Artikulli është botuar në disa portale kombëtare ku postoj vite me radhë. Dhe, kam pranuar letra të atdhetarëve të vërtetë, të vendit dhe diasporës, që shprehin shqetësimin e madh për vdekjen përfundimtare të atdheut dhe kombit, sidomos nëse intelektualët e mirëfilltë nuk zgjohen menjëherë dhe të unifikojnë veprimet, veprojnë…
Më poshtë po shkruaj disa fjalë të thjeshta.
Askush nuk mund t`i detyroj shqiptarët të luftojnë për përmirësimin e kushteve më elementare të jetesës. Lirinë nuk do t`ua sjellin të huajt. Shkaku i tragjedisë (vetëvrasjes) dihet. Fajtorët dihen. Urdhëroni, zgjohuni dhe zgjidhni mënyrat. Nëse jo, plehrat do ta vazhdojnë hajninë, korrupsionin dhe kriminalitetet e llojllojshme sepse nuk frikohen prej jush. Sepse, shumica e popullit logjikon si ajo përralla: “Bënë zot ëndërr” (…)
PS: Më falni për shprehjet, unë nuk mund t`i quaj zotëri të korruptuarit, kriminelët, pedofilët, servilët e pushtuesit, plehrat, këlyshët, dobiçët, që tradhtuan dhe shkatërruan kombin dhe vendin e gjyshërve të mi, sepse kjo do të ishte një ofendim i racës njerëzore, t`i fusim të gjithë në një grup në vend që t`i ndajmë të mirët nga të ligtë. Si do të reagojnë pasardhësit tanë që do të asimilohen: Ishte një herë një Shqipëri dhe një komb shqiptar, por e shkatërruan zotëri kriminel filani, zotëri kriminel pedofili, zotëri kriminel servili…
Tragjedia është se trojet tona zbrazen tërësisht nga rinia e pashpresë. Kjo ka qenë motivimi im kryesor për të shkruar në mediumet shqiptare prej moshës shumë të re, vitit 2001. Numri i nxënësve nëpër shkolla, 6-7-8 vitet e fundit është ulur 80%. Alarmuese. Sipas gjithë burimeve të pakontestueshme, atje larg në trojet arbërore kanë mbetur pothuajse vetëm pleq. Mjerë ata që do të vdesin në vetmi. Të rinjtë që ikin nuk do të kthehen kurrë. Përkundrazi, do të ndihmojnë të ikin edhe të tjerët që kanë mbetur, me martesa apo mënyra tjera. Kjo do të thotë se pas maksimum 10 vjetësh emri ynë do të harrohet plotësisht. Vendi ku gjenden kujtimet e të gjallëve dhe varrezat e të afërmeve të tyre do të mbushen me të huaj (…) që pasi të vendosen aty do t`i nxjerrin nga varri edhe kufomat e atyre që në damarët kishin gjak shqiptari. Për këtë kanë shumë faje mediat gënjeshtare, gjysmë gënjeshtare dhe ato që heshtin sepse e kanë shitur prapanicën. Pasiviteti i shqiptarëve…Turp, Trishtim…
Diskutim rreth këtij postimi