Shkruan: Ismet AZIZI, Gjilan
Gjenocidi ndaj shqiptarëve, i kryer nga Serbia, zyrtarisht nuk është përmendur asnjëherë. Gjenocidiserbomadh, i filluar nga Car Dushani, ka vazhduar në maj të viti 1809 kur ushtria serbe, nënudhëheqjen e Karagjorgjes, ka vrarë mbi 2/3 e banorëve të Sjenicës (5000 banorë), kryesisht gra efëmijë. Gjenocidi serb mori formë të organizuar shtetërore në vitin 1844, me programin“Naçertanija” të Ilia Garashaninit, për të vazhduar me projektin e V. Gjeorgjeviqit, më 1908. Pasreformës agrare, vazhdohet me programin e kolonizimit me titull “Shpërngulja e Arnautëve”, ihartuar më 7 mars 1937, nga V. Çubrilloviq, ku tregoheshin mënyrat çnjerëzore që duhej të përdorteshteti serb për zhdukjen e shqiptarëve. Elaborati i titulluar “Projekt-raport për Shqipërinë”, i cili u promovua nga nobelisti i mëvonshëm Ivo Andriq më 30 janar 1939, paraqet planet për zhdukjen eshqiptarëve dhe shtetit shqiptar. Ndërsa projekti i S. Moleviqit, i 30 qershorit i viti 1941, parashehfshirjen e Shqipërisë nga harta ballkanike dhe zhdukjen totale të shqiptarëve, program të cilin umundua ta realizojë edhe Drazha Mihailloviqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos në visetveriore të trojeve shqiptare.Para se të flitet për këtë gjenocid, po përmendim definicionin juridik të gjenocidit, i cili është idefinuar në nenin 2 të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimeve të Gjenocidit (1948)si
“si çdo veprim i vazhdueshëm i kryer me qellim të shkatërrimit, në tërësi apo pjesërisht, te një grupi kombëtar, etnik, racor apo religjioz, siç është: vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi serioz i demit fizik apo mental ndaj anëtarëve te grupit; krijimi i qëllimshëm i kushteve te jetës se grupit duke llogaritur në krijimin e shkatërrimit fizik në tërësi apo pjesërisht; imponimi i masaveme qëllim që të parandalohen lindjet brenda grupit; dhe transferimi me dhune i fëmijëve të një grupi në grupin tjetër”.
Sprovimet e vështira dhe vuajtjet e popullit të Sanxhakut janë përshkallëzuar sidomos në periudhënnga 5 janari deri më 7 shkurt të vitit 1943 kur është kryer gjenocidi kryesisht kundër popullsisë së besimit islam të luginës së lumit Lim nga Bijello Polja deri në Foçë.Sipas dëshmive të dokumentuara, në këtë periudhë janë masakruan rreth 9200 sanxhaklinj.Popullsia e kësaj treve është persekutuar pa dallim gjuhe, përkatësie kombëtare (shqiptarë apo boshnjakë). Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore – luftë e cila për çetnikët kishte edhekarakter kryqëzate.Duhet përkujtuar se Pavle Gjurishiqi ishte komandanti çetnik i cili, ndër të tjera, udhëhoqi një ngaveprimet më brutale kundër popullit të Sanxhakut dhe Bosnjës lindore në fillim të viti 1943.Konsiderohet se Gjurishiqi ka qenë krimineli më i madh në Luftën e Dytë Botërore në Mal të Zi dhemë gjerë.
