Dardania Press
E shtunë, 10 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

JO VEÇ SPIUNËVE TË ANGAZHUAR NË NXITJEN E EKSTREMIZMIT ISLAMIK DHE TË EKSTREMIZMIT KUNDËRISLAMIK

Ekstremizmi kundërislamik po demonizon gjithçka islame, po demonizon islamin si fe, dhe po u jep argumente ekstremistëve islamikë për të thelluar angazhimet e tyre që në thelb janë edhe kundërislamike!

22 Tetor, 2023
in Vështrime
24 0
0
JO VEÇ SPIUNËVE TË ANGAZHUAR NË NXITJEN E EKSTREMIZMIT ISLAMIK DHE TË EKSTREMIZMIT KUNDËRISLAMIK
28
SHARES
346
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Ekstremizmi fetar islamik është një fenomen botëror! Lufta kundër ekstremizmit islamik që në shumë raste shpërfaqet si terrorizëm islamik, ishte lufta më e madhe në nivelin botëror para se të shpërthente covid 19 dhe lufta në Ukrainë! Mirëpo, në çdo rast dhe në çdo shtet perëndimor ku është shfaqur ekstremizmi dhe terrorizmi islamik, ka pasur reagim të shtetit, e nuk janë formuar grupe qytetarësh për të luftuar këtë fenomen! Veç në shoqëri fisesh, në shoqëri parapolitike, secila lagje ka grupin e vet që lufton kundër grupit tjetër!
Kosova është shtet me institucione edhe të inteligjencës, edhe të sigurisë, edhe politike! Është detyrë e tyre kushtetuese të luftojnë rreptësisht të gjitha format, mënyrat, tipet e cenimit të rendit kushtetues, pra edhe ekstremizmat e ndryshëm fetarë! AKI duher sistematikisht të merret me identifikimin e të gjithë cenuesve të rendit kushtetues në vend, e jo të marrë pare kot! Sigurisht, jo gjithçka, e në këtë rast jo gjithçka fetare, paraqet cenim të rendit kushtetues, dhe duhet dalluar shpërfaqjet normale fetare, nga ato jonormale, ekstremiste, terroriste e shkombëtarizuese!
Është e qartë se një nga investimet më të mëdha të agjenturave dhe shteteve kundërshqiptare, pra jo veç të Serbisë, është bërë në ekstremizëm fetar! Me këto investime në ekstremizëm fetar që po masivizohet nga korpusi i mediave agjenturore, agjentura dhe shtete kundërshqiptare po mundohen t’i bëjnë shqiptarët pjesë të terrorizmit islamik botëror!
Ndërkaq, ajo që nuk po thuhet është se këto agjentura dhe shtete kundërshqiptare tepër shumë kanë investuar dhe po investojnë në ekstremizmin kundërislamik, në mënyrë që të ekstremizohet shoqëria, të përçahet dhe të konfliktuohet përbrenda! Pra, nëse gjatë shekujve, shtetet kundërshqiptare janë munduar t’i përçajnë shqiptarët mbi bazën muslimanë/të krishterë, tash e sa kohë po mundohen t’i përçajnë brenda të njëjtës fe!
Ekstremizmi kundërislamik po demonizon gjithçka islame, po demonizon islamin si fe, dhe po u jep argumente ekstremistëve islamikë për të thelluar angazhimet e tyre që në thelb janë edhe kundërislamike! Të demonizosh një fe, sikurse të demonizosh një komb, sikurse të demonizosh një shoqëri, të demonizosh një grup shoqëror, të demonizosh një individ, do të thotë të nxisësh instinkte të vullnetshme dhe të pavullnetshme reagimi mbrojtës! Të demonizuarit në mënyrë instinltive fillimisht, e më pas edhe në mënyrë të organizuar aktivizojnë mekanizmat psiko-socialë mbrojtës, e pastaj edhe mekanizmat fizikë mbrojtës! Janë realizuar tri kryqëzata dhe kanë dështuar! Pas rastit “Charlie Hebdo” në Francë, u rrit interesimi i francezëve për “Kur’anin”! Pra, njerëzit e bënë vetë dallimin ndërmjet islamit si fe dhe ekstremizmit e terrorizmit islamik!
