Iliaz REXHA: Seminari XXXIII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare 33/1
Në këtë kumtesë, për herë të parë, do të trajtohet çështja e shtrirjes dhe njëkohësisht sllavizmi i këtyre dy vëllazërive mesjetare me prejardhje arbërore Burmazi dhe Mataruga që gjatë mesjetës jetonin ne hapësirën gjeografike, brenda trekëndëshit të kufijve të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë. Ky punim është i bazuar në defterët kadastralë osmanë No. 987dhe No. 1063, origjinali i tyre gjendet ne Arkivin Qendror Osman ne Stamboll, që kanë të bëjnë vetëm me regjistrimin e popullsisë vllahe-arumune që gjatë mesjetës jetonte e shpërndarë, kryesisht nëpër viset malore dhe kodrinore të Gadishullit Balkanik. Shpeshherë i ndërronte sundimtarët, nga ata të Nemanjiҫve të Rashkës, të Bosnjes dhe së fundi të atyre të Balshajve shqiptarë që studiuesit sllavë tentojnë dhe bëjnë përpjekje maksimale për tχi nxjerrë me prejardhje vllahe-sllave. Në historiografinë, etnologjinë, etnografinë dhe në literaturën shkencore e narrative sllave, këto dy fise apo vëllazëri mesjetare, trajtohen dhe konsiderohen me prejardhje romane- vllahe, madje edhe me origjinë vllahe-sllave, pikërisht për qëllime politike dhe pretendime territoriale, pa asnjë bazë shkencore, τgjojaυ për të dëshmuar se ne këtë hapësirë gjeografike, nuk kanë jetuar fiset me origjinë arbërore para sllave. Në kohë të fundit, në mënyrë dokumentare dhe transparente po na dëshmojnë,posë atyre sllave edhe regjistrat kadastralë osmanë, se disa grupe të vllehve ishin ndarë nga katundet e fiseve ςvëllazërive ςarbërore: Burmazi, Mataruga, Zhuro-viҫi, Zoto-viҫi dhe Malesh-efci në trekëndëshin gjeografik, duke i formuar katundet e tyre, sikurse ishin: Nenkovici, Glegjevici, Vraniҫi dhe Perutinovci, kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e vllehve e kishte një prejardhje me fiset mesjetare arbërore, siç ka pohuar qysh moti arkeologu kroat Alojz Benac dhe në kohë të fundit, kjo tezë po përkrahet edhe nga disa arkeologë boshnjakë të Bosnjës. Depërtimi i sllavëve në tokat e banuara me popullsi arbërore dhe vllahe shkaktoi shkatërrime dhe masakra të mëdha, duke i zhvendosur banorët autoktonë nga toka e tyre pjellore, të cilët qenë te detyruar të strehohen me shekuj nëpër shpella dhe male të pakamueshme për të mbijetuar. Sipas ballkanologut të njohur Milan Shuflaj, historian dhe etnograf i shquar i cili thekson se vendosja sllave në Ballkanin Perëndimor kishte rënë mbi popullsinë arbërore si një sopat që i kishte prerë ne veri dhe ne jug disa nga degët kryesore te trungut të tij dhe i kishte ngushtuar brenda një territori më të vogël,. Edhe Konstatin Jireҫek, medievistit i mirënjohur, me prejardhje ҫeke, duke folur për ilirët, ai mendonte se ilirët gjatë periudhës romake, gjysmë të romanizuar, që ishin të parët e albanëve mesjetar, që gjatë depërtimeve të popullsisë sllave, sikurse shkruante ai, ata prej territoreve ku banonin deri atëherë, midis hapësirës se Dalmacisë dhe Danubit , u shtynë ma në jug të Ujdhesës së Ballkanit. Shuflaj dhe Jireҫek kanë pohuar në studimet e tyre se në