Nxënësit më të mirë të QAMO “Skënderbeu” në Preshevë, klasa ë IV-të ë drejtimit të biologjisë, të revoltuar me hartimin nga lënda e matematikës dhe profesorin e kësaj lënde për shkak te vlerësim it të dobët, katastrofal në hartimin e fundit, ku kishin marrë pothuajse të gjithë nota të dobëta: nga gjithsej 32 nxënës, 24 prej tyre ishin notuar me njësha.
Kjo paralele realisht ishte më e mira në shkollë, meqë drejtimi i biologjisë përgatitej për studime të mjekësisë dhe ishin pothuajse të gjithë të shkëlqyeshëm. Pra, ishin më të mirët, “ajka” e shkollës!
Prandaj, ky vlerësim me nota ekstrem të dobëta, realisht i kishte tronditur jashtëzakonisht shumë dhe ishin armiqësuar skajshmërisht me profesorin e matematikës dhe e kishin bojkotuar unanimisht mësimin e kësaj lënde!
Për fatin e keq të tyre dhe të shkollës, kjo “hallakamë” po ndodhëte në vigjilie të vizitës së paralajmëruar të Fadil Hoxhës, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së dhe Dobrivoje Vidiqit, Kryetar i Kryesisë së RS të Serbisë. Prandaj, ky bojkotim i nxënësve asokohe nga organet e Sigurimit shtetëror të Serbisë ishte cilësuar si “akt armiqësor dhe sabotazhë kundër shtetit dhe rendit kushtetues”.
E rëndë sa s’ka!
Sidomos në atë kohë, një vit pas Demostratave të vitit 1981, që ishin vlerësuar si “armiqësore dhe kundër revolucionare” dhe procesi i “diferencimit ideo-politik”, dmth burgosjet, përjashtimi i studentëve nga studimet, si dhe i punëtorëve nga puna kishte marrë përmasa të paimagjinueshme.
Kurse, ky bojkotim i mësimit në QAMO “Skënderbeu”, realisht s’kishe ku e çon më keq e më zi. Strukturat politike lokale dhe Drejtoria e shkollës ishin alarmuar skajshmërisht dhe ishin në rrëmujë të paparë dhe panik dhe kërkonin dënim maksimal për 12 nxënësit më të mirë të shkollës: përjashtim nga shkolla dhe dënim me burg për të gjithë!
Çuditërisht, edhepse unë isha Kryetar i Komisionit për punë me Rininë, që kishte përgjegjësinë kryesore për aktivitetet e nxënësve në shkollë si dhe për aktivitetet jashtëshkollore, nuk më kishin njoftuar fare. Ishte enigmatike, e pashpjegueshme pse më kishin anashkaluar, sepse, edhe po të mos isha profesor i punësuar në këtë shkollë, megjithatë e kishin obligim të më njoftonin mua, meqë isha edhe Kryetar i Konferencës Komunale të Rinisë së komunës së Preshevës.
Sapo më njoftuan, unë menjëherë shkova në shkollë, në paralelen ë biologjisë, ku ishin mbledhur të gjitha strukturat e shkollës: Drejtoria, sekretari i Partisë, sekretari i shkollës, komiteti i mbrojtjes, etj. dhe nxënësit goxha shumë të frikësuar. Pra, deri në atë moment, vetëm unë kisha munguar.
Toni i gjithësecilit profesor dhe strukturave shkollore ishte i lartë dhe kërcënues sa s’ka për këtë veprim “armiqësor” të nxënësve dhe unë menjëherë kërkova shpjegim nga Drejtoria dhe të tjerët se pse nuk isha njoftuar me kohë dhe shkurt e shqip: pse isha anashkaluar?! Edhepse realisht mua më binte përgjegjësia dhe obligimi që të kyçesha ndër të parët për zgjidhjen e tij.
Në vend që të më përgjigjeshin pse më kishin anashkaluar, për çudi, të gjithë m’i zgurdulluan sytë dhe më shikonin me tërbim të pashpjegueshëm, sikur më fund e gjetën fajtorin, mbase edhe “armikun”!
