nga vijat politike të partisë, ata konsideroheshin ‘ektremistë’ apo ‘radikalë.’ Kjo shihet më së kjarti në kohën e Stalinizmit dhe ngritjen e Hitlerit.
Më pas, zhargoni majtist e djathtist u fut edhe në politikën amerikane në shekullin e njëzet. Sipas profesorit të politikës dhe lëvizjeve shoqërore në SHBA, Michael Kazin, nga Georgetown University, ishte programi zhvillimore “New Deal,” i Presidentit Franklin D. Roosevelt i 1933 që i dha hov botëkuptimit më të vecantë në mes të së majftës – që kërkonte më shumë involvim shtetëror në shoqëri e ekonomi, dhe të djathtës – që sfidonte e nuk duronte thuaja aspak involvim shtetëror në shoqëri e aq më pak në ekonomi. Identiteti majtist në SHBA në atë kohë asocionte me lëvizjet komuniste e socialiste, kurse ai djathtist me konservatorizmin.
E sot, edhepse terminologjia vazhdon të evoluojë për aq sa evoluonë politika botërore, djathtizmi ndërlidhet me konservatorizmin kurse majtizmi me progresivitetin. Këtu gjendet edhe themra e Akilit në këtë debat.
Çka do të thotë konservatorizmi në kuadër të botëkuptimit të identitetit ideologjik? Për djathtizmin, konservatorizimi është ruajtja e tradicionales. Kurse, progresiviteti për majtizmin është ndryshimi i vazhdueshëm, modernizimi që shpeshëherë thyen, anashkalon, zhvlerëson, por edhe fundosë tradicionalen. Këto dy pole të spektrit të identitetit ideologjik politik janë oponencë që zvogëlohet sa më afër qendres së spektrit. Andaj, shumica e partive politike por edhe e politikanëve pretendojnë të vendosin veten tek “të djathtë të qendrës,” apo “të majtë të qendrës,” ashtu që të sigurojnë besimin e sa më shumë njerëzve, ngase në ektremet e poleve gjendet kryesisht pakicat elektorale.
Por, ajo që është esenciale për Kosovën, një shtet në ndërtim e sipër, një shtet i lindur nga një histori politike sui generis në rrjedhën e politikës globale të fundshekullit 20 e fillimshekullit 21, është ideologjia politike që duhet të ndjek ky vend për t’i siguruar vetën jo vetëm zhvillim por edhe qëndrueshmëri politike. Klasa politike e Kosovës, por edhe elektorati në përgjithësi, duhet të kuptojnë se ka vetëm një frymë ideologjike politike që e shpëton Kosovën si shtet nga gllabërimi eventual i përthyerjeve të mëdha në politikën globale. Sipas Samuel Huntington, autorit të librit të famshëm “Përleshja e Civilizimeve dhe Fundi i Historisë,” linjat e ndarjes së civilizimit përendimor nga ai lindor bijnë pikërisht në Kosovë. Kjo e bënë edhe më kruciale nevojën e Kosovës për të pasur një casje jashtëzakonisht të saktë e në linjë me civilizimin që e dëshiron dhe beson se i takon – perëndimit. Këto parakushte parasysh, nuk ka se si mos të shohim se është vetëm djathtizmi ai që e shpëton Kosovën.
Më specifikisht është djathtizmi autentik kombëtar, si formë specifike e djathtizmit si identitet ideologjik politik, që i siguron Kosovës ecjen drejt fianlzimit të procesit të shtetndërtimit dhe vendin meritor në familjen e kombeve perëndimore.
Pse djathtizmi? Kjo besoj tanimë është kuptuar nga elaborimi i mësipërm i ndasisë në mes dy poleve ideologjike. Por, djathtizmi na duhet ngase na e ruan tradicionalen, na e ruan vlerën tonë unike si komb autokton evropian.
Pse autentik? Djathtizmi, në historinë politike, është nënkuptuar sipas rrethanave politike të kohës dhe vendin. Botëkuptimi i tij ka ndryshuar që nga Revolucioni Francez e deri tek lëvizjet studentore në SHBA. Andaj, edhe në rastin e Kosovës, por edhe për shqiptarët në Ballkan në përgjithësi, djathtizmi autentik do të thotë djathtizmi që i shërben specifikave të shtetit tonë e kombit tonë. Djathtizëm që mban për themel konservatorizmin e vlerave tona tradicionale dhe ringritë ato në linjë me rrethanat e kohës.
Pse kombëtar? Djathtizmi autentik është djathtizmi që buron nga nevojat e një vendi të caktuar për një kohë të caktuar. Elementi kombëtar këtu është shumë esencial ngase problematika e shqiptarëve në Ballkan ka qenë gjithëherë problematicë kombëtare e asnjëherë vetëm shtetërore – dmth vetëm e Shqipërisë, për shembull. Andaj, djathtizmi autentik kombëtar është identiteti i vetëm ideologjik që siguron trajektorën më të mirë për arritjen e qëllimeve tona kombëtare. Në shekullin e fundit, nuk ka arritje me të madhe për shqiptarët si komb sesa krijimi i shtetit të Kosovës. Sforcimi dhe qëndrueshmëria e këtij shteti ndërlidhen kryekëput me djathtizmin autentik kombëtar si identitet ideologjik.
Vetëm atëherë kur Kosova të arrijë stadin e zhvillimit demokratik e socio-ekonomik që i siguron asaj vendin meritor në familjen e kombeve perëndimore, ne mund të ‘luftojmë’ lirshëm përbrenda nesh, të ndarë në parti politike, e me identitet ideologjik në të dyja polet. Historia jonë kombëtare deri më tani na ka dhënë leksione të kjarta që tregojnë me fakte të pamohueshme ecjen tonë mbrapa saherë që në krye kemi pasë identitetin ideologjik majtist, dhe përparimin e vockël e të shkurtër sa herë që në krye kemi pasë identitetin ideolgogjik djathtist. Pasi që të kemi përfunduar me sukses procesin e shtetndërtimit të Kosovës, edhe mund të bëjmë eksperimente politike majtiste, por deri atëherë, duhet qenë shumë syhapur!
Diskutim rreth këtij postimi