mesjetë të gjitha krahinat e përfshira në katërkëndëshin Ohër- Vlorë-Tivar-Prizren me disa degëzime te tyre larg në veri të Prizrenit (të Kosovës verilindore- I. R.) ishin troje te albanëve (zemlje Arbanasa). Ata kishin shkruar se albanët kishin jetuar në mesjetë dhe në qytetet e Kosovës dhe të Maqedonisë se sotme, por asgjë nuk thanë për albanët qe jetonin nëpër vendbanime rurale meqë nuk i posedonin regjistrat kadastralë të shekullit XV-XVI të administratës osmane . Prandaj, teza e tyre, me zbulimin e regjistrave kadastralë osmanë te shekullit XV-XVI, lidhur me vendbanimet e popullsisë arbërore nëpër fshatra të Kosovës dhe te Maqedonisë së sotme është tejkaluar, qysh para 4 dekadash, meqë këto burime arkivore të dorës së parë, vërtetojnë në mënyrë bindëse se popullsia arbërore edhe para depërtimit të osmanlinjve në Ballkan, banonte në mesjetë edhe në vendbanimet rurale në tërë hapësirën gjeografike prej Nishit ( Naisus) e përtej Shtipit (Astibos), dhe Bilazorës ς Velesit të Maqedonisë së sotme. Duke u bazuar në etimologjinë dhe semantikën e toponimeve dhe patronimeve te këtyre vëllezërve, që ende gjallojnë, në këtë hapësirë gjeografike, të cilat posë në dokumentet të Arkivit të Raguzës dhe të atij të Kotorit të shekullit 13 dhe 14, i kemi hasur edhe në regjistrat kadastralë osmanë të shekujve 15 dhe 16 si edhe në hartat topografike austriake të 17, që në mënyrë bindëse mund të dëshmohet se këto fise- vëllazëri ishin autoktone në hapësirën e lartpërmendur, e jo të ardhura, (sikurse pohojnë disa autorë sllavë), nga Arbëria mesjetare dhe se ato fillimisht në etnogjenezën e tyre ishin me prejardhje ilire-arbërore, të cilat gjatë sundimit romak-bizantin pjesërisht u romanizuan, ndërsa gjatë mesjetës krejtësisht u asimiluan në sllavë. Sipas hulumtuesve të më hershëm, Jireҫek, Shuflaj e të tjerë, hapësira e vëllazërisë Burmazi, përfshinte vetëm 4 vendbanime në rrethinën e qytezës Stollac mbi Mostar, në anën veriore te Hercegovinës. Mirëpo në kohë të fundit i hulumtova 2 defterë për Vilajetin e Hercegovinës, në Arkivin e Qendror të Osmanlinjve, në të cilët, hetova, pos regjistrimit të bashkësive të vllehve, ishin regjistruar nahija e Burmazëve me (40) fshatra, si njësi administratve administrative osmane, në territorin e sanxhakut të Hercegovinës si edhe nahija Mataruga në kazanë e Perijepoljës, pëfshinte (12) fshatra, prej tyre 8 vendbanime, gjendeshin në pjesën e Sanxhakut të Jeni Pazarit, ndërsa 4 fshatra në pjesën e Sanxhakut të Tashlixhes- Plevles, sot në Mal të Zi, por për këto të fundit, kësaj radhe nuk kemi të dhëna. Edhe nahija Mataruga në mesjetë përfshinte një territor mjaft të gjërë, meqë vendbanimet ishin të tipit kodrinor e malor të shpërndara njëra nga tjetra në një largësi prej 5 deri në 10 kilometra. Meqë gjatë mesjetës kishin marrë statusin shoqërorë dhe kryesisht, jetonin ne vendet malore dhe merreshin me blegtori, andaj këto vëllazëri, ishin regjistruar nga administrata mesjetare sllave, së bashku me vllahët, si kategori sociale, e jo si kategori etnike, por këto në aspektin etnik, ishin me prejardhje ilire-arbërore.