Vendosshmërisht kërkova që të sqarohet situata dhe të informohem për të gjitha se si ka ndodhur problemi.
Drejtori filloi të sqaroj, por unë kategorikisht kërkova që këtë ta bëjë Kryetari i klasës, që ishte edhe Kryetar i Rinisë së shkollës.
Kishte shumë ndërhyrje nevrike nga Drejtoria dhe strukturat e shkollës dhe vetëm këmbëngulja ime kategorike që të na informoj deri në fund, si dhe më vonë t’i përgjigjej pyetjeve esenciale të mia, që ishin vendimtare për t’i dhënë kahje të drejtë zgjidhjes së problemit.
Arrita të marrë informatën se si ka filluar problemi, që natyrshëm involvonte fajësinë e qartë si loti të kujdestarit të klasës, i cili kishte hedhur gurin dhe kishte fshehur dorën duke i nxitur nxënësit që ta bojkotojnë mësimin nga lënda e matematikës dhe profesorit të saj, me të cilin kaherë ishin në raporte jomiqësore.
Kurse për profesorin e matematikës mësuam shumëçka që nuk i kishte hije një mësimdhënësi dhe për sjelljet e tij arrogante dhe jashtë çdo norme pedagogjike, didaktike e metodike.
Ashtu të acarruar, tani sa duket, e tërë urrejtja e strukturave shkollore ishte drejtuar kundër meje, meqë më akuzuan se unë, në vend që t’i qortoja nxënësit për këtë problem dhe kokëçarje që na kanë krijuar, që ka dridhur themelet e shkollës dhe komunës, kurse unë po i mbështetja dhe trimëroja që të vazhdojnë edhe më me guxim në këtë veprimtari të tyre “armiqësore”, që po e dëmtonte dhe rrezikonte shkollën jashtëzakonisht shumë!
Përfshirja ime si përgjegjës kryesor për veprimet e rinisë në shkollë dhe jashtë saj, realisht asokohe më ngarkonte me fajësi të madhe dhe të gjitha shigjetat e strukturave politike shkollore dhe atyre komunale ishin drejtuar me tërë forcën kundër meje, meqë ua rrezikoja “karrigën” dhe ua dobësoja pozitën dhe karrierën e ambicjet për avancime në kierarkinë politike. Prandaj, realisht ishin tërbuar kundër meje, duke më kualifikuar pa pikë turpi e njerëzie, si “njeri të rrezikshëm”!
Por, nuk i kishin bërë llogaritjet si duhet, sepse unë isha i pajisur me dituri teorike në nivelin më superior: isha studenti i parë i diplomuar i gjeneratës në Fakultetin e Shkencave Politike-drejtimi i sociologjisë në Universitetin e Sarajevës dhe ora ime mësimore e hospitimit ishte shpallur zyrtarisht më e mira e gjeneratës. Isha përplotë teori dhe informacion shkencor që isha këmbëngulës ta zbatoja në praktikën tonë edukativo-arsimore në QAMO “Skënderbeu” në Preshevë, ku punoja si profesor i sociologjisë. Isha shumë krenarë për punën që bëja dhe shumë i kënaqur me respektin që gëzoja tek nxënësit, kolegët, prindërit dhe rinia e qytetarët e Preshevës. Udhëhiqja rininë komunale dhe kisha futur shumë risi dhe elan e zell të pafund për tërë rininë e komunës dhe 35 fshatrat e saj, duke organizuar shumë turnire në futboll, shah dhe aktivitete të tjera, në një kohë që “retë e zeza” të diferencimit ideo-politik dhe dënimeve dhe dëmkosjes së të rinjëve dhe jo vetëm, kishte marrë përmasa shqetësuese.
Fati i madh në këtë fatkeqësi dhe katrahurë politike realisht ishte fakti se Unë kisha kryer studimet në Universitetin e Sarajevës, e jo në Prishtinë dhe nuk mund të akuzohesha aq lehtë për “nacionalizëm e irredentizëm dhe as për pjesëmarrje eventuale në demostratat “armiqësore e kundërrevolucionare të vitit 1981 në Prishtinë.