Historiografia shqiptare në dy dekadat e fundit ka bërë përpjekje të dukshme për zbardhjen engjarjeve dhe zhvillimeve politiko-ushtarake në trevat etnike shqiptare gjatë Luftës së DytëBotërore. Për këtë qëllim janë organizuar me dhjetëra simpoziume shkencore në Tiranë, Prishtinë,Shkup etj, në të cilat janë ofruar fakte dhe dëshmi të pakontestueshme për krimin dhe gjenocidinndaj popullsisë civile shqiptare nga ana e forcave të ndryshme pushtuese çetnike e komuniste serbe.Krimet çetniko-komuniste janë kryer në vijimësi, sa herë që u është dhënë mundësia, e që për fat tëkeq deri më sot kanë ngelur në errësirë.Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe mearmë nga ushtria italiane, shkatërruan 82 fshatra në Krahinën e Bihorit më 5-6 janar të vitit 1943.Pra, këto forca serbo-malazeze janë udhëhequr nga krimineli i njohur çetnik, Pavle Gjurishiq. Siç bëjnë me dije dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditëve janë vrarë, therur, masakruar mbi4.628 banorë shqiptarë, qindra të tjerë janë zënë rob (shumica gra e vajza të reja), kurse mbi 15.000 janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre për t’u vendosur në vende më të sigurta. Krahina e Bihoritishte zonë neutrale midis vijës së demarkacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila mbikëqyrej ngaautoritetet civile e ushtarake italiane.Bihori i Sanxhakut ishte lënë zonë e demarkacionit midis zonës së interesit gjerman (Serbisë së Nediqit), zonës italiane (Mbretërisë së Malit të Zi) dhe “Shqipërisë së Madhe” nën kurorënmbretërore të Italisë. Mirëpo, mbi këtë territor kishte vënë dorë Mali i Zi, me përkrahje të plotë ngaushtria fashiste italiane.Popullsia e zonës neutrale konsideronte se për gjendjen e krijuar dhe për masakrën në Bihor fajtorë janë autoritetet shqiptare, si dhe autoritetet ushtarake italiane të Malit të Zi. Sipas tyre zona neutrale,e cila nuk i takonte askujt, ishte mundësi e mire që serbo-malazezët të realizojnë qëllimin e tyre tëspastrimit etnik të kësaj treve. Qeveria shqiptare nuk kishte marrë masat e nevojshme për mbrojtjene saj. Popullata akuzoi qeverinë, sepse nuk ishte në gjendje as ta armatoste popullin që tëvetorganizohej në mbrojtjen e jetës së tyre, edhe pse një gjë e tillë iu ishte premtuar dhe se popullitnuk iu bë me dije që të vetorganizohen ashtu siç dinë dhe siç munden.Pasi që tashmë për masakrën e Bihorit ishte dëgjuar gjithandej, qeveria e Tiranës formoi njëkomision i cili do ta analizonte gjendjen e krijuar në këtë trevë dhe ta njoftonte qeverinë përmasakrën dhe pasojat e saj.Qeveria Libohova e Mbretërisë Shqiptare e dërgoi në Bihorin e martirizuar një komision shtetëror,në krye me zëvendësministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edheThoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri, dhe tre ushtarakë të lartë italianë, një numër i parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin, Emrush Miftrain, Bajram Gashin etj.Komisionin e shoqëroi një delegacion i Sanxhakut në krye me patriotin shqiptar Mulla Osmanin ePetnicës. Nga të dhënat që mblodhi komisioni, në këtë masakër të kryer nga serbo-malazezët e të mbështeturnga ushtria italiane dhe të vështruar nga afër prej ushtrisë antifashiste-komuniste të Titos pësuan: burra – 590 të vrarë: 185 të therë, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; fëmijë –701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë; të plagosur: burra – 359, gra – 275 dhe 251 gra të reja evajza të deportuara në kampet çetniko-drazhiste për t’i shfryer epshet shtazarake. Asnjë nuk shpëtoinga thika për të dëshmuar për këtë krim shtazarak. Ua humbën edhe varret. Pra, numri i viktimaveishte 4.628 veta (fëmijë, gra, burra). Në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, në fondin arkivor të vitit 1943 (janar-korrik) gjendet dosjanr. 5 me 57 fletë. Ekzistojnë edhe disa dokumente origjinale të dërguara kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë, Ekrem Bej Libohova, nga ana e komisioni të zgjedhur enkas për ta konstatuargjendjen faktike, të cilat në mënyrë të pakontestueshme dëshmojnë krimin dhe gjenocidin serbo-malazez mbi banorët shqiptar të kësaj zone. Në dokumentet në fjalë në mes të tjerash thuhet:
“Shkëlqesia e Juaj e din vehtë se ç’masa duhet marrë për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve – gadi10.000 shpirt – që janë tue vuejtun keqas, si edhe mbi çka duhet bamë qi ata mizorina mos të përsëriten dhe populli mund të shkojë në vend të vet. Edhe mbi atë pikë simbas porosisë së Juaj, ekemi dhënë mendimin tonë këshillues. Tue qenë të sigurt se Qeverija Mbretnore do t’a merrë parasysh këtë çështje me rëndësin e me ngutësin që meriton, mbeteni me shumë nderime. N’emër tëmuhaxhirëve të Bihorit”.