Toponimet e këtyre 2 rajoneve apo nahijeve territoriale e morën emrin sipas vëllazërive me prejardhje arbërore, të cilat qysh nga mesjeta banonin në këto hapësira gjeografike. Administrata osmane, në mënyrë të saktë i regjistronte të gjitha toponimet, mikrotoponimet,oronimet të vendeve, bjeshkëve, lumenjve, të liqejve, pasurive të luajtshme dhe te paluajtshme, më për çështje fiskale. Andaj regjistrat osmanë e vërtetojnë gjendjen faktike të status qos, e deri në njëfarë shkalle strukturën fetare dhe etnike të popullsive heterogjene, por edhe sllavizi- min e popullsive, para sllave që banonim para depërtimit të tyre në Ballkan. Disa studiues kroatë, edhe pse fillimisht, e dinin se këto vëllazëri, kishin origjinë ilire-arbërore, por meqë i takonin besimit katolik dhe e flisnin kroatishten, ata i konsideruan si popullsi të etnisë romano-kroate, ndërsa studiuesit serbë, vëllazërinë e Burmazëve, e Mataruga, që një pjesë e tyre ishte konvertuar në fenë ortodokse të ritit pravollavë e konsideronin me prejardhje vllaho- serbe. Konstantin Jireçek, për herë të parë, Burmazët në territorin e lartpërmendur i gjen të shënuar në dokumentet e Arkivit te Raguzës, në vitin 1300.
Ai pohonte se fisi Burmaz në gjuhën shqipe e ka kuptimin burrë i madhë e ka kuptimin vetëm në gjuhën shqipe Njëri i Madh. Burmazët përmenden në dokumentet e Republikës se Raguzuës përsëri në vitin 1343, ku thuhet se ata kanë shërbyer si tregtarë në mes Hercegovinës dhe Dubrovnikut. Burmazët përmenden edhe në defterët kadastralë osmanë te viteve 1476-78, ku shihet se në këtë koh ky territor ishte i banuar me fiset- vëllazëri të Burmazëve dhe të Matarugave.
Burmazët gjatë sundimit osman kanë pasur marrëdhënie të ndryshme tregtare me Republikën e Raguzës. Një Pjesë e Burmazëve islamizohet për tχi shpëtuar bashtinat dhe pasurit e veta nga pushteti osman, ndërsa një pjesë e tyre gjatë shekullit XVI dhe XVIII, është ikur dhe vendosur në Dalmacinë e Venedikut . Pas vendosjes, më vonë, pasardhësit e tyre, kanë jetuar në këto vende: Korçula, Blata, Vela Luka, Podaҫa, në rrethinë të Makarskas, në Split, Kashtel, në Shibenik, (në mesjetë kzietstonte fshati Arbanas-I.R), Ogorje, Niska dhe në Zagori. Patronimi Burmaz në territorin e Zhupes së Zminës (sot i quajtur Muҫë), në librin e të lindurve të priftit, fra Bonaventura Biloglava gjatë viteve 1679-1686, ishin regjistruar këta banorë : Andreja Burmazoviç, i lindur nga prindërit Franja dhe Beta, kumbara i tij ishte Bilobark Stojic. Në vitin 1683 prifti- fratër Biloglava e ka pagëzuar Gudenc Burmazoviҫin i biri Palit dhe i Mairgaritës, kumbara i tij ishte Ilija Malesh. Në vitin 1686 ishte pagëzuar me te njëjtin emër dhe mbiemër një tjeter Burmaz, nga prindegrit Mateja dhe Klara, kumara i tij ishte Ilija Malesh. Në kadastrin Venecian nga viti 1711 ne vendbanimin Ogorje, ishte regjistruar familja e Ivan Burmazovicit (Brumassovich), të cilës pushteti venecian i kishte dhënë 70 ari tokë për ta punuar. Në vendbanimin Niska, banim të përhershëm kishte edhe familja e Bozhe Burmazoviҫit të ndjerit të Jures, me pesë anëtarë të cilit i kishin dhënë 60 ari tokë për ta punuar. Në Kashtell Shtafliq, në vitin 1751 përmendet gjykatësi me emrin Bozhe Burmaz. Në regjistrin e borqëlinjëve në vitin 1790, del i regjistruar edhe Ivan Burmaz. Në Kashtell në mes pesë poetëve te shekullit të XVIII, del të përmendet edhe Ante Burmaz, poet popullor.