Gjatë tërë studimeve të mia, fund e krye, në Universitetin e Sarajevës na kishin mësuar se nxënësi duhet patjetër të vihet në qendër të procesit edukativo-arsimor, si subjekt kreativ, aktiv në këtë proces dhe në shoqëri, ku duhej të jipnin kontributin e tyre maksimal për të mirën e vetes, familjes, mjedisit të tyre social dhe shoqërisë. Prandaj, unë kurrësesi nuk kuptohesha nga strukturat shkollore dhe kolegët se ne mësimdhënësit, pra na profesorët jemi shërbyes të nxënësve, për çka paguhemi nga djersa e punëtorëve në prodhim. Termin “shërbyes” e ngatërronin me termin “shërbëtor”, që realisht ishte e gabueshme. Sepse, ne nuk ishim pastruesë dhe punëtorë fizikë e të pakualifikuar, por me fakultet të kryer dhe me kualifikim superior, që ofronim shërbime profesionale në procesin educative-arsimor të gjeneratave të reja. Prandaj, nxënësi ishte faktori më i rëndësishëm dhe kryesori, kurse në ishim vetëm shërbyesit (e jo shërbëtorët) e tij!
Aq e thjeshtë është kjo çështje, por aq pak (mirë) kuptohej në mjedisin ku punoja. Pra, se nuk jemi “zot”, siç deklaronin me arrogancë e patetizëm të paparë disa nga ish profesorët e mi, që madje i shfrytëzonin nxënësit e tyre si fuqi punëtore për nevojat e tyre private dhe i përdornin si skllevër, kurse vet silleshin si skllavopronarë të tyre.
Kjo ndodhëte në mënyrë të papenguar në ato kohë të errëta, që unë do e quaja mesjetare gjatë shkollomit tim të mesëm. Isha kategorikisht i vendosur për ta çrrënjosur definitivisht dhe për ta flakur këtë dukuri negative nga praktika jonë edukativo-arsimore.
Nuk mund ta kuptoja as Drejtorinë e shkollës kur mundoheshin të na bindnin se po e mbronin Shkollën, duke mbrojtur sjelljen jopedagogjike dhe jodidaktike, madje dhe jonjerëzore të profesorëve kurse duke përkrahur denime drastike për nxënësit më të mirë: përjashtim nga shkolla dhe dënime me burg, si dhe njollën e përjetëshme si “armiq të shtetit dhe rendit kushtetues”, që realisht do të thoshte humbja definitive e ardhmërisë së tyre në ato kushte kur pamëshirshëm ishin lëshuar me tërbim kundër të rinjëve dhe intelektualve Shqiptar shteti shovinist i Serbisë që kishte objektiv rrënimin e çdo gjëje shqiptare.
Isha thellësisht i bindur, shkencërisht e profesionalisht se nuk mbrohet shkolla dhe shqiptarësia duke i ndëshkuar nxënësit, madje më të mirët, që mundoheshin të bindin opinionin duke mbrojtur profesorët tekanjozë, që ishte një praktikë makabre dhe e papranueshme.
Pra, konfrontohesha me një botëkuptim arkaik, sipas bindjes time profesionale, mesjetar, që aq shumë kishte pushtet.
Në mbledhjen e organizuar me nxënësit, drejtoria e shkollës nuk mundi të më anashkaloj, por sa duket u kujdesën të më “këshillojnë” me kërcnimin se shumë lehtë mund ta humbë kokën me këto “bindje të rrezikëshme”: sekretari i partisë, ndihmësdrejtori dhe Kryetari i komitetit të mbrojtjes në shkollë, duke më sugjeruar se jam i ri dhe nuk e di se çka është shteti!
