Si pasojë e kësaj kemi:
• Shkallën e ulët të përfaqësimit të shqiptarëve në organet shtetërore dhe institucionet publike;
• Militarizim të lartë të rajonit, 48 minibaza në Zonën Tokësore të Sigurisë kryesisht nëpër vendbanimet shqiptare;
• Varfëri dhe zhvillim të ulët ekonomik;
• Diplomat e Kosovës nuk njihen;
• Pasivizimi si proces i shpopullimit të Luginës nga shqiptarët vazhdon. Kjo dukuri është përmendur edhe në raportin e fundit të DASH;
• Albanofobia, gjithmonë në rritje, nga e cila nuk është kursyer as mandatari, sikurse
• Ndalimi me ligj i përdorimit zyrtar të simboleve kombëtare si mohim i idëntitetit, dhe dënimi i gjithë atyre që e përdorin si formë e presionit politik dhe diciplinimit.
Në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës Republika e Serbisë nuk respekton as të drejtën e brendshme e as konventat ndërkombëtare.
Të drejtat e pakicave janë pjesë përbërëse e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa pjesëmarrja efektive e pakicave në vendimmarrje paraqet thelbin e shoqërisë demokratike e paqësore.
Në përputhje me këtë, në çdo komunikim me Beogradin zyrtar kemi kërkuar ndërmarrjen e masave afirmative që do të eliminonin pengesat ekonomike, sociale, politike që pengojnë pjesmarrjen efektive të pakicave në vendimmarrje.
Në çdo komunikim me Qeverinë kemi kërkuar:
1. Realizimin e pakusht të Planit shtatë pikësh. Tema qendrore e tij është pjesmarrja e barabartë dhe adekuate në strukturat e organeve shtetërore.
Parakusht për këtë është njohja e Diplomave nga Kosova.
2. Ndërprerjen e procesit selektiv dhe etnikisht të motivuar të pasivizimit dhe kthimin e adresave të të pasivizuarëve.
3. Aprovimin e Ligjit të ri për të drejtat dhe liritë e pakicave.
4. Ndryshimet adekuate në Ligjin për territorin dhe selinë e gjykatave dhe prokurorive.
5. Ndryshime të Ligjit për përdorim zyrtarë të simboleve kombëtare,
6. Ndërmarrjen e masave speciale për zhvillim e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Por edhe pas 23 vjet të angazhimit tonë politik dhe 12 vjet të qeverisjes së SNS, Presheva, Bujanoci e Medvegja mbeten komunat më të pazhvilluara në Serbi.
Mandatari theksoi se qeveria e propozuar është inkluzive. Formalisht mund të duket ashtu, por Republika e Serbisë dhe organet e saj shtetërorë mbeten ekskluzive – vetëm për qytetarët e rendit të parë, të popullit shumicë, më sakt për pjesëtarët e SNS.
Sa janë të integruar shqiptarët, përshkak të kohës këtu nuk mund t’ia prezentoj këtu, por kryeministrit të ri do t’i dërgojë shkresë me të cilin në mënyrë të detajuar do ta informoj për situatën e përfaqësimit.
Në programin e ri të kryeministrit nuk kam vërejtur asgjë serioze në rrespektimin e të drejtave të pakicave.
Ajo që u vërejtë është se kandidati për KM, të drejtat e pakicave i thjeshtoi në të drejtën për „lutje fetare dhe ezanin nëpër xhami“ duke i ikur kështu marrjes së përgjegjësi për integrimin e tyre të barabartë.
Mendoj se Serbisë, sot, i duhet një qeveri që respektimin e të drejtave të pakicave e sheh thelbësorë në programin e vet e jo ajo që të drejtat e njeriut dhe pakicave i sheh si koncept imperialist të Perëndimit.
I duhet qeveri për të integruar pakicat në Serbinë heterogjene dhe për të ndërprerë politikën e cila pengon integrimin e pakicës serbe në shtetet shumë më homogjene përreth.
U tha se kjo do të jetë qeveri e kontinuitetit. Për ne kontinuiteti do të thotë vazhdim të diskriminimit, pasivizimit, mosintegrimit.
Për hirë të perspektivës së saj evropiane Serbia ka nevojë për qeveri të diskontinuitetit.
Ndarje të plotë me të kaluarën.
Nuk i duhet qeveri që konfrontohet me Evropën. I duhet qeveri që ndërton shoqërinë me konceptin e demokracisë liberale perëndimore e jo qeveri që e thellon autoritarizmin e konzervativizmin dhe nacionalizmin agresiv.
Sa i përket politikës së jashtme, mund të zgjidhni të ekuilibroni mes nevojave strategjike me Perëndimin dhe emocioneve destruktive me Lindjen.
Ku do ta çoni vendin është përgjegjësi e juaja.
Por nuk mundem që në këtë rast të mos citoj ish Komisionerine BE për zgjerim, Oli Ren, i cili në një rast kishte thënë: „Në përqafimin e Ariut (Rusisë) mund të jetë ngrohtë, por mos harroni sa lehtë mund të ngulfateni nga dashuria e tij“.
Sa i përket Kosovës ju vazhdoni të ushqeni politika joreale. Politika e juaj rreth Kosovës është dogmatike.
Republika e Serbisë refuzon t’i respektoj dhe përmbushë Marrëveshjet e arritura. Mohoni parimin elementar në marëdhëniet ndërkombëtare „Pacta sunt servanda“.
Folët për Kosovën dhe kryeministrin e sajë si të flisnit për një kriminel.
Si nuk u kujtuat të thoni as edhe një fjalë të vetme për sulmin terrorist në Banjska.
Si nuk u kujtuat që së paku në një fjali të përmendni krimet serbe në Kosovë?
Pse nuk përmendet kamionat frigorifer, të cilët në tentativë të fshehjes së krimveve, kishin transportuar trupat e civilëve të vrarë shqiptarë nga forcat serbe, nëpër lokacionet e ndryshme nëpër Serbi.
Politika imperialiste ndaj Kosovës, ajo që tenton të rrënojë Bosnjën e Dejtonit dhe destabilizimin e Mal të Zi nuk meriton përkrahje.
Unë e ftoj mandatarin që kur të zgjidhet të vijë e të vizitojë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, dhe vet të bindet se si është gjendja atje.
Por mos e trashëgoni shembullin e zonjës Brnabiq dhe presidentit Vuçiq që të vini atje e të qëndroni në zyrë të SNS-it ose në ndonjë kafiteri lokale serbe. Ejani dhe takohuni me të gjithë akterët politik atje e më pas mund të filloni dialogun.
Faleminderit.
Diskutim rreth këtij postimi