Në vitin 1802 regjistruesit ne vendbanimin Podaҫa. kishin regjistruar shtatë familje me patronimin (mbiemrin) Burmazoviҫ. Në kadastrin austriak nga viti 1835 në vendin e quajtur Ogorje e Epërme ishin regjistruar tri familje me mbiemrin Burmaz Jurina dhe dy familje tjera me Burmaz Mateja, ndërsa në vendbanimin Niska ishin regjistruar dy familje të Burmazve; Antina dhe Dujina. Sipas regjistrit të popullsisë të viti 1948 në Ogorje të Epërme ka jetuar një familje, ndërsa në vendbanimin Niska kanë jetuar tri familje me patronimin Burmaz.
Në kohë te fundit në territorin e komunës Muҫë, në vendbanimin Ogorje e Epërme jeton familja dy anëtarshe me patronimin Burmaz. Sipas një informatori me emrin Branimir Burmaz i cili ishte me prejardhje nga vendbanimi Niska, pohon se gjatë shkollimit të tij në gjimnazin e këtij vendbanimi kishte hasur në hartën historike të ish Mbretërisë së Jugosllavisë së vjetër, ku në trekëndëshin Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Mali i Zi, ishte shënuar emërtimi Burmaz i cili me madhësinë e tij, përafërsisht, mbulonte hapësirën e sipërfaqes se sotme te Malit të Zi (cca 60 xc 40 cm). Ky informator para një kohe, nëpërmjet rrjetit social kërkonte nga hulumtuesit që merren me hulumtimin e etnogjenezës së familjeve me patronimin Burmaz, nëse rastësisht hasin në këtë hartë të vjetër historike të njëjtin ta informojnë, meqë fisi Burmaz mund të ketë lidhje gjene- tike me ndonjërën prej fiseve ilire. Po ashtu një informator tjetër me emrin Vesna Burmazovic, e cila edhe sot jeton në Vrnjacka Banja në Serbi dhe e cila ka prejardhje prej Hercegovinës, pohon se stërgjyshërit e saj para 200 vjet, janë vendosur pranë Malit Goҫ, në afërsi të Vrnjacka Banjës, ku sot, jetojnë nja 30 familje me patronimin Burmaz.
Në vijim do të paraqesim disa të dhëna edhe për fisin – vëllazërinë mesjetare me patronimin Mataruga, e cila për herë të parë, në dokumentet historike del të përmendet në vitin 1222, në siujdhesën Peljeshac, të Kroacisë, në afërsi të vendbanimit Janjina edhe toponimi Mataruga, ku ekzistonte edhe një kishë, por nuk dihej se cilit religjion i takonte. Me ҫështjen e fisit apo vëllazërisë Mataruga janë marrë disa studiues, ndër të parët ishte Konstantin Jireҫek,i cili në burimet e Arkivit të Raguzës në vitin 1318, e has edhe patronimin jo sllav Mataruga, andaj ky fis të përkujton në gjurmët që i ka lënë në toponimin me emrin, Kodra Mata – ruga, që gjendet në mes të qytetit të Raguzës dhe Stonit. Po ashtu, në këtë hapësirë gjendet edhe fshati Matauga i deformuar me trajtën sllave Motruzhiqa. Ky toponim është dëshmuar edhe në burimet e tjera historike të shekullin e XV. Sipas Milan Shuflajit, Mataruge janë një fis (pleme), me prejardhje nga territori i Malit të Zi, i cili ka jetuar në rrethinë të Grahovës dhe i cili mendonte se ishte zhdukur. Sipas studiuesit A. Luboric, nga ky fis rrjedhin Mishloviqët dhe Kotoviqët e asaj kohe si pasardhës të Matarugave. Jovan Vukovic, informonte se në katundin Pishqan në Malin Durmitor ka ekzistuar lokaliteti me emrin Mataruga, gjithashtu edhe në rrethin e Tashlixhes-Plevljes- ende ekziston fshati me emrin Mataruga. K. Jirecek, M. Shuflaj, N. Vekariq