Unë, pa asnjë koment hyra në mbledhje dhe hasa situatën ku drejtori fliste goxha i nervozuar dhe qortonte nxënësit për bojkotimin e mësimit dhe dëmin që ia kishin sjellur shkollës dhe denimet që mund të pasonin. Kurse për fajësinë e profesorëve, asnjë fjalë?!
Atëherë, unë edhepse isha “këshilluar” para mbledhjes, e mora fjalën dhe shtrova disa pyetje me radhë dhe kërkoja sqarime aty për aty për sjellje e profesorëve, që rezultonte të ishin fajtorët kryesorë, kurse nxënësit ishin përdorur prej tyre në mënyrë jopedagogjike dhe joligjore dhe se realisht ata duhej dënuar e jo nxënësit.
Kjo e nervozoi tej mase drejtorin dhe e ngriti goxha zërin kundër meje, kurse papritmas u hap dera dhe ndihmesdrejtori më kërkoi të dal jashtë, por unë refuzova, meqë isha i zënë dhe duhej sqaruar gjërat. Pastaj, pas pak, më thirri Kryetari i komitetit të mbrojtjes dhe më kërcënoi se duhej të paraqitesha në polici. Natyrisht se refuzova, duke arsyetuar se unë jam në vendin e punës dhe në një mbledhje shumë të rëndësishme, kurse policisë poqese u ngutet, le të urdhërojnë të vijnë të më marrin dhe nuk do kem asnjë kundërshtim dhe hapa derën dhe u ktheva në mbledhje, kurse nga pas dëgjova kërcënimin: “ti bre djalë shpejtë ke me hongër kryet tand”.
Në mbledhje përmenda edhe rastet të tjera që kishin ndodhur me të njejtit profesor dy vite më parë dhe se kjo ishte pak a shumë një reprizë, që poqese nuk ndëshkohet tani, mund të na reprizohet edhe në të ardhmen, etj.
Ky takim përfundoi me mendime të ndara, pa një konkluzion unik.
Së shpejti u mbajt edhe mbledhja e përbashkët e tubimit të punëtorëve të QAMO “Skënderbeu” me strukturat komunale, e cila filloi shumë ashpër. Sa duket të gjithë ishin nervozë dhe donin që sa më parë ta gjenin fajtorin dhe ta mbyllnin këtë çështje sa më parë, meqë kishte marrë përmasa marramendëse në të gjitha strukturat shtetërore.
Kryetari i Komitetit Komunal të LK, që nga fillimi u vërsul shumë ashpër në mua, thuase unë isha fajtori dhe personi kryesor që duhej ndëshkuar për t’i qetësuar gjakërat e për t’i kënaqur strukturat shtetërore.
Asokohe ishin aktuale shkruarjet e parullave “armiqësore” “Kosova Relublikë”, apo mjaftonin vetëm inicialet “KR” dhe evidencohej si “parullë armiqësore”. Për këtë qëllim, profesorët kujdestarë duhet të vinin një orë para fillimit të mësimit dhe të kontrollonin detajisht tërë ambientin shkollorë, çdo klasë veç e veç dhe të evidentonin gjetjet eventuale.
Më kujtohet një rast në një paralele ishte shkruar me shkumës me shkronja të stërmëdha parulla “Kosova Republikë”. Meqë isha vetëm, së pari hapa dritaren dhe shikova me kujdes përjashta se mos vallë është duke më përcjellur ndokush. Asokohe, thuhej se edhe muret kishin veshë” dhe kurrë nuk dihej se prej nga mund të vjen “belaja”. Pasi nuk vërejta kurrëfarë dyshimi se jam duke u përcjellur, mora shpuzën dhe e lava mirë në lavabonë në klasë dhe e fshiva me shumë kujdes dërrasën e zezë detajisht. Por, meqenëse nuk isha i sigurt se a do të shihej ndonjë shenjë kur të teret, e lava mirë sërish shpuzën dhe i hyra pastrimit të thellë për të dytën herë dërrasës së zezë.
I druheshim shumë asokohe shkruarjes së qëllimshme të parullave nga personat e shtytur nga organet e sigurimit, me qëllime për ta kompromituar e dënuar personin që synonin, prandaj duhej bërë kujdes i jashtëzakonshëm.