Në dokumentin e dytë flitet ”…. mbi ngjarjet e tmerrshme në zonën e Bihorit”. Katundet shqiptaretë Bihorit, ndër krahinat e Senicës e të Bjelopoles,,….. , janë ba lama e nji tragjedije të tmerrshmeqi ndodhi në ditët 5 e 6 Kallnuer 1943.… Banorët e atyne krahinave fatkeqe qi priteshin me padurim, por plot shpresë e besim, bashkimine tyne me Nanën Shqipni, sikurse e don e drejta dhe vullneti i atij populli qi ka vuejtun për kohë të gjatë…Çetnikët malazez e serb, katër a pesë mijë, dhe ndoshta ma shumë, nën komandën e Vojvodës PavleGjurishiq….. në pak kohë 82 katunde u prishën e u shfaruen. Banorët e tyne, të tmeruem, duelën nëmes të natës prej shtëpizave që të shpëtojnë prej zjarrit, të veshun e të shveshun. Por ranë në duerte çetnikëve t’egjër, të cilët i grinë me pushkë, me thika e me shpata. Nuk kuryen as pleq, as gra, as fëmijë të njomë. Kush shpëtoi prej dorës së çetnikëve, e gjet vdekjen në bjeshkë prej të ftohtit.
Më tutje, për gjendjen e vështirë thuhet: “Të gjithë gjinden mos ma keq. Të plagosunit e të sëmundit janë në rezik të madh. Sëmundje të rënda dhe të rrezikshme, edhe për popullsinë e vendit. Të gjithëkanë nevojë për ndihmë të shpejtë. I takon Qeverisë mbretërore t’i vendojë e t’i zbatojë me ngutësimasat që do t’i duken ma të përshtatshme. Masat e shpejta dhe ma të nevojshme munden me uradhitë në këtë mënyrë: a) Organizimi i ndihmës, zyrtare e kombëtare, për muhazhirët të mjeruemit: strehim, veshje dhe ushqim; b) Dërgim i shpejtë mjekësh dhe barnash për të sëmundit; c)Organizimi i rikthimit të muhazhirëve nëpër vendet e tyne, pasi të vendoset atje qetësija dhe sigurija; d) Përkrahje materiale që të mundin ata ta rifillojnë sa më parë punimin e tokës.” Duhet theksuar se zgjidhja e plotë e çashtjes qëndron vetëm në rivendosjen e banorëve nëpër shtëpijat e vet. Por këto u dogjën e u shkatruan, sikundër edhe e gjithë pasunija e tyne…..
Prandajduhet mendua dhe vendosun mënyrat se qysh këta njerëz mundin të rivendosen nëpër plangjet eveta e t’a rifillojnë jetën e parë. Duhet theksue gjithashtu se n’atë vend nuk ka aspak siguri…… Asht fakt se banorët shqiptarë qi kanë dashun të kthehen në shtëpi të vet, si dhe ata qi kanë shkue për t’i varrue të vramit e të therunit, janë pritë me pushka dhe disa prej tyne kanë mbetë të vramë.
Tue marrë parasysh se çka ndodhi në Bihor, si duket, vetëm fillimi i një prodroni kundër popullsis shqiptare, dhe ma për së shpejti ka me u ardhur siraja (radha – I.A.) krahinave të tjera, asht edomosdoshme dhe e ngutshme të mendohet dhe të zbatohen qysh tash masa të dobishme e të forta për t’a sigurue e për t’a shpëtue popullsin shqiptare të zonës neutrale. Shumë masa të përshtatshmemund të gjenden, por kryepari vijnë në mendje këto: a) Armatimi i popullsis shqiptare; b)Garantimi i kufinit të zonës neutrale me Malinezi nga ana e ushtris italiane të Malitzi; c)Organizimi i përshtatshëm i vullnetarëve shqiptarë të vendit; d) Vendosja në zonë ose aty pranë iautoriteteve eprore të Zonës.
Dokumenti i tretë bën fjalë për kërkesën drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Kryqit të Kuq
Diskutim rreth këtij postimi