dhe Vukoviq, në atë kohë, nuk kishin njohuri se në regjistrat kadastralë osmanë qysh në vitin 1477, ishte regjistruar Nahija Mataruga, me 10 fshatra në përbërje të kazasë së Prijepoljës . Për prejardhjen e fisit apo vëllazërisë të Matarugës, është pranuar teza se ai nuk ishte me prejardhje sllave, po ka prejardhje para sllave . Sipas Shufjalit ky fis mund të ketë prejardhje Kelte nga fjala matara, me kuptim një farë lloj shigjetash të kelteve. Konstandin Jireҫek etnonimin Mataruga e lidhë me fjalën e latinishtes matare, në vend Mactare, ose ka prejardhje nga fjala shqipe mat, prej foljes me mat. Bazën gjuhësore mat, Paul Wisova e konsideron Ilire, me kuptim “buzë lumi apo deti”, njësoj si në gjuhën shqipe buzë lumi, bregdeti. Linguisti Eqrem Çabej, e konsideron si kelte-shqipe me kuptim, mat (rërë) dhe e lidhë me lumin Mati në Shqipëri. Jovo Vukovic mendon se emërtimi Mataruga është me prejardhje Ilire. Prejardhjen e kësaj fjale Petar Skok e nxjerr nga latinishtja mataris, pjesërisht nga format dalmatinë-romane. Ky autor nuk e përcakton etimologjinë e kësaj fjale as përkatësinë gjeografike. Siq shihet mendimi për etnogjenezën e fisit Mataruga janë te ndara dhe sillën në mes të prejardhjes ilire dhe asaj latine–kelte. Edhe njëra edhe hipoteza tjetër, mund të kenë bazën historike, meqë, sikurse është e njohur pas Ilirëve, keltet përbëjnë popullsinë antike në Ballkanin Jug-Perëndimorë. Është fakt i pa mohueshëm se fisi Mataruga, nuk është me prejardhje sllave dhe ky fis nuk është zhdukur tërësisht, meqë sot e kësaj dite në vendbanimin Misoҫa te Visokës në afërsi të Sarajevës, me patronimin Mataruga, jeton një familje e vjetër boshnjake në fshatin Misoҫ, nga kohët e vjetra ku ekziston edhe toponimi me emrin Matarugin Han. Edhe
në vendin arkeologjik Glasinaҫko Polje në rrethinë të Rogaticës në Bosnjën Lindore, postatu gjendet një toponim Misa ku ka edhe gjurmë të tumulave ilire. Patronimi Mataruga ende gjallon edhe te disa familje me prejardhje serbe dhe kroate.
Shumica e fiseve dhe vëllazërive autoktone, para sllave, janë me prejardhje nga popujt jo sllavë që do të thotë, se ato janë me prejardhje Ilire, romane dhe-vllahe në hapësirën e trekëndëshit gjeografik që është trajtuar në këtë punim. Mataruga ësht një ndër fiset me të vjetra që mendohet se i takonte fisit me të madh të Shpënjëve me prejardhje Ilire.
Në vijim po sjellim të dhëna onomastike dhe demografike të nxjerra nga regjistrat kadastralë osmanë të shekullit XV No. 987 dhe No. 1063. Është e rëndësishme të theksohet se në dokumentet e para të Arkivit të Raguzes , nga shekulli XIII dhe XIV, shumica e familjeve të këtyre fiseve mbanin patronimin Burmaz dhe Mataruga, ndërsa në regjistrat osmanë i gjejmë vetën 4 kryefamiljarë qe kishin ruajtur patronimin Burmaz dhe 4 të tjerë që kishin ruajtur patronimin Mataruga , ҫka do të thotë se patronimi i tyre ishte sllavizuar, duke marrë për mbiemra të familjes se tyre emra tipikë sllavë. Po ashtu, duhet theksuar se në nahijen Burmaz i hasim 4 familje me patronimin Bardo të substratit ilir dhe 3 familje me patronimin Progon të protoshqipës mesjetare, që në mesjetë i mbanin familjet arbërore.
Nahija e Burmazëve në sanxhakun e Hercegovinës:
- Katundi Ujaska, i takonte Nahijës Burmaz, me 47 kryefamiljarë, 10 bashtina dhe 40 beqarë, antroponimia ishte e sferës së krishtere sllave ma tepër të formave kroate, por kishte edhe emra të huaj: Radic Sharla, Gurgur Sharla, Ivanish Sharlla, Ivko Sharlla, Millko Milesha, Margjetko Marko
- Katundi Zhuriҫ, i takonte Nahijes Burmaz, me 12 kryefamiljarë dhe 19 beqarë.
- Katundi Rasjas, i takon Nahijes Burmaz, me 11 kryefamiljarë dhe 11 beqarë.
- Katundi Napavic, i takon Nahijes Burmaz, me 11 kryefamiljarë dhe 12 beqarë.
- Katundi Ubaska, i takon Nahijes Burmaz ,me 4 kryefamiljarë dhe 1 beqarë.
-Katundi Velik Dol, i takon Nahijes Burmaz me 10 kryefamiljarë dhe 6 beqarë.
- Katundi Lubomeshla, i takon Nahijes Burmaz, me 13 kryefamiljarë dhe 18 beqarë.
- Katundi Uporivac-(Oparivac), i takon Nahijes Burmaz, me 14 kryefamiljarë dhe 18 beqarë.
- Katundi Kapavic, i takon Nahijes Burmaz, me 24 kryefamiljarë dhe 26 beqarë.
- Katuni Perimleva(Poli), i takon Nahijes Burmaz, me 16 kryefamiljarë dhe 10 beqarë.
- Katundi Dugi Dol, i takon Nahijes Burmaz, me 13 kryefamiljarë dhe 10
beqarë.
- Katundi Keshlova-(Keshloda)?, i takon Nahijes Burmaz, me 3 kryefamiljarë dhe 4 beqarë.
- Katundi Popovishte, i takon Nahijes Burmaz, me 1 kryefamiljarë.
- Katundi Resnik, i takon Nahijes Burmaz, me 11 kryefamiljarë dhe 12 beqarë.
- Katundi Duboka, i takon Nahijes Burmaz, me 13 kryefamiljarë dhe 10 beqarë.
- Katundi Novash, i takon Nahijes Burmaz, me 8 kryefamiljarë dhe 8 beqarë.
- Katundi Stalac, i takon Nahijes Burmaz me 5kryefamiljarë dhe 1 beqarë.
- Katundi Radim Dol, i takon Nahijes Burmaz me 3 kryefamiljarë dhe 4 beqarë.
- Katundi Goҫ-in Dol, i takon Nahijes Burmaz me 5 kryefamiljarë dhe 8 beqarë.
- Katundi Prasac Dol, i takon Nahijes Burmaz me 2 kryefamiljarë dhe 4 beqarë.
- Katundi Boshishta- Bushishta, i takon Nahijes Burmaz me 13 kryefamiljarë dhe 14 beqarë.
- Katundi Odori, i takon Nahijes Burmaz me 22 kryefamiljarë dhe 17 beqarë.
- Katundi Rikiniҫ Dol, i takon Nahijes Burmaz, me 2 kryefamiljarë dhe 3 beqarë.
- Katundi Butesh- Bunesh i takon Nahijes Burmaz me 4 kryefamiljarë dhe 5 beqarë.
- Katundi Ravenic, i takon Nahijes Burmaz, me 26 kryefamiljarë dhe 43 beqarë.
Në këtë vendbanim kishte tre kryefamiljarë me emrin Balin dhe Baliҫ dhe katër kryefamiljarë me patronimin Bulklu.
- Katundi Dolna Butina-Botina , i takon Nahijes Burmaz, me 15 kryefamiljarë.
- Katundi Preska-Breska, i takon Nahijes
- Katundi Betun-Bitun, i takon Nahijes Burmaz, me 29 kryefamiljarë dhe 40 beqarë.
- Katundi Sredna Bitun, i takon Nahijes Burmaz, me 22 kryefamiljarë dhe 16 beqarë.
- Katundi Vllanaҫ-Vllajaҫ, i takon Nahijes Burmaz, me 15 kryefamiljarë dhe 20beqarë.
- Katundi Besdeki-Buzdeki, i takon Nahijes Burmaz me 13 kryefamiljarë dhe 14 beqarë.
- Katundi Zhirvan, i takon Nahijes Burmaz, me 30 kryefamiljarë dhe 30 beqarë.
- Katundi Kapavҫa, i takon Nahijes Burmaz, me 14 kryefamiljarë dhe 11 beqarë.
- Katundi Gorna Ivic, i takon Nahijes Burmaz, me 7 kryefamiljarë dhe 8 beqarë.
- Katundi Dolna Ivic, i takon Nahijes Burmaz me 19 kryefamiljarë dhe 13 beqarë.
- Katundi Mosuri-Musuri, i takon Nahijes Burmaz, me 22 kryefamiljarë dhe 18 beqarë.
- Katundi Gurlat-Kurlat, i takon Nahijes Burmaz, me 13 kryefamiljarë dhe 12 beqarë.
Bashkësia e vllahëve në Kazanë e Prijepoljes në Nahijën e Matarugës që gjendeshin në territorin e Sanxhakut të Novi Pazarit me këto katunde:
- Katundi Dobroja Bukur, i takon Polimlje Nahijes
- Katundi Brezna i takon Nahijes
- Katundi Gurovik, i takon Nahijes Mataruga, me 13 kryefamiljarë dhe 10 beqarë.
- Katundi Kashic-Gashic, i takon Nahijes Mataruga, me 13 kryefamiljar dhe 17 beqarë.
- Katundi Ivraҫa, i takon Nahijes Mataruga, me 1
- Katundi Skuka, i takon Nahijes Mataruga, me 9 kryefamiljarë dhe 20 beqarë.
- Katundi Lutiҫ, i takon Nahijes Mataruga, me 30 kryefamiljarë dhe 40 beqarë.
- Katundi Gorna Luka, i takon Nahijes Mataruga, me 58 kryefamiljarë dhe 30 beqarë.
- Katundi Ostoga-Ustoga, i takon Nahijes Mataruga, me 55 kryefamiljarë dhe 85 beqarë, një kryefamiljar quhej me emrin Vojko
- Katundi Dorin, i takon Nahijes
- Katundi, Gelinc Gjelinc, i takon Nahijes Kukan, me dy shtëpi dhe toka e quajtur Qarrova Bërda.
- Katundi Dorina, i takon Nahijës Kukan, Katundi Dranҫ dhe Katundi Dardaҫa-(Dardhaҫa- I. R.) pa banorë.
Burimet dhe literatura:
- Basbakalik Osmanli Arsivi, Istanbul, metej,
- Defer-i Liva-i ς i Herseg, No. 987.
- Defter-i Liva-i Hersg, No. 1063. Lu
- Ludvicus de Thalloczy, ConstatInus Jirecek, dr. Emilianus de Sufflay, Acta et Diplomata res Albaniae Mdiae aetatis ILLustrantia, II.189.
- Konstantin Jirecek, Romani u gradovima Dalmacije, Zbornik , Jireceka, II, SANU, Bgd, 1962.
- Milan Shuflaj, Povijest sjevernih Arbanasa, 1925.
- Jirecek, Istorija srba, Beograd, 1952.
- Ҫabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve. Buletini i USHT, Tiranë.
- Ajeti, Shqiptarët dhe gjuha e tyre, Prishtinë, 1994
- Smajli, Disa ҫështje të onomastikës mesjetare, Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979.
Diskutim rreth këtij postimi