Realisht ishim midis dy zjarresh: poqese e regjistronim parullën e shkruar, menjëherë lajmërohej policia dhe i hudhnim vetes në qafë organet e sigurimit shtetërorë.
Prandaj, në mbledhje Kryetari i Komitetit e drejtim gishtin kundër meje personalisht duke më akuzuar për parullat e shkruara në shkollë dhe për moszbulimin e autorëve , etj.
Sapo e kreu diskutimin ai, e mora fjalën unë dhe thash se nuk e kuptova mirë parafolësin se a është për denimin e nxënësve, apo jo? Sepse nga fjalimi i tij kontradiktor, fitohet përshtypja se ishte konfuz dhe i paqartë. Kurse, i përkujtove të gjithë për detyrat dhe obligimet ligjore të mësimdhënësve, që në rastin konkret realisht kishim dështuar.
Pastaj foli Kryetari i Komunës, i cili ishte më i arsyeshëm dhe e njihëte shumë mirë procesin edukativo-arsimor dhe vlerë sonte se nuk mund të fajsohen vetëm nxënësit, por edhe dy profesorët e involvuar në këtë problematikë.
Më i ashpër në diskutim u tregua përfaqësuesi i sigurimit shtetëror nga policia dhe hodhi kauza të rënda për parullat e shumëta që ishin shkruar dhe më akuzoi direkt se unë nuk i ceka fare në diskutimin tim.
Meqë nuk isha në dijeni, e pyet a se kur dhe ku ishin shkruar ato parulla për të cilat nuk dija asgjë. Atëherë si mu përgjigj se ato parulla ishin shkruar në WC-në për nxënës.
I revoltuar, unë deklarova kategorikisht dhe me mllefosja se asnjëherë nuk kam hyrë në WC-në për nxënësit ashtu si dhe të gjithë kolegët, sepse WC për profesorët është e vendosur larg asaj të nxënësve dhe se do ishte jodinjitoze kontrollimi i WC-së nga ana e profesorëve, sepse në jemi shkolluar për t’i mësuar e edukuar nxënësit, e kurrësesi jo për t’i kontrolluar WC-të. Prandaj, deklarova se askush nuk ka të drejtë ligjore e as morale që të kërkoj një gjë të tillë nga ne.
Disktutuan edhe shumë kolegë dhe përkrahën pa rezervë dhe me argumente diskutimin tim.
Kështu, stuhisë së strukturave komunale i shpëtuam me sukses dhe mbisundoi bindja se e keqja më e vogël do ishte dënimi me të holla dhe ndonjë vërejtje eventuale për profesorët, kurse nxënësit përveç një qortimi edukativ, realisht nuk meritonin ndëshkim tjetër.
Kështu u mbyll kjo çështje dhe i pritëm të lehtësuar Fadil Hoxhën, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së dhe Dobrivoje Vidiqin, Kryetar i Kryesisë së Serbisë, të cilët na mbajtën një ligjëratë të përbashkët për ne punétorët ë arsimit të komunës tonë dhe Bujanocit, në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.
Dua të theksoj se jam shumë krenarë që arritëm të argumentojmë shkencërisht dhe profesionalisht dhe t’i bindim të gjitha strukturat politike e arsimore se nxënësit nuk ishin fajtorë, pra se ishin të pafajshëm dhe se nuk ishte e drejtë që të ndëshkohen.
Jam shumë i lumtur dhe krenar që ia dolëm të korrim këtë fitore të vogël, por që kishte rëndësi jashtëzakonisht të madhe si për nxënësit, ashtu edhe për neve mësimdhënësve dhe prindërve dhe realisht i dhamë fund praktikës së mosndëshkueshmërisë së profesorëve për sjelljet e tyre jopedagogjike e joedukative dhe që gjithmonë të denohen vetëm nxënësit, duke u shpallur apriori fajtorë kujdestarë për gjithçka.
Diskutim rreth këtij postimi