Dhe ekstremizmin kundërislamik, sikurse ekstremizmin islamik nuk po e ushtrojnë veç spiunët, por nën ndikimin edhe të korpusit medial agjenturor, dhe të internetit po e bëjnë edhe njerëz që nuk janë spiunë! Dhe këta të fundit po bien viktimë e angazhimeve sistematilke të të dy tipeve të ekstremizave! Një besimtar i devotshëm, që është dhe patriot i devotshëm, ndjehet i fyer nëse feja e tij luftohet, ashtu siç ndjehet i fyer edhe nëse kombi i tij luftohet! Një besimtar i devotshëm nuk mund të jetë kurrë një ekstremist fetar, por bëhet i tillë vetëm kur i cenohet devocioni dhe si reagim ndaj ekstremizmit kundërislamik! Po ashtu, edhe ekstremizmi kundërislamik është më i fuqishëm, kur ka shpërfaqje më të madhe të ekstremizmit islamik! Dhe raportet ndërmjet këtyre dy ekstremizmave nuk ka si të jenë ndryshe, pos si raporte lufte! E qëllimi i agjenturave dhe shteteve kundërshqiptare është pikërisht krijimi i raporteve lufte brendafetare, ndërfetare e brendashqiptare!
Ndërkaq, është e qartë se shtetet dhe shoqëritë perëndimore, ku jetojnë shumë shqiptarë, kanë adoptuar një qasje më të hapur ndaj lirive fetare, dhe çdo ditë ndodh që pjesëtarë të shoqërive të ndryshme të pranojnë islamin si fe, dhe të krijojnë familje me prindër të feve të ndryshme! Madje, ka nga pjesëtarë të atyre shoqërive që pos që kanë pranuar islamin, janë bërë edhe pjesë të grupeve ekstremiste dhe terroriste! Mirëpo, shtetet perëndimore kanë adoptuar multikulturalizmin, përkatësisht bashkëjetesën e kulturave të ndryshme, e jo luftën kundërislamike!
Ndonëse me vështirësi, edhe te ne po konsiderohet normale pranimi i një feje tjetër, në rastin konkret krishterimin! Ka shumë shqiptarë të besimit islam që e kanë pranuar krishterimin, dhe në nivel të një pranimi vullnetar jopolitik, joekstremist, unë e kam mbështetur qysh gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluar! Procesi i riungjillëzimit është proces i pranimit të krishterimit mbi bazë vullnetare, pa imponim dhe pa konotacione pezhorative! Ekstremizmi kundërislamik po e dëmton këtë proces, dhe po polarizon shoqërinë tonë!
Tags: Rexhep Kastrati

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
BEL02 - 20010709 - BATAJNICA, SERBI, JUGOSLLAVI: Gazetarët fotografojnë një varr masiv në Batajnicë pranë Beogradit të hënën, më 9 korrik 2001. Në fund të një shtegu të dheut të mbuluar me bimësi që gjarpëron përmes një baze të policisë speciale në periferi të Beogradit, një gropë e hapur shënon vendin ku agjentët e ish-regjimit të Slobodan Millosheviqit fshehën trupat e rreth 36 shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dy vjet më parë. EPA PHOTO EPA/SASA STANKOVIC/AS-ms

Batajnica: 26 vite nga Masakra e Mejës, 23 vite nga heshtja mbi varrezën masive dhe 2 pyetjet që djegin ende

10 Maj, 2025
Prof. Dr. Avni Presheva: FILOZOFIA E SHKENCËS – SHKENCA E FILOZOFISË (Recension)

Prof. Dr. Avni Presheva: FILOZOFIA E SHKENCËS – SHKENCA E FILOZOFISË (Recension)

10 Maj, 2025
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In