Shekuj më përpara luftës së Trojës popujt nën lumin Danub, Dardanët, Brigjët, Misianët, Trakët,
etj mërguan në Azinë e Vogël më së shumti në territorin ku sot shtrihet Turqia e sotme.
Dardanët dhe Brigjët jetuan përkrah njëri tjetrit në gadishullin Ilirian dhe në mërgatën e tyre në
Azi të Vogël.
Sot janë dëshmi emri i ngushticës së Dardaneleve sipas emrit të qytetit Dardani dhe fama e
Trojës me dy poemat epike të Homerit, Iliada dhe Odiseu.
Priami, prijësi, i pari, mbreti i Trojës është pasardhës i Dardanit të Parë themelues të
vëndbanimit Dardanus së pari në ishullin e shenjtë Samos dhe qytetin Dardanus në breg të
Dardaneleve.
Pausanias rrëfen se emri original i ishullit të shenjtë Samos i njohur nga Homeri ishte Dardania.
Bazuar në një studim të profesores Grace Macurdy rruga e parë ndërkontinentale është hapur
nga Dardanët dhe fillon nga Nishi i sotëm e deri në Dardanele. Roma e përdori sërish këtë rrugë
duke e shtrirë deri në Konstandinopojë. Një arsye shumë e fortë për këtë lidhje tokësore
Europë dhe Azi brenda qytetërimeve të njëjtit popull, Dardanisë Iliriane dhe mërgatës që ngriti
mbretërinë e saj në Trojë.
Rruga Nish-Dardanele shërbeu për transportin e metaleve të përpunuara nga minierat e
Dardanisë së gadishullit Ilirian që duheshin për armatimin e perandorisë Hitite, diamanti i cilës
ishte mbretëria Dardane e Trojës. Dardanët e Europës ishin luftëtarë dhe metalurgë të zotë.
Tek dy poemat Homerike emrat e gjeneralëve të luftës së Trojës, janë emrat e udhëheqësve të
fiseve a mbretërive të një gjuhe që adhurojnë Zeusin dhe që i gjen të trashëguara nga Dardanët
e Europës.
Dardani Enea u mallëngjye kur pa simotrën e Trojës në Butrint (Buthrotum) me mbret heroin e
Trojës Skamandërin, që Grekët e shkruajtën me emrin Helenus.
Dardani Skamandër u bë mbret i Kaonisë dhe më vonë i Epirit. I biri i tij Kestrini i dha emrin e tij
lumit Kestrin dhe vëndbanimit Kestrinia në Thesproti, Çamërinë e sotme.
Enea i dha lavdi emrit Dardani ngaqë me pasardhësit e tij shkëlqyen me Romën, Trojën
Europiane.
Dardani nga Nishi, Konstandini i Madh themeloi qytetin kështjellë, Kostandinopojën.
Duke vështruar historinë e luftëtarëve Dardanë të Trojës ata përdorën të njëjtën metodë luftimi
trup me trup ashtu sikundër edhe në Europë duke e bërë këtë element luftarak një arsye më
shumë se kjo mbretëri e Dardanëve të Trojës është mërgata luftarake e Dardanisë Iliriane.
Kjo trashëgimi e madhe e artit të luftuarit trup me trup e bëri Dardaninë e Priamit një mburojë
të vërtetë të perandorisë Hitite. Dardanët janë krah Hititëve në luftën kundër perandorisë
Egjiptiane.
Kështu Dardanët Ilirianë nën Danub, mërgimtarët e parreshtur populluan Trojën, Peloponezin,
Siçilinë dhe më shumë Italinë e sotme duke u bërë kështu zotër të Mesdheut.
Diskutim rreth këtij postimi