Në profilin e saj nl facebok poetesha Pepshi shkkruan :
“Në ditën e poezisë dhe Pranverës
Toka ime
E dashur toka ime, e di që të mungova sot, të mungoj zëri im, pra kënga ime, të cilën e këndoja bashkë me kanarinën, të „Lugu i Rajes“, të „Guri i Nuses“ apo të „Lugjet e Zanave“, pra, mu në ditën e parë të Pranverës. Të munguan hapat e mi, ecja ime, frymimi im, shikimi im, lulevjollcat në dorën time, buzëqeshja ime, vaj e lojrat e mia. Unë sonte, po ta nisë një përshëndetje si ngushëllim, bashkë me këtë foto në mes luleve të vendit të huaj, një përqafim mallengjyes nga mërgimi.
Ndoshta ti nuk do të ma pranosh, me arsyen e mungesës time fizike, që ta festojmë dhe të gëzohemi bashkë, për atë murlan që iku.
Por toka ime, të lutëm shumë që t’më falesh, sepse, edhe unë kam arsyet e mia, që mund jenë 1001, jo 1001 net, ato jan shumë më shumë.
Unë nuk erdha në mërgim nga deshira që kisha, erdha si shumë mërgimtarë tjerë, veçse kurrë nuk të harrova . Larg teje kurrë nuk gjeta shtratin e pushimit, nuk i pushova asnjëherë eshtrat , për ty toka ime, për lirinë tënde, për lulëzimin tënd, për ç’do gjë të bukur dhe, atë kryesore e cila kurrë nuk vdes, dashuria për ty.
Shpesh dëgjoj tek na thonë që, t’mos flasim ne që jemi në mërgim, deshirojnë të na cenojnë mëndimin tonë të lirë, mëndimin për mbrojtjen tënde toka ime, tek na thonë që të trusim dhe të mos përzihemi fare.
Por megjithatë, sepaku vajin apo gëzimin dhe dashurinë për ty, kurrë nuk do t’mund t’na ndalin, pavarësisht tendencave…
Të dua përjetësisht!
ZLP”
Diskutim rreth